AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Arsyetimi i KPA që detyron Komisonin për të vetuar ish-gjyqtarin Besnik Maho

Kolegji i gjeti argumentet e Komisionit për mospranimin e kërkesës së ish-gjyqtarit të Pogradecit, Besnik Maho për t’ju nënshtruar vetingut si ish-magjistrat, të paqarta, të pasakta dhe në interpretim të gabuar të dispozitave kushtetuese e ligjore.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:41 | 29/08/2024
në Analiza, KPA
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Seacë dëgjimore në KPA – foto arkive | BIRN/Nensi Bogdani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 15 nëntor 2023 përfundimin pa vendim përfundimtar të çështjes në lidhje me kërkesën e ish-gjyqtarit të Pogradecit Besnik Maho për t’iu nënshtruar vetingut. Sipas KPK, Maho nuk i kishte kryer tre vjet punë si gjyqtar, që u konsiderua prej shkallës së parë të vetingut të magjistratëve, si afat i nevojshëm për t’u bërë pjesë e procesit të rivlerësimit.

Kjo vendimarrje u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i cili vërejti se Maho ka shprehur vullnetin për t’iu nënshtruar vetingut si ish-gjyqtar dhe se ka dorëzuar kërkesat për tre kriteret. Ashtu, si në ankim, edhe gjatë parashtrimeve, Ballhysa konstatoi se Maho e plotëson kushtim për t’u konsideruar subjekt rivlerësimi nga radhët e ish-gjyqtarëve, pasi rezulton se ka punuar me atributet e gjyqtarit nga shtatori 2004-ës, deri në maj të 2008-ës, kur është larguar nga detyra.

Të njëjtën gjë kërkoi dhe Maho në ankimin e tij të ushtruar kundër vendimarrjes së Komisonit, duke kërkuar që të kryhej procesi i rivlerësimit kalimtar të tij.

Kërkesat e ankuesve u gjetën të drejta, duke i dhënë mundësinë Mahos të përballet me vetingun, që nëse e kalon me sukses mund ta rikthejë në sistemin e drejtësisë.

Arsyetimi për statusin e magjistratit

Në vendimin e KPA evidentohet se Maho ka kryer studimet dhe është diplomuar në Shkollën e Magjistraturës në vitet 2002-2005. Me dekretin e Presidentit të Republikës, të datës 17 shtator 2004 ai është emëruar gjyqtar dhe është caktuar të kryejë stazhin profesional në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Me dekret të një viti më vonë, është caktuar gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Në datën 13 qershor 2007, ai ka paraqitur pranë ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë kërkesën për t’u dorëhequr nga funksioni i gjyqtarit dhe miratimin e kërkesës për t’u angazhuar në strukturat e Ministrisë së Drejtësisë. Dorëheqja është pranuar gjashtë ditë më vonë. Ndërkohë, që është shkarkuar nga detyra e marrë në strukturat e Ministrisë së Drejtësisë, në maj të vitit 2008.

Pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016, Maho ka kërkuar t’i nënshtrohet procesit të rivlerësimit për të tri kriteret e rivlerësimit, në cilësinë e ish-gjyqtarit. Komisioni konkludoi se ai nuk i plotësonte kriteret për t’iu nënshtruar procesit të rivlerësimit si ish-gjyqtar, pasi nuk e kishte ushtruar këtë funksion për tre vjet, ashtu si përcakton kushtetuta.

Sipas KPK, llogaritja e afatit të ushtrimit të detyrës të Mahos fillon nga data 3 tetor 2005 kur është emëruar gjyqtar në Pogradec, pasi e kishte përfunduar stazhin profesional. Komisioni ka konkluduar se ai ka punuar si gjyqtar për një periudhë prej 1 viti, 8 muaj dhe 16 ditësh.

Për periudhën e stazhit, KPK ka vlerësuar se Maho gëzonte statusin si ‘kandidat për magjistrat’ dhe jo si ‘magjistrat’, status që sipas shkallës së parë të vetingut, kërkuesi e kishte fituar vetëm pasi kishte përfunduar stazhin dhe ishte caktuar në detyrë në Pogradec.

