AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

Kolegji njihet me konkluzionet në çështjen e prokurorit Saimir Hysa

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u qëndroi shkaqeve të ankimit për profesionalizmin dhe pasurinë e prokurorit të Tiranës, Saimir Hysa dhe kërkoi shkarkimin e tij nga detyra, ndërsa subjekti i kundërshtoi gjetjet dhe tha se vendimi i konfirmimit të tij nuk mund të cënohet nga gjashtë letra kundër tij, duke kërkuar përfundimisht të lihet në detyrë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:46 | 23/09/2024
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori i Tiranës, Saimir Hysa pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 23 shtator me konkluzionet përfundimtare në çështjen për prokurorin e Tiranës, Saimir Hysa. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa theksoi se Hysa nuk arriti të kundërshtojë shkaqet e ankimit të ngritura në kriterin profesional, as pas dorëzimit të provave të reja dhe shpjegimeve të dhëna gjatë parashtrimeve.

Ballhysa kërkoi shkarkimin e tij, duke përfshirë edhe disa gjetje në kriterin pasuror. Por kjo kërkesë u kundërshtua si e pabazuar nga subjekti i rivlerësimit, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të KPK-së.

Hysa u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 10 gusht të vitit të kaluar. Dy çështje të Hysës u dërguan për vlerësim pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM rekomandoi apelimin e vendimarrjes së Komisionit, duke sugjeruar që disa prej gjetjeve në kriterin profesional dhe atë të pasurisë, të verifikoheshin nga KPA. Bazuar në këtë rekomandim, Komisioneri Ballhysa ushtroi ankim, duke kërkuar shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi.

Në fillim të seancës, Kolegji vërejti se të hënën kishte mbërritur një denoncim i ri ndaj subjektit të rivlerësimit. Hysa dhe Komisioneri pasi u njohën me denoncimin kërkuan vijimin e shqyrtimit gjyqësor, duke e konsideruar denoncimin pa peshë në këtë process.

Ballhysa parashtroi në konkluzionet përfundimtare sërish gjetjet për 6 çështje të hetuara prej Hysës në të cilat evidentoi shkelje të afateve, mangësi të hetimit, si dhe qëndrimet e subjektit për këto shkaqe ankimi. Sipas Komisionerit, Hysa nuk ka arritur të kundërshtojë shkaqet e ankimit lidhur me profesionalizmin. Ai kërkoi që Kolegji të vlerësojë dhe se si e ka përballuar subjekti ngarkesën e punës.

Mes çështjeve të trajtuara, u evidentuan edhe gjetjet lidhur me hetimin e kryer nga subjekti për një kallëzim lidhur me infektimin e një foshnjeje me virusin HIV në spital, si dhe për një prej dosjeve të ndara të çështjes së njohur si ÇEZ-DIA.

Lidhur me kallëzimin e kyer për infektimin e foshnjës me HIV, Ballhysa konstatoi se subjekti nuk ka mbledhur prova dhe nuk ka kryer hetime.

Në vijim Ballhysa evidentoi moskryerje të hetimeve për segmentin e çështjes së njohur si ÇEZ-DIA për rreth dy vjet e më pas pushimin për arsye të parashkrimit të veprës penale.

Prokurori Saimir Hysa I kundërshtoi shkaqet e Komisionerit për profesionalizmin. Ai vërejti se ishte kundër edhe me rekomandimin e ONM, megjithëse vëzhguesit nuk kishin kërkuar shkarkimin e tij, por vetëm vlerësimin nga Kolegji të disa gjetjeve.

Lidhur me një vendim mosfillimi të shfuqizuar nga Gjykata, Hysa këmbënguli se kjo gjetje nuk mund të përbënte shkak ankimi. Sipas tij, nuk kishte bërë asnjë shkelje pasi kallëzimi ishte i mangët e i paqartë dhe në përshkrimin e bërë nga kallëzuesi nuk kishte pasur të dhëna për kryerjen e ndonjë vepre penale. Subjekti solli në vëmendje jurispudencën e KPA, duke pretenduar se vetë Kolegji në një rast të ngjashëm ka vlerësuar se një çështje e tillë nuk mund të jetë objekt i rivlerësimit kalimtar.

Hysa e mbrojti ankimin e kryer prej tij ndaj vendimarrjes së gjykatës që i ka prishur vendimin e mosfillimit për kallëzimin e kryer nga dy prindërit e foshnjës së infektuar me virusin HIV. Gjykata ka urdhëruar kryerjen e hetimeve, por Hysa e ka ankimuar. Ai theksoi se ishte e drejta e tij ta ankimonte vendimin e gjykatës, ashtu si kishin pasur të drejtë kallëzuesit të ankimonin vendimarrjen e tij. Subjekti u shpreh se kishte vendosur mbi bindjen e brendshme dhe se nuk mund t’ia hiqte askush këtë të drejtë.

Për një pretendim të një denocuesi se nuk i është njoftuar vendimarrja, Hysa pretendoi se kjo gjë ishte e provuar, pasi pala kallëzuese kishte ushtruar ankim. Sipas subjektit, detyra e tij përfundonte në momentin që dorëzonte dosjen tek zëvendësdrejtuesi i prokurorisë.

