AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

KPA: Periand Teta dëshmoi qartë vullnetin e tij për t’iu nënshtruar vetingut

Megjithëse Kolegji ka gjetur të drejtë shkakun e ngritur nga Komisionerja Publike, Irena Nino e cila pretendoi se pezullimi nga detyra i ish-këshilltarit ligjor në Gjykatën e Lartë nuk ia hiqte këtë status, ai e rrëzoi si të pabazë kërkimin tjetër të saj për ndalimin e rikthimit në sistemin e drejtësisë, duke çmuar se subjekti kishte dëshmuar në mënyrë të qartë vullnetin e tij për t’iu nënshtruar procesit të vetingut dhe vendosi në përfundim urdhërimin e Komisionit për vijimin e procesit të rivlerësimit kalimtar.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Analiza, KPA, Veting
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Periand Teta në KPA | Foto: Edmond Hoxhaj

Periand Teta ka ushtruar funksionin e ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë, prej shkurtit 2014 deri në korrik të 2017-ës, kur është liruar nga detyra me urdhër të ish-kryetarit të atëhershëm. Urdhri lirimit ka ardhur pasi Teta ka kërkuar të dijë për vijueshmërinë e punës së tij, në kushtet që gjyqtares pranë të cilës punonte si këshilltar, i kishte përfunduar mandati në qershor të vitit 2016.

KPK ka konstatuar se Teta ka dhënë pëlqimin në mënyrë të heshtur për ndërprerjen e kontratës së tij të punës si ndihmës ligjor, pasi nuk e ka ankimuar atë në gjykatë. Megjithatë Teta ka parashtruar kërkesën për t’iu nënshtruar procesit të rivlerësimit vullnetarisht si ish-këshilltar, pasi plotësonte kriterin trevjeçar të punësimit që i jepte statusin si ndihmës ligjor.

Pas fillimit të hetimit administrativ për Tetën, Komisioni i ka kërkuar Gjykatës së Lartë informacion për pagesat e tij, prej nga ka rezultuar se periudha efektive e punësimit kur është trajtuar me rrogë, rezultonte nga data 3 shkurt 2014, deri më 18 korrik 2016. Me argumentin se nuk provohej që Teta të kishte punuar si ndihmës ligjor për tre vjet, Komisioni çmoi se ai nuk bën pjesë në kategorinë e subjekteve të rivlerësimit ex officio dhe as nuk mund të trajtohet si ish-këshilltar ligjor, duke arritur në konkluzionin se ai nuk ishte objekt i ligjit të vetingut dhe e përmbylli procesit pa vendim përfundimtar.

Komisionerja Publike, Irena Nino e ankimoi si të pabazuar vendimmarrjen e Komisionit, duke e konsideruar arsyetimin e fakteve dhe rrethanave ligjore jo të qartë dhe të pamjaftueshëm për shmangien e zbatimit të nenit G të aneksit të Kushtetutës, ku përcaktohet se në rastet e dorëheqjeve të subjekteve të rivlerësimit, vendoset dhe sanksioni që u ndalon rikthimin në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Teta paraqiti apel kundërshtues në KPA, kundër ankimit të Komisioneres Publike. Ai kërkoi mospranimin e ankimit duke pretenduar se argumentet e ngritura janë hipotetike, në kontradiktë të hapur me logjikën arsyetuese dhe në mungesë të mirëfilltë të fakteve e provave. Në përfundim të procesit në Kolegj, Teta kërkoi lënien në fuqi të vendimmarrjes së Komisionit, ose urdhërimin e vijimit të hetimit administrativ ndaj tij.

Arsyetimi Kolegjit

Kolegji vëren se Komisioni nuk e konsideroi Tetën si subjekt rivlerësimi kalimtar ex officio, pikësëpari për arsye se në momentin e hyrjes në fuqi të kuadrit ligjor për vetingun e magjistratëve, ai ishte i pezulluar nga ushtrimi i detyrës. KPK vlerësoi se pezullimi nga detyra ka pasur efekt që në korrik të vitit 2016, që ka passjellë ndikim të kohëzgjatjen e funksionit. Për këtë arsye, KPK çmoi se Teta nuk mund t’i nënshtrohej vetingut as si ish-këshilltar ligjor, pasi nuk plotësonte kriterin e tri viteve të përvojës në funksion.

