AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Prokurorja Oltiana Gjoni jep shpjegime për pasuritë i ish-bashkëshortit

Komisioni konstatoi pamundësi financiare të ish-bashkëshortit të prokurores së Durrësit, Oltiana Gjoni, të cilat ajo i kundërshtoi duke argumentuar se pasuritë e ish-partnerit ishin krijuar para martesës dhe se nuk duhet të konsiderohen në analizën financiare.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në KPK, Lajme, Veting
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja Oltiana Gjoni Çifliku pas seancës në KPK. Foto | BIRN

Prokurorja e Durrësit, Oltiana Gjoni Çifliku u përball të martën më 3 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për gjetjet lidhur me pasuritë e ish-bashkëshortit, si dhe për disa denoncime nga publiku.

Procesi i vetingut për prokuroren Gjoni po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Suela Zhegu. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Marie Tuma.

Oltiana Gjoni përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe pas një periudhe stazhi në Prokurorinë e Tiranës, u emërua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Prej vitit 2015, ajo e ushtron funksionin e prokurores pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Relatorja Bungo vërejti në fillim të seancës se prokurorja Gjoni ka shpjeguar se ka jetuar me të fejuarin gjatë periudhës 2011-2015, me të cilin është martuar në 2015-ën. Ndërkohë, janë ndarë faktikisht në vitin 2017 dhe me vendim gjyqësor në 2018-ën. Gjoni ka deklaruar për Komisionin, se nuk ka kërkuar asnjë pjesë nga pasuria e bashkëshortit, pasi janë krijuar para martese.

Bungo konstatoi se nuk janë gjetur probleme në blerjen e një automjeti nga subjekti në vitin 2014 për çmimin 2200 euro; në një llogari ku ish-bashkëshorti depoziton pensionin ushqimor të fëmijës; si dhe për një llogari dy emërore në emër të saj dhe të ish-bashkëshortit.

Në vijim, Bungo renditi një sërë gjetjesh për pasuritë e ish-bashkëshortit të subjektit. Sipas KPK, ish-bashkëshorti ka rezultuar në pamundësi për blerjen e një sipërfaqe toke në Shkallnur të Durrësit në vitin 2014, për vlerën 7 milionë lekë. Kjo pasuri, rezulton të jetë vendosur si barrë hipotekore. Ndërkohë, nga hetimi ka rezultuar se është blerë nga ish-vjehrri subjektit në vitin 2006. Megjithëse ka rezultuar se ish-bashkëshorti dhe babai i tij kanë pasur veprimtari dhe qarkullim financiar në vlera të konsiderueshme në aktivitetet e tyre, nuk rezulton të jetë shpërndarë dividend dhe për rrjedhojë ëhstë konstatuar pamundësi për kryerjen e lkëtij investimi.

Komisioni ka verifikuar dhe një banesë me tre kate. Pagesat për shlyerjen e çmimit të kësaj pasurie rezulton të jenë kryer para se subjekti të fillonte detyrën dhe para martese. Rezulton që prokurorja Gjoni të mos ketë pjesë takuese në këtë pasuri. Megjithatë, KPK i ka kërkuar Gjonit të shpjegojë se përse ish-bashkëshorti nuk e ka shënuar këtë pasuri në deklaratën veting.

Në vijim, Bungo konstatoi se ish-bashkëshorti ka blerë tokë në Xhafzotaj të Durrësit në vitin 2013 për shumën 2.4 milionë lekë. Komisioni konstaton se pasuria është blerë para martesës. Sipas Bungos, dhe në këtë rast, megjithëse ish-bashkëshorti dhe familjarët e tij kanë pasur qarkullime të konsiderueshme të vlerave monetare, nuk është shpërndarë dividend dhe nuk janë konsideruar në analizë, prej nga ka rezultuar pamundësi.

Në këtë tokë, është ndërtuar në vitin 2000 një magazinë, për të cilën KPK vlerëson se subjekti nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi.

Komisioni konstaton se, ndryshe nga sa deklaruar ish-bashkëshorti i subjektit për shkëmbimin e një automjeti të llojit Reno me një Benz në vitin 2003, ka rezultuar se për këto mjete ka kontrata shitblerje. Për rrjedhojë, nga analiza financiare për Benz-in, ka rezultuar pamundësi financiare në shumën 500 mijë lekë.  Edhe për blerjen e automjetit të llojit Reno në 2011-ën, është konstatuar bilanc negativ në shumën 873 mijë lekë.

Ish-bashkëshorti subjektit ka deklaruar aksionet e tij në disa shoqëri. Sipas KPK, duket se ai nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme për investimet e kryera. Nga analiza financiare paraprake e përgjithshme, ka rezultuar pamundësi në vlerën 8.8 milionë lekë.

Prokurorja Gjoni falënderoi Komisionin për objektivitetin në hetimin administrativ të kryer ndaj saj. Ajo theksoi se martesa e saj faktike ka qenë vetëm dy vjet e gjysëm, ndërkohë që të gjitha barrat e provës kanë të bëjnë me pasuritë e ish-bashkëshortit. Subjekti këmbënguli se vërtetohej me prova se ato pasuri ishin të ish-bashkëshortit dhe familjarëve të tij.

Për pamundësinë në blerjen e tokës bujqësore, Gjoni tha se pagesa ishte kryer prej ish-vjehrrit në vitet 1996-1997, para fillimit të detyrës dhe para martesës. Sipas saj, edhe ish-bashkëshorti në atë kohë ka qenë 11 vjeç.

Lidhur me nënshkrimin e kredisë në vitin 2016, ajo shpjegoi se ishte ristrukturuar kredia dhe kishte firmosur në cilësinë e bashkëshortes. Ajo kërkoi që vlera e kësaj pasurie dhe shpenzimet e kryera të mos përfshihen në analizën financiare.

Lidhur me automjetet, subjekti shpjegoi se ish-bashkëshorti kishte bërë aksident me makinën e llojit Reno dhe për arsye besëtytnie kishte vendosur të mos e përdorte më. E kishte shkëmbyer me Benz-in në pronësi të një shtetasi të Kosovës, ndërsa kontrata e shitblerjes ishte kryer pasi figuronte ende ish-bashkëshorti si pronar i automjetit Reno. Ajo nënvizoi se dhe vetë blerësi deklaron se nuk ka paguar asnjë vlerë monetare për makinën.

Lidhur me konstatimin për pamundësinë në investimet e kryera në kapitalin themeltar të një shoqërie, Gjoni shpjegoi se ish-bashkëshorti nuk i ka dhënë shpjegime për veprimtaritë e tij tregtare dhe se ajo nuk e kishte bezdisur me pyetje. Sipas subjektit, ish-bashkëshorti nuk kishte bërë pagesë të kapitalit themeltar, por në cilësinë e administratorit kishte kryer disa operacione financiare të aktivitetit të shoqërisë.

Ajo shtoi se dhe ortaku ka deklaruar se ish-bashkëshorti nuk kishte kryer pagesë dhe se kjo kishte sjellë edhe konflikt mes tyre. Gjoni kërkoi të mos përfshihet në analizë vlera e kuotave, duke u mbajtur në vëmendje se janë krijuar para martese dhe se nuk ka pasur dijeni.

Subjekti theksoi se ish-bashkëshorti ka pasur pasuri vetjake, prej të cilave ajo nuk ka përfituar asgjë. Sipas saj, kur kanë qenë të martuar, ai nuk ka krijuar asnjë pasuri, madje dhe ka humbur. Aj nënvizoi se pasuria e saj e vetme është një automjet për të cilin provohen burimet e ligjshme dhe këmbënguli se e kalon testin për pasurinë.

Komisioni nuk evidentoi probleme domethënëse në kriterin e figurës dhe të profesionalizimit, megjithatë, subjekti dha shpjegime të detajuara për disa denoncime.

Në përfundim, prokurorja Oltiana Gjoni Çifliku kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 4 shtator, në orën 15:45.

Etiketa: Genta Tafa BungoKomisionin e Pavarur të KualifikimitKPKMarie TumaOltiana GjoniOltiana Gjoni ÇiflikuProkuroia e DurrësitProkuroreProkuroria e ShkodrësRoland IliaSuela ZheguXhafzotaj
Tjetri
Madhështia dhe rënia amerikane

Ç’do të nënkuptonte një fitore e Trump për ekonominë amerikane

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.