Lidhur me hetimin e një pjese të çështjes ÇEZ-DIA, Hysa pranoi se çështja mund të ishte zgjidhur më shpejt, por sipas tij, ka qenë e hetuar nga kolegë të tij. Ai shtoi se kur I ishte kaluar dosja, ishte parashkruar vepra penale.

Për pretendimin e një denoncuesi se subjekti nuk kishte hetuar aksidentimin e nënës së tij nga një makinë, Hysa shpjegoi se kishte kryer gjithë veprimet e duhura. Ai pohoi se të gjithë personat që kishte pyetur lidhur me dijeninë e tyre mbi ngjarjen, nuk i mbështesnin pretendimet e kallëzuesit. Sipas Hysës, edhe vëllai i kallëzuesit kishte deklaruar se nëna ishte rrëzuar nga shkallët. Subjekti shtoi se denoncuesi jeton jashtë dhe ndoshta ka dashur të përfitojë të ardhura nga sigurimet.

Hysa këmbënguli se e kishte kryer si duhet detyrën e tij dhe se shkaqet për profesionalizmin nuk qëndronin. Ai vërejti se vendimarrjet e tij janë të ankimueshme dhe se ato nuk mund shyqrtohen nga gjykatat përkatëse dhe nga institucionet e vetingut.

Komisioneri Ballhysa tha se u qëndronte dhe shkaqeve të ngritura për dy apartamente, një në Kavaja e tjetri në Tiranë, si dhe për një automjet.

Sipas Komisionerit, mbeti e provuar se vlera 200 mijë lekë e deklaruar nga subjekti si kontribut për apartamentin në Kavajë, nuk përputhet me vlerën e pjesës takuese sipas dokumentacionit të pronës, që përllogaritet në masën 466 mijë lekë. Sipas Ballhysës, në këtë rast Hysa do të rezultonte në pamundësi financiare.

Për një apartament në Tiranë, Komisioneri vlerëson se subjekti nuk arriti të dokumentojë përfitimin faktik dhe as ligjshmërinë e të ardhurave të realizuara nga bashkëshortja në disa punësime.

Pë një automjet u konstatua se subjekti nuk ka deklaruar asnjëherë se një hua e marrë nga vëllai ka shërbyer për krijimin e kësaj pasurie. Për rrjedhojë Komisioneri vlerëson se as nuk u arrit të dokumentohet ku transaksion dhe nuk u provua e kundërta për pamundësinë në shumën 706 mijë lekë.

Ndërkohë, nuk është gjetur konflikt interesi në blerjen e apartamentit.

Duk iu referuar rekomandimit të ONM-së, Komisioneri i kërkoi Kolegjit që rrethanat e konstatuara në kriterin e pasurisë, të konsiderohen në vlerësimin tërësor të çështjes. Ballhysa kërkoi ndryshimin e vendimarrjes së KPK dhe shkarkimin nga detyra të prokurorit Hysa.

Subjekti i kundërshtoi edhe shkaqet për pasurinë. Ai theksoi se gjithmonë ka deklaruar se ka paguar 200 mijë lekë për apartamentin në Kavajë dhe shtoi se i ka pasur 466 mijë lekë, por ka thënë gjithmonë realitetin. Sipas subjektit, edhe nëse do të konsiderohej në analizë se kishte paguar 466 mijë lekë, aq sa ishte shënuar në kontratë, pamundësia do të rezultonte në shumën 90 mijë lekë, që nuk mund të përbëjë shkak shkarkimi. Hysa shtoi se ai dhe vëllai kanë pasur mundësi për blerjen e apartamentit në Kavajë.

Lidhur me moskonsiderimin e të ardhurave të bashkëshortes në analizën e apartamentit, Hysa vërejti se ato nuk janë përllogaritur as në analizën e KPK-së. Sipas subjektit, duke i hequr këto të ardhura, bilanci negativ rezulton në masën 109 mijë lekë, shumë që e cilësoi të vogël për të sjellë penalizim.

Në vijim ai këmbënguli se huaja e marrë nga vëllai që ka shërbyer për blerjen e mjetit është dokumentuar me kontratë huaje. Subjekti shtoi se vëllai kishte pasur mundësi për dhënien e huasë dhe se ai vetë e kishte shlyer.

Në përfundim, prokurori Hysa theksoi se ishte një nga personat më të hetuar nga ana e KPK prej nga kishte rezultuar se pasuria e tij është e provuar dhe figura është konfirmuar nga gjithë institucionet përkatëse.

Ai tha se se nuk mund të cënohej vendimi për shkak të gjashtë letrave të dërguara nga dikush që do ta shkarkojë. “Në 30 vjet punë janë vetëm 14 ankesa ku ankohen për vendimarrjet”, pohoi Hysa dhe kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë.

Kolegji u tërhoq për të marrë vendim, që do ta shpallë më datë 25 shtator, në orën 15:00.

 

Etiketa: Florian BallhysaKolegji i Posaçëm i ApelimitProkuroreProkuroria e Rrethit TiranëSaimir Hysa
I mëparshmi

KQZ përgatit draftin për regjistrimin e votuesve të diasporës

Tjetri

Shpërthimet gjatë nxjerrjes së gurit në Dimal dëmtojnë banesat e zonës

Tjetri
Pluhuri nga ‘Guri i Bardhë’ i merr frymën Dimalit

Shpërthimet gjatë nxjerrjes së gurit në Dimal dëmtojnë banesat e zonës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.