AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“U bë me porosi”, PD kërkon hetim parlamentar për ligjin e Gardës së Republikës

Opozita kërkoi të enjten ngritjen e një komisioni etike për procedurat që çuan në ndryshimin e ligjit dhe hapën rrugën e përzgjedhjes së kreut të ri të Gardës, për të cilin pretendon se gara është paracaktuar.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gazment Bardhi duke folur në Kuvend | Foto: LSA

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi të enjten ngritjen e një komisioni etike për të hetuar procedurat parlamentare të ndryshimeve në ligjin “Për Gardën e Republikës”, pasi 6 muaj pas miratimit të tyre u zgjodh në krye të Gardës kandidati i paralajmëruar nga opozita.

“Do duhet të ngrini komision etike për të ditur kush e solli ligjin në Kuvend, kush i detyroi deputetët të votonin një emër që Rama e firmosi në shtator të 2024, në fakt e zgjodhi si investim i një oligarku që në shkurt 2024”, deklaroi Bardhi në seancë plenare.

Bardhi akuzoi se ky ishte rasti konkret i korrupsionit më të lartë, të miratimit të ligjeve me porosi, një mekanizëm që sipas tij mazhoranca e ka kthyer në normalitet.

Në muajin mars kur u propozuan ndryshimet, Gazment Bardhi akuzoi qeverinë se po ndryshonte ligjin “me porosi të biznesmenit Kastrati” për të vendosur në krye të saj kandidatin Ermal Onuzi. Gjashtë muaj më vonë, paralajmërimi u bë fakt, pasi kryeministri emëroi në këtë detyrë Onuzin, pasi një konkursi të hapur nga ministria e Brendshme.

Onuzit iu dha e drejta për të kandiduar për këtë detyrë të rëndësishme pas miratimit të këtyre ndryshimeve ligjore që parashikojnë lehtësim të kritereve për t’u bërë drejtues i Gardës.

Sipas Bardhit, kryeministri ka kryer një vepër penale në këtë rast. “Nuk ka akt më korruptiv që të detyroni deputetët për të votuar një ligj të porositur. Ky është korrupsion, është vepër e pastër penale”, tha ai në Kuvend.

I pyetur nga BIRN mbi akuzat e opozitës, Onuzi mohoi të kishte lidhje me biznesmenin Kastrati.

“Nuk kam asnjë lidhje me Shefqet Kastratin”, tha ai nëpërmjet një bisede telefonike.

Edhe grupi “Kastrati” dhe presidenti i tij, Shefqet Kastrati hodhën poshtë çdo aludim për lidhje familje apo ndërhyrje në procesin e emërimit të Onuzit në krye të Gardës së Republikës.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali nuk iu përgjigj kërkesës së Bardhit për komision etike dhe po ashtu nuk ktheu përgjigje për BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi.

Ndërsa iniciatori i ndryshimeve ligjore, deputeti Nasip Naço, pretendoi gjatë një bisede telefonike se akuzat nuk qëndronin dhe se ishte i hapur që parlamenti të hetonte rastin nëpërmjet në një komisioni etike.

“Unë e mora iniciativën pas situatës së krijuar me dorëheqjen e kreut të Gardës në shkurt, për të gjetur një zgjidhje të shpejtë”, i tha ai BIRN-it, duke pretenduar se nëse ligji vinte nga qeveria do të donte 6-7 muaj kohë për t’u miratuar.

“Kriteret i ndryshuam pasi me kriteret e vendosura në vitrin 2021 vetëm 1 ose 2 persona mund të kandidonin”- shtoi ai.

Por Naço nuk arriti dot t’i jepte një arsyetim faktit që personi i paralajmëruar nga opozita u zgjodh në krye të gardës.

“Unë nuk mund të di kush konkurron kur propozoj një nismë ligjore”, tha ai, duke shtuar me ironi se “ndoshta ka ndikuar gjithë ajo luftë që ka bërë Bardhi që ai të fitonte konkursin”.

Naço këmbënguli se ndryshimet sillnin shumë risi në ligj dhe nuk lidheshin vetëm me kriteret e zgjedhjes së drejtorit.

 

Etiketa: Elisa SpiropaliErmal OnuziGazment BardhiMinistria e BrendshmeNasip NaçoShefqet Kastrati
Tjetri
KPA njihet me pretendimet në çështjen e prokurores Zena Lila

KPA njihet me pretendimet në çështjen e prokurores Zena Lila

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.