Komisionerja Nino e kundërshtoi këtë arsyetim duke sjellë në vëmendje që edhe vetë Komisioni e konsideroi Tetën si subjekt rivlerësimi deri në rezultatet e hetimit. Nino vlerësoi se arsyetimi i Komisionit se Teta nuk gëzon statusin e subjektit të rivlerësimit, pasi ka qenë i pezulluar nga detyra dhe nuk ushtronte detyrën në mënyrë efektive, nuk është i bazuar. Ajo nënvizoi se pezullimi nuk ka asnjë efekt mbi momentin që e gjeti subjektin në detyrën e ndihmësit ligjor.

Ky pretendim i Ninos gjendet i bazuar nga KPA. Sipas trupit gjykues të Kolegjit, pezullimi nga detyra nuk ka asnjë efekt domethënës në kontekstin e statusit të subjektit të rivlerësimit.

Kolegji evidenton se Teta ka qenë punësuar në Gjykatën e Lartë, si ndihmës ligjor pranë një ish-gjyqtareje, gjatë periudhës 3 shkurt 2014 deri më 25 korrik 2017. Nga data 18 korrik 2016 ai ka qenë i pezulluar dhe nuk ka përfituar paga, për shkak të pezullimit të gjyqtares me të cilën punonte, pasi ajo ishte proceduar penalisht. Ndërkohë, në kontratën e punës së Tetës, është parashikuar se përfundimi i marrëdhënies së punës lidhej me mandatin e gjyqtares në fjalë.

Në vijim, KPA konstaton se ndryshimet kushtetuese që parashikuan kuadrin e rivlerësimit kalimtar, hynë në fuqi në datën 11 gusht 2016, kohë kur Teta ishte ende këshilltar ligjor pranë Gjykatës së Lartë, ndonëse jo efektivisht në detyrë.

Pasi gjyqtarja me të cilën Teta punonte, u dënua me vendim penal të formës së prerë, më 19 korrik 2017, ai ka kërkuar informacion me shkrim nga Gjykata e Lartë për marrëdhënien e tij të punës. Në përgjigje, kryetari i Gjykatës së Lartë, ka nxjerrë urdhër një javë më vonë, duke urdhëruar përfundimin e kontratës së punësimit të Tetës dhe lirimin e tij nga detyra, në mënyrë të menjëhershme. Në vijim të këtij urdhri, Teta i ka dërguar ILDKPKI-së, kërkesën për t’iu nënshtruar procesit të rivlerësimit kalimtar, me vullnetin e tij. Sipas akteve, subjekti e ka dërguar të njëjtën kërkesë edhe në organet e tjera ndihmëse.

Bazuar në këto rrethana e fakte, Kolegji e vlerëson të gabuar analizën e Komisionit që i ka dhënë efekt shues marrëdhënies së punës për shkak të urdhrit të pezullimit. Duke ju referuar Kodit të Punës dhe dispozitave kushtetuese që përcaktojnë rivlerësimin ex-officio të këshilltarëve ligjorë të Gjykatës së Lartë, Kolegji vlerëson se pezullimi apo mosushtrimi i detyrës në mënyrë efektive, nuk duhet të ishte argumentuar se ka passjellë përfundimin e marrëdhënies së punës për Tetën. “Për pasojë, ky pezullim nuk ka passjellë as humbjen e statusit të subjektit të rivlerësimit, nën dritën e nenit 179/b, pika 4 e Kushtetutës dhe nenit 165, pika 1 e ligjit nr. 96/2016, për çka duhej t’i nënshtrohej procesit të rivlerësimit kalimtar”, shprehet KPA dhe sjell në vëmendje se subjekti vijonte të figuronte në listën e punonjësve të institucionit dhe pas pezullimit.

Sipas Kolegjit, në aktet e administruara pasqyrohet qartë që lirimi nga detyra në Gjykatën e Lartë është bërë më datë 25 korrik 2017, dhe jo në momentin e pezullimit. Po ashtu, ka rezultuar se Teta nuk ka krijuar marrëdhënie të re punësimi gjatë periudhës së pezullimit.

Nga ana tjetër, vlerësohet se urdhri për pezullimin nga detyra, nuk mund të kishte për qëllim të përfundonte marrëdhënien e punës, pasi ishte i kushtëzuar nga rezultati i procedimit penal në ngarkim të gjyqtares me të cilën punonte Teta. Edhe urdhri i dytë për lirimin nga detyra, konsiderohet si rrjedhojë e dënimit të gjyqtares.

“Në një interpretim në të kundërt, nëse përfundimi i marrëdhënies së punës, sikurse ka vlerësuar Komisioni, kishte ndodhur së bashku me pezullimin, urdhri i lirimit nga detyra do të ishte i panevojshëm”, argumenton Kolegji.

Në vijim të këtij arsyetimi, gjendet i gabuar dhe konkluzioni tjetër i Komisionit, se subjekti nuk plotësonte as kushtet për t’u konsideruar ish-këshilltar, duke mos plotësuar kriterin e përvojës trevjeçare.

“Në kushtet që marrëdhënia e punësimit është zgjidhur në korrik 2017, ndërkohë që ishte lidhur përreth 3,5 vjet më parë, në shkurt 2014, Komisioni duhet ta kishte analizuar kërkesën e tij për t’iu nënshtruar rivlerësimit kalimtar edhe në këtë këndvështrim, në funksion të qëllimit për të cilin është krijuar procesi i rivlerësimit”, vlerëson Kolegji dhe vëren se pas përfundimit të marrëdhënies së punës në Gjykatën e Lartë, Teta ka shprehur vullnetin pëe t’iu nënshtruar procesit të vetingut.

Në përfundim të këtyre konstatimeve dhe vlerësimeve, trupi gjykues i Kolegjit konkludon se subjekti i rivlerësimit nuk e kishte humbur statusin e këshilltarit ligjor në momentin e hyrjes në fuqi të kuadrit ligjor që normoi sistemin e rivlerësimit, me argumentin se pezullimi nga ushtrimi i detyrës nuk përbën zgjidhje të marrëdhënies së punësimit e as ka efekt mbi fitimin e këtij statusi.

Megjithëse ky shkak i Ninos është gjetur i drejtë, Kolegji ka gjetur të pabazuar kërkimin tjetër të saj, se procesi vetingut ndaj Tetës duhet të ndërpritet dhe të aplikohet neni G i Aneksit të Kushtetutës që i ndalon emërimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, me argumentin se me veprimet e tij, ai ka dhënë pëlqim të heshtur për mbarimin e statusit si këshilltar ligjor.

Teta nga ana e tij ka pretenduar se vendimi i Komisionit është i drejtë, pasi marrëdhënia e punës me Gjykatën e Lartë ka përfunduar për shkaqe të ligjshme, e të pavarura prej tij. Ai ka vërejtur se nuk ka dorëheqje apo veprim që dikton përfundimin e marrëdhënies së punës. Subjekti po ashtu thekson se nuk ekziston lidhje shkakësore mes veprimeve të ndërmarra prej tij kundrejt përfundimit të marrëdhënies së punës, për shkak të së cilës ai i nënshtrohet procesit të rivlerësimit.

Në analizw të akteve dhe pretendimeve të paraqitura, Kolegji vlerëson se është i pabazuar qëndrimi i Komisioneres Publiek se subjekti me veprimet e tij ka dhënë dorëheqjen.

“[…]Nga të gjithë aktet në fashikull, subjekti i rivlerësimit dëshmoi në mënyrë të qartë vullnetin e tij të shprehur për t’iu nënshtruar procesit të rivlerësimit edhe si ish-këshilltar ligjor. Në këto kushte, zbatimi i ndalimit nga neni G i Aneksit të Kushtetutës do të ishte i pabazuar sikurse edhe disproporcional”, vlerëson Kolegji dhe sjell në vëmendje ndër të tjera dhe faktin se Teta, edhe gjatë procesit të zhvilluar në shkallën e dytë të vetingut, rikonfirmoi vullnetin për t’iu nënshtruar procesit të rivlerësimit ashtu sikurse edhe nëpërmjet kërkimit përfundimtar.

Duke i gjetur bindëse shpjegimet e subjektit, Kolegji vendosi prishjen e vendimit të Komisionit dhe urdhërimin e kryerjes së procesit të rivlerësimit kalimtar për Periand Tetën në cilësinë e ish-këshilltarit ligjor.

Etiketa: ILDILDKPKIIrena NinoIsh-gjyqtarKëshilltar ligjorKPKPeriand Teta
Tjetri
Gjykata liron me kusht Fredi Beleri, i mbeteshin edhe 6 javë dënim

Gjykata liron me kusht Fredi Beleri, i mbeteshin edhe 6 javë dënim

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.