Lidhur me përcaktimet ligjore për rastet ku gjyqtarët mund të shërbenin deri në tre vjet në Ministrinë e Drejtësisë dhe ktheheshin sërish në detyrën e tyre, KPK ka vlerësuar se ky shërbim njihej si periudhë vjetërsie në profesion për efekt të pagës dhe të karrierës profesionale.

KPK ka marrë në konsideratë faktet se Maho nuk e ka pasur emrin në listat e përcjella nga ish-KLD dhe se Komisioni i Përkohshëm për Vlerësimin Etik dhe Profesional i Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ, ka konfirmuar se ai nuk e ka statusin e magjistratit. Po ashtu, Komisioni ka vlerësuar se Maho nuk e ka pasur statusin e magjistratit në vitin 2016, për arsye se pas shkarkimit të tij nga detyra, nuk ka paraqitur kërkesë pranë ish-KLD-së për t’u rikthyer në vendin e mëparshëm të punës si gjyqtar, duke e humbur statusin e magjistratit për shkak të ligjit. Sipas KPK, edhe nëse do të konsiderohej punësimi tij në Ministrisë e Drejtësisë, përsëri nuk plotësohej afati 3-vjeçar në pozicionin e gjyqtarit.

Kolegji sjell në vëmendje se dispozitat kushtetuese dhe ligjore përcaktojnë kthimin në sistem të ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve, duke iu nënshtruar procesit të rivlerësimit. Sipas dispozitave kushtetuese dhe ligjore, që një ish-gjyqtar të rikthehet në sistemin e drejtësisë duke iu nënshtruar procesit të rivlerësimit, ai duhet të jetë diplomuar në Shkollën e Magjistraturës dhe të ketë ushtruar funksionin si magjistrat të paktën për tre vjet, ose të ketë ushtruar funksionin e magjistratit për 9 vjet, në 20 vitet e fundit.

Sipas KPA, në këtë rast provohet se Maho ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistratutës dhe se ai përfshihet në kategorinë e ish-gjyqtarëve që duhet të plotësojnë dhe kushtin e ushtrimit të funksionit si magjistrat të paktën për tre vjet, që të mund t’i nënshtrohen vetingut.

Lidhur me llogaritjen e periudhës së ushtrimit të detyrës si gjyqtar, trupi gjykues i KPA vëren se diskutimi bëhet nëse stazhi profesional dhe ushtrimi i detyrës pranë Ministrisë së Drejtësisë do të konsiderohen si periudha të ushtrimit të funksionit si magjistrat.

Duke iu referuar ligjit për “Shkollën e Magjistraturës”, në kohën kur subjekti kryente stazhin profesinal, KPA konstaton se përcaktohej se, “gjatë periudhës së stazhit profesional kandidatët gëzojnë të drejta dhe kanë detyrime njëlloj si magjistratët”. Bazuar në këtë parashikim ligjor, vlerësohet se kandidatët për magjistratë kishin të njëjtat detyrime si magjistratët që ishin në detyrë.

Ndërkohë, nga aktet që ka paraqitur Maho, ka rezultuar se gjatë periudhës së stazhit profesional prej gati një viti në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ai ka gjykuar si gjyqtar 83 çështje civile, ka dhënë 25 urdhra ekzekutimi, ka gjykuar 23 çështje penale, si dhe ka dhënë 19 vendime për masa sigurimi – të dhëna këto që sipas Kolegjit, tregojnë për një ngarkesë pune të konsiderueshme si gjyqtar.

Po ashtu, trupi gjykues vëren se në dekreti i presidentit i shtatorit 2004, titullohet “dekret për emërim gjyqtari” dhe sipas përmbajtjes Maho është emëruar gjyqtar dhe është caktuar të kryejë stazhin profesional. “Me këtë akt, sipas nenit 20/a të ligjit nr. 8436/1998, kandidati për magjistrat konsiderohej i emëruar si gjyqtar dhe dekreti i mëvonshëm i Presidentit, pas përfundimit të stazhit, vetëm përcaktonte gjykatën në të cilën ai do të vazhdonte ushtrimin e detyrës si gjyqtar”, citohet në vendim.

