AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KP

Problemet me kredinë e butë, Komisionerja Publike kërkon shkarkimin e gjyqtarit Juljan Haxhiu

Komisionerja Publike Irena Nino ankimoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin për konfirmin në detyrë të gjyqtarit Juljan Haxhiu dhe kërkon shkarkimin e tij për shkak të problemeve të pasurisë dhe përfitimit të një kredie të butë përmes veprimeve në dukje fiktive.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
2 years më parë
në KP, Lajme, Veting
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Julian Haxhiu pas vendimit të KPK. Foto | BIRN

Komisionerja Publike Irena Nino ankimoi të mërkurën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin për konfirmin në detyrë të gjyqtarit Juljan Haxhiu dhe kërkon shkarkimin e tij për shkak të problemeve të pasurisë dhe përfitimit të një kredie të butë përmes veprimeve në dukje fiktive.

Haxhiu u konfirmua me shumicë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 7 qershor 2024. Trupa e KPK që shqyrtoi dosjen e tij u nda në vlerësimin përfundimtar për mënyrën e përfitimit të një kredie me kushte lehtësuese. Kryesuesja Alma Faskaj dhe relatorja Pamela Qirko i gjetën bindëse shpjegimet e subjektit, ndërsa anëtarja Xhensila Pine në pakicë çmoi se Haxhiu gjendet në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia, për arsye të veprimeve fiktive të kryera për kredinë e butë.

Vendimi i KPK-së për të konfirmuar Haxhiun është gjetur i padrejtë edhe nga Komisionerja Publike Nino. Në ankimin për këtë çështje Nino kërkon shkarkimin e Haxhiut.  “Ndryshimin e vendimit nr. 773, datë 7.6.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Juljan Haxhiu”, thuhet në ankim.

Në argumentet e paraqitura Nino, njësoj si pakica në Komision vë në dukje se Haxhiu dukej që kishte përfituar kredinë e butë edhe pse nuk i përmbushte kushtet për përfitimin e saj.

“Transaksionet e sipërcituara të kryera nga subjekti, në vitin 2013, konfirmojnë jo vetëm faktin e posedimit të pandërprerë të kësaj pasurie nga ana e subjektit të rivlerësimit që nga viti 2007, por dhe fiktivitetin e veprimeve ligjore të kryera mes palëve, pasi ato rezultojnë se janë kryer vetëm për t’iu paraqitur bankës në funksion të përfitimit të kredisë me kushte lehtësuese”, thuhet në ankimin e Ninos.

Nino argumenton se veprimet e kryera nga subjekti i rivlerësimit, në funksion të përfitimit të kredisë me kushte lehtësuese, për qëllim përfitimin financiar, janë në kontradiktë me sjelljen që pritet nga një gjyqtar.

Po ashtu Komisionerja Publike gjen problematike mosdeklarimin e një sipërfaqeje toke nga ana e Haxhiut.

Juljan Haxhiu përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Mirditës. Ai u transferua në Gjykatën e Lezhës në vitin 2008 dhe prej 2011-ës e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës.

Etiketa: Alma FaskajAnkimApelimGjykata e LezhësGjykata e MirditësGjykata e TiranësIrena NinoJuljan HaxhiuKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPAKPKKredi e ButëPamela QirkoVetingXhensila Pine
Tjetri
Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me SPAK për dosjen “Partizani”

Berisha kërcënon gazetarët për raportimet mbi aktakuzën e SPAK ndaj tij

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.