AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Goditet banda italo-shqiptare dhe “banka” italo-kineze me qarkullim qindramilionë euro

Guardia di Finanza në Itali njoftoi të mërkurën një operacion të gjerë kundër dy organizatave kriminale dhe 61 të dyshuarve për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Grupi kriminal i përshkruar si një organizatë me bazë në Shqipëri dukej se realizonte të ardhura në nivelin e dhjetëramilionë eurove.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Autoritetet italiane njoftuan një operacion të përbashkët të disa shteteve, përfshirë Shqipërinë, kundër një bande kriminale “me bazë në Shqipëri” të angazhuar në trafikun ndërkombëtar të drogës si dhe një bande tjetër italo-kineze, e cila dukej se ofronte shërbimin e “bankës” për këtë grup kriminal.

Prokuroria e Breshias në Italinë e veriut drejtoi hetimin dhe operacionin për arrestimin e të dyshuarve, në të cilin u angazhuan gati 400 karabinierë. Operacioni u krye në bashkëpunim me Europil, Eurujust dhe institucione të tjera dhe urdhërarrestet u ekzekutuan në Itali, Shqipëri, Zvicër e Poloni përkundrejt 61 të dyshuarve. Prokurorët sekuestruan gjatë operacionit edhe 60 milionë euro para dhe asete si dhe 360 kilogramë drogë, e cila, nëse do të shitej në treg, do të krijonte për strukturën kriminale një xhiro të përgjithshme prej 30 milionë eurosh.

Edhe ky është një nga hetimet e lehtësuara nga përdorimi nga eksponentë të krimit, të aplikacionit Sky ECC, një aplikacion që premtonte komunikim të sigurt dhe të papërgjueshëm, por që u sekuestrua nga autoritetet në Francë dhe që deri tani ka mundësuar goditjen e shumë grupeve kriminale, në shumë vende, por veçanërisht në Shqipëri. Hetimet vijuan nga viti 2020 deri në vitin 2024.

“Aktiviteti hetimor u krye përmes të dhënave të siguduara nga SKY ECC të cilat u ballafaquan nga përgjimet telefonike, telematike e mjedisore të kryera paralelisht krahas aktiviteteve hetimore më tradicionale,” thuhet në njoftimin e Guardia di Finanza.

“Në veçanti, grupi kriminal, me bazë në Shqipëri dhe me strukturë të pranishme në territorin kombëtar, ka importuar në Evropë drogë nga Amerika Latine përmes përdorimit të rrugëve të transportit detar të mallrave për ta sjellë në Itali përmes Spanjës e Holandës,” vijon më tej njoftimi.

Organizata kishte pesë baza logjistike operative të identifikuara në zonën e Italisë së veriut, në të cilat dorëzohej droga dhe administroheshin paratë e siguruara nga shitja e saj ndërsa një strukturë kriminale paralele, e cila u përshkrua nga hetuesit si grup italo-kinez, merrej me shërbimet shërbimet financiare, përfshirë transferimin e kapitaleve të paligjshme jashtë vendit.

Hetuesit gjetën një sasi të stërmadhe faturash me vlerë totale prej 375 milionë eurosh të përdorura për të qarkulluar paranë që në të vërtetë vinte nga trafiku i drogës.

Kjo skemë, sipas hetuesve italianë, është novatore për krimin e organizuar pasi pakëson rreziqet e kapjes së parave cash nëpër pikat e kalimit kufitar si dhe duket sikur i kushton më pak përdoruesve.

Kapja nga autoritetet franceze të komunikimeve  të krimit përmes SKY ECC kanë mundësuar deri tani në Shqipëri operacionin Metamorfoza, atë të shtatë bandave apo hetimin e atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në Durrës. Në rastin më të freskët, SPAK goditi falë Sky ECC organizatën kriminale të njohur si Vëllezërit Çopja, të cilët, nga baza e tyre në Dubai, qarkulluan dhjetëramilionë euro në Shqipëri për të kryer investime apo për të paguar vrasës në një konflikt të përgjakshëm që patën me një grup kriminal rival.

Tjetri
Kolegji njihet me konkluzionet në çështjen e prokurorit Saimir Hysa

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Saimir Hysa

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.