Tjetër argument që sjell në vëmendje Kolegji, është dhe fakti se KLGJ-ja, vlerësimin dhe verifikimin e përvojës profesionale të magjistratëve, si dhe në llogaritjen e vjetërsisë në ushtrimin e funksionit të magjistratit, e fillon nga data e nisjes së stazhit profesional në vitin e tretë të Shkollës së Magjistraturës, duke e përfshirë dhe këtë periudhë në përvojën e punës dhe vjetërsinë si gjyqtar.

Nga një verifikim i disa procesverbaleve të mbledhjeve të ish-KLD-së, trupi gjykues konstaton se edhe ky organ ka përdorur të njëjtin vlerësim për përfshirjen e stazhit profesional si vjetërsi në ushtrimin e detyrës së gjyqtarit. Në përfundim, KPA e çmon të pabazuar qëndrimin e Komisionit.

Kolegji ka shqyrtuar dhe pretedimet e Komisionerit Publik dhe ankuesit Maho, lidhur me konsiderimin e periudhës kur ka qenë drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, AKKP, që KPK nuk e ka njohur si vjetërsi e profesionit të gjyqtarit. Trupi gjykues konstaton se arsyetimi i Komisionit për këtë konkluzion është i paqartë, i pasaktë dhe në interpretim të gabuar të dispozitës kushtetuese dhe ligjore.

Sipas KPA, Komisioni e ka lidhur përjashtimin e kësaj periudhe me faktin se Besnik Maho, në momentin e hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016, nuk ka qenë i emëruar dhe nuk ka ruajtur statusin e gjyqtarit.

Trupi gjykues fillimisht vëren se ankuesi Besnik Maho ka paraqitur kërkesë, duke shprehur vullnetin për t’iu nënshtruar procesit të rivlerësimit si ish-gjyqtar dhe jo si një gjyqtar që ka pasur statusin e magjistratit, në momentin e hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese të miratuara në vitin 2016, ashtu si është përpjekur ta trajtojë KPK.

KPA, në ndryshim nga sa ka konkluduar Komisioni, arrin në përfundimin se, sipas kuadrit ligjor të zbatueshëm të kohës me ndryshimet përkatëse të interpretuar në mënyrë sistematike dhe harmonike, periudha që Maho ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së, duhet të konsiderohet si periudhë ushtrimi funksioni dhe vjetërsie në punë si gjyqtar.

“Pavarësisht se ankuesi pas shkarkimit nga detyra si drejtor AKKP-së nuk ka bërë kërkesë brenda afateve ligjore për t’u kthyer në sistem, mosveprim që ka rezultuar me humbjen e statusit si gjyqtar, ky fakt nuk e ka cenuar vlefshmërinë e periudhës së ushtrimit të detyrës si funksionar i Ministrisë së Drejtësisë, për efekt të vjetërsisë në profesion, e cila konsiderohet e njëjtë me atë të ushtrimit të funksionit të gjyqtarit”, arsyeton Kolegji.

Në përfundim, KPA vlerëson se përllogaritja e vjetërsisë në detyrë si gjyqtar për Mahon, duhet të fillojë nga shtatori 2004 kur ka filluar stazhin dhe deri në maj të 2008-ës, kur është larguar nga pozicioni në strukturat e Ministrisë së Drejtësisë, që rezulton një periudhë rreth 3 vjet e 8 muaj.

Bazuar në këto vlerësime, u vendos nga Kolegji prishja e vendimit të Komisionit dhe urdhërimi këtij të fundit për kryerjen e vetingut të Mahos.

 

Etiketa: Besnik MahoFlorian BallhysaGjykata e Rrethit PogradecGjyqtareKolegji i Posaçëm i ApelimitStatusi i magjistratit
I mëparshmi

Kuvendi nis procedurën parlamentare për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj

Tjetri

Enigma e kanionit të Holtës

Tjetri
Enigma e kanionit të Holtës

Enigma e kanionit të Holtës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.