AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Prokurori Dashnor Nure pa shtëpi, KPK i heton adresat e banimit

Deklarimet kontradiktore të prokurorit Dashnor Nure për adresat e banimit, kanë shtyrë Komisionin të hetojë për krijimin e një banese nga vëllezërit dhe një apartamenti nga motra, në të cilat ai ka deklaruar se ka jetuar përreth dy dekada. Pamundësitë financiare të konstatuara ndër vite, prokurori Nure i konsideroi si virtuale dhe jo realitet.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
19:03 | 02/09/2024
në KPK, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori i Korçes, Dashnor Nure pas seancës në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Prokurori i Korçës, Dashnor Nure u përball të hënën më 2 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime të përmbledhura lidhur me adresat e banimit si dhe bilancet negative të konstatuara në vite.

Procesi i vetingut për Nuren po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Alma Faskajn. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar, ishte i pranishëm, Gerrit Sprenger.

Dashnor Nure e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 si prokuror në Prokurorinë e Kolonjës. Prej vitit 2007, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Korçë.

Prokurori Nure ka blerë një automjet në vitin 2004 për shumën 404 mijë lekë. Pine tha se nga hetimi i KPK ka rezultuar se shitësi e kishte blerë pak kohë më parë për 5300 euro. Nisur nga ky fakt, si dhe për arsye se në kontratën e shitblerjes nuk ishte evidentuar ndonjë defekt i mjetit, KPK ka konsideruar në analizë si çmimin 5300 euro me të cilin e kishte blerë shitësi, si dhe shpenzimet doganore, në vlerën totale rreth 900 mijë lekë.

Pine shpjegoi se në analizën financiare të KPK nuk janë konsideruar të ardhurat nga shitja e një mjeti të mëparshëm, pasi pretendimi ka mbetur deklarativ. Po ashtu, nuk është përfshirë një kredi që është disbursuar dy muaj pasi është blerë makina.

Sipas KPK, ka dyshime se subjekti ka kryer veprime për të fshehur çmimin real të makinës.

Nure ka deklaruar në vitin 2004 dhe një gjendje cash në shumën 900 mijë lekë, që së bashku me shpenzimet e kryera për blerjen e mjetit dhe ato jetike, kanë sjellë një bilanc negativ në shumën 302 mijë lekë.

Po ashtu, është konstatuar mospëpruthje në deklarimin e gjendjes cash, pasi në deklaratën veting është shënuar shuma 650 mijë lekë, megjithëse prej 2004-ës nuk është deklaruar asnjë ndryshim i vlerës 900 mijë lekë.

Sipas KPK, Nure nuk ka pasur mundësi të shlyejë një overdraft.

Nisur dhe nga fakti se subjekti nuk ka deklaruar zotërimin e ndonjë pasurie të paluajtshme, Komisioni ka hetuar për adresat e banimit.

Gjatë hetimit në Komision, ai ka deklaruar se për vitet 2000-2007 kur ka punuar në Eresekë, ka jetuar tek motra. Ndërdsa në ILDKPKI ka deklaruar se për këtë periudhë ka jetuar me qira dhe se nuk e njeh qiradhënësin.

Pine vërejti se ka mospëruthje në këto deklarime të subjektit.

Për periudhën në vijim, ai ka deklaruar se ka jetuar në shtëpinë e motrës dhe të vëllezërve në qytetin e Korçës.

Komisioni ka hetuar burimet e krijimit të banesës dy kate të vëllezërve në Korçë, nga ka rezultuar se e kanë blerë truallin në vitin 1998, ndërkohë që vetëdeklarimi i ndërtimit të objektit është kryer po prej tyre.

Nure ka deklaruar se vëllezërit e kanë ndërtuar banesën me të ardhurat nga emigracioni dhe nga familja bujqësore. Ai ka deklaruar se nuk mund të përcaktojë shpenzimet. Komisioni konstatoi pamundësi të vëllezërve në vlerën 6 milionë lekë, për ndërtimin e banesës.

Për apartamentin e motrës, subjekti ka shpjguar se të ardhurat janë krijuar prej familjes së saj nga puna në Greqi.

Komisioni konstaton se shpjegimet e subjektit lidhur me adresat e banimit janë kontradiktore, ndërkohë që nuk dihet shkaku përse janë deklaruar në këtë mënyrë.

Nga analiza financiare paraprake për periudhën 1993-2002 ka rezultuar bilanc negativ në vlerën 3.2 milionë lekë, ndërsa për vitet 2003-2016, pamundësi rreth 1 milion lekë.

Prokurori Dashnor Nure paraqiti shpjegime të përmbledhura duke nënvizuar se u qëndronte atyre me shkrim. Ai deklaroi se mendonte se bilancet negative janë thjesht virtuale dhe jo realitet. Ai theksoi se padrejtësisht i ishte ngarkuar shtëpia e vëllezërve, megjithëse nuk kishte lidhje.

I pyetur nga vëzhguesi ndërkombëtar lidhur me vendbanimet e tij, subjekti shpjegoi se ishte ndarë nga trungu familjar prej vitit 1991. Ai tha se në Korçë ishte transferuar pasi ishte mbyllur Gjykata e Kolonjës. Nure argumentoi se nuk mund të kishte lidhje me banesat e familjarëve, pasi mund ta kishin transferuar në një tjetër rreth, ku familjarët nuk kishin prona të paluajtshme.

Sipas subjektit, prokurori deri në vitin 2018 kishte një pagë modeste, rreth 100 mijë lekë në muaj dhe ishte e pamundur për të krijuar pasuri të paluajtshme me ato të ardhura. Sipas tij, pas vitit 2018 paga thuajse është trefishuar dhe se me këto të ardhura mund të blihet shtëpi.

Në relatimin e kryer për figurën dhe profesionalizmin, u evidentuan gjetjet për tre çështje. Për një rast, subjektit i janë kërkuar shpjegime për klasifikimin e një vepre penale, ndërsa për një tjetër dosje është pyetur se si e ka marrë për hetim pa short dhe se si ka marrë pjesë në seancë gjyqësore në të njëjtën ditë që është dhënë autorizimi. Lidhur me një denoncim nga publiku, u konstatua se duket se Nure nuk ka vepruar bazuar në Kodin e Porcedurës penale, ku parashikohet detyrimi për ndjekjen penale.

Në përfundim të seancës, prokurori Dashnor Nure kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 4 shtator, në orën 09:50.

Etiketa: Alma FaskajDashnor NureGerrit SprengerKomisioni i Pavarur i KualifikimitPamela QirkoProkuroreProkuroria e Rrethit KorçëXhensila Pine
I mëparshmi

Ornela Rrumbullaku jep shpjegime për bilancet negative në investimet e bashkëshortit

Tjetri

Skeda e pasurisë së deklaruar –Tonin Sterkaj – Gjykata e Shkodrës

Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Tonin Sterkaj – Gjykata e Shkodrës

Skeda e pasurisë së deklaruar –Tonin Sterkaj – Gjykata e Shkodrës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.