AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Prokurori Neritan Hoxha u shkarkua për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë

Në vendimin e arsyetuar, Komisioni konkludon se prokurori i Elbasanit, Neritan Hoxha ka kryer deklarime të pasakta dhe të pamjaftueshme në kriterin e pasurisë, që së bashku me problemet profesionale u konkludua se ky magjistrat ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:23 | 25/09/2024
në Analiza, KPK
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Neritan Hoxha dhe avokatja e tij pas seances degjimore.

Prokurori i Elbasanit, Neritan Hoxha u shkarkua nga detyra më 18 korrik, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë, si dhe në vlerësimin tërësor së bashku me gjetjet në aspektin profesional, u çmua se subjekti ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia.

Procesi i vetingut për prokurorin Hoxha u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtar Roland Ilia.

Neritan Hoxha e filloi karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si prokuror në vitin 2004 pranë Prokurorisë së Elbasanit, ku dhe shërbeu për 20 vjet, deri në momentin e shkarkimit të tij.

Problemet për pasurinë

Subjekti është gjetur në pamundësi në shumën rreth 1.4 milionë lekë për blerjen e një banese në Selitë të Tiranës në vitin 1998, por pasi kjo pasuri është krijuar para fillimit të detyrës, Komisioni ka çmuar se balanca negative nuk mund të përbëjë shkak autonom për shkarkimin nga detyra. KPK ka vlerësuar që përfundimin e arritur për këtë pasuri ta konsiderojë në vlerësimin tërësor.

Ngjashëm ka vlerësuar KPK dhe për një automjet të llojit “Mercedes-Benz”, ku pamundësia financiare në shumën 115 mijë lekë nuk është gjetur shkarkuese, por është çmuar që gjetjet për këtë pasuri të konsiderohen në vlerësimin tërësor.

Në vijim, Komisioni konstaton se prokurori Hoxha ka kryer deklarim të rremë në deklaratën veting lidhur me çmimin e një sipërfaqe tokë bujqësore në fshatin Gjinar të Elbasanit, të blerë në bashkëpronësi me persona të tjerë në vitin 2013. Sipas KPK, veç bilancit negativ për krijimin e kësaj pasurie, subjekti ka kryer deklarim të rremë në lidhuje me çmimin dhe kohën e blerjes së saj, si dhe ka fshehur një pjesë të saj, duke mos deklaruar një sipërfaqe tokë varosh.

Nga hetimi administrativ ka rezultuar se prokurori Hoxha në vitin 2008 ka marrë një kredi në shumën 20 mijë euro, duke bllokuar si garanci financiare një depozitë të prindërve në shumën 22 mijë euro. KPK konstaton se babai i subjektit e ka çelur depozitën në vitin 2007, duke depozituar cash shumën 22 mijë e 530 euro. Nga analiza financiare ka rezultuar pamundësi e prindërve të subjektit për krijimin e kësaj pasurie.

Nisur nga bilