AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Zgjaten me 6 muaj afatet e paraburgimit për ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka prnauar kërkesën e SPAK për zgjatjen e paraburgimit ndaj Redi Mollës dhe Mariglen Qatos edhe për gjashtë muaj të tjerë, bazuar në dyshimet e ngritura për pastrim parash ndaj tyre.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:37 | 23/09/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-kreu i UKT-së, Redi Molla gjatë një inspektimi në vitin 2017.

Dyshimet e ngritura nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK se dy ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato janë përfshirë dhe në pastrimin e parave, ka bindur gjykatën për të zgjatur me gjashtë muaj të tjerë masat e sigurimit personal ndaj tyre, duke mbetur në paraburgim për një vit.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë njoftoi të hënën më 23 shtator se është pranuar kërkesa e SPAK për caktimin e afatit të ri të paraburgimit prej 12 muajsh ndaj ish-drejtorit të Ujësjellësit të Tiranës, Redi Molla dhe ndaj ish-drejtuesit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit,Mariglen Qato, i cili në momentin e arrestimit mbante pozicionin e administratorit të ndërmarrjes së bashkisë së kryeqytetit, Tirana DC. Afati i ri i paraburgimit fillon nga data 28 mars, duke u zgjatur kështu dhe me gjashtë muaj të tjerë në vijim.

SPAK i akuzon zyrtarët e Bashkisë së Tiranës se favorizuan në mënyrë të paligjshme një kompani të zotëruar “de facto” nga Molla dhe Qato, duke e ushqyer atë me tendera publikë. Kompania e tyre, 5D Konstruksion fitoi dhjetra tendera dhe qarkulloi rreth 20 milionë euro në gjashtë vjet.

Molla dhe Qato akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”; si dhe “Pastrimi i produkukteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryer në bashkëpunim. Të dy të akuzuarit i mohojnë akuzat.

Për këta dy të hetuar, afatet janë shtyrë bazuar në dyshimet e ngritura për pastrimin e parave.

Për Taulant Tushën, i proceduar në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, cili u ndalua më parë për aferën e incineratorit të Tiranës, është vendosur të zgjaten afatet e paraburgimit për një preriudhë tre mujore.

Ai dyshohet për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, dy herë.

Në muajin korrik, SPAK njoftoi se gjykata kishte pranuar kërkesën për vendosjen e sekuestros preventive të kompanisë 5D Konstruksion, të kompanisë Restur dhe asteve të saj, të 24% të aksioneve në kompaninë Mediterranean Investment Group sh.pk., e cila po ndërton një hotel me vlerë të deklaruar 15 milionë euro dhe që ka marrë statusin special nga ana e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

SPAK sqaroi atëherë se vendimi i sekuestros u mor pasi hetimet zbuluan se të ardhurat e kompanisë 5D Konstruksion përbëjnë produkt të veprave penale, si dhe për faktin se paratë e përfituara prej asaj shoqërie u nxorrën cash prej saj, për t’u përdorur nga pronarët e dyshuar Redi Molla dhe Mariglen Qato për blerjen e pronave të tjera.

 

 

Etiketa: 5D KonstruksionBashkia e TiranesGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarKorrupsioniMariglen QatoPastrimi i paraveRedi MollaSPAKTaulant Tusha
I mëparshmi

Ideja e Ramës për një “shtet bektashi” kritikohet si ‘narciziste dhe e rrezikshme’

Tjetri

‘Tollonat e drekës’ së policëve ushqejnë rrjetin e supermarketeve të Samir Manes

Tjetri
policia skene krime

‘Tollonat e drekës’ së policëve ushqejnë rrjetin e supermarketeve të Samir Manes

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.