AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon gjykimin e Jorgo Goros për tjetërsimin e tokave në Himarë

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro akuzohet se është pjesë e një skeme tjetërsimi pronash nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara. Pronat e dyshuara të tjetërsuara aktualisht janë në zotërim të bashkëshortit të deputetes socialiste Olta Xhaçka, i shpallur si investitor strategjik nga qeveria “Rama”.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryetari i Bashkise se Himares, Jorgo Goro. Foto: Facebook.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të dielën më 22 shtator se ka dërguar për gjykim, çështjen penale në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro i akuzuar për shpërdorim detyre në dy raste dhe fshehje e mosdeklarim të pasurisë.

Prej marsit të këtij viti Goro gjendet në burg pasi akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë në favor të privatëve, pasuri që aktualisht janë në zotërim të një shoqërie të Artan Gaçit, bashkëshortit të deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili ka fituar statusin e investitorit strategjik. Gjykata ndërkohë ka sekuestruar një apartament në pronësi të tij, ndërsa ai akuzohet edhe për tjetërsimin e një sipërfaqe në favor të Arqilea Bollanos, i cili e zëvendësoi si kryetar i komanduar i bashkisë Himarë pas arrestimit.

Të pandehurit e tjerë për shpërdorim detyre janë Jerasimo Bashi, ish-drejtor i Menaxhimit dhe Mbrojtes së Tokës në Bashkinë Himarë dhe dy zyrtarët e ZVRPP Vlorë, ish drejtori Bilbil Aliaj dhe juristi Vezir Gjikolaj. Stavri Mëhilli akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’’.

“[…]Nga hetimi rezultoi plotësisht e provuar se ish titullari i Bashkisë Himarë, i pandehuri Jorgo Goro, në bashkëpunim me Drejtorin e DMMT-së pranë kësaj Bashkie, të pandehurin Jerasimo Bashi, kanë dërguar pranë ZVRPP-së Vlorë për qëllime regjistrimi të pasurisë, shkresën Nr. 731 Prot., datë 18.03.2019, bashkëngjitur së cilës ndodhej dokumentacion i cili qartazi përmbante të dhëna të rreme, në një kohë që pranë kësaj Bashkie, ky dokumentacion ndodhej i mirëadministruar dhe me të dhëna autentike të pasurisë së ndarë me ligjin Nr. 7501, në favor të shtetasit F. M”, citohet në njoftim për episodin e parë të tjetërsimit.

Prokuroria shton, se megjithëse ka qenë fare e lehtë për ish zyrtarët e Bashkisë Himarë të konfirmonin ose jo vërtetësinë e AMTP-së dhe Formularit Nr. 6, të paraqitur nga i pandehuri Stavri Mëhilli, siç ligji e kërkon, ata kanë dërguar një kërkesë për regjistrim të pasurisë me përmbajtje të rreme, si dhe me dokumentacion bashkëngjitur të provuar të falsifikuar.

Për episodin e dytë sqarohet se është provuar fakti se të pandehurit, në bashkëpunim kanë konfirmuar një plan rilevimi me një vendndodhje gjeografike të pasurisë krejtësisht të ndryshme nga ajo që i korrespondon dokumentacionit pronësor. “Madje kësaj pasurie, të pandehurit i kanë dhënë një numër të ri (36/35) të pabazuar në asnjë të dhënë fakti dhe krejtësisht në kapërcim të kompetencave që u njeh ligji. Ky plan rilevimi i konfirmuar nga të bashkëpandehurit ka shërbyer për të gjithë procedurën e zhvillimit të pronës deri në  lëshimin e Lejes së Ndërtimit në emër të shoqërisë “AG.TÇ” sh.p.k.”, konstaton SPAK dhe për arsye se këto pasuri janë krijuar duke përdorur dokumenteve të falsifikuar, ia ka vendosur nën sekuestro.

Etiketa: Arqile BollanoArrestArtan GaçiBashkia HimarëbregdetBurgFalsifikimi i dokumentevehimarëJorgo GoroMASMasaOlta XhaçkaProkuroriarqile BollanoShperdorimi i detyresSigurimiSPAKTokat në bregdetVlorë
Tjetri
Të shpëtojmë planetin nga plastika

Të shpëtojmë planetin nga plastika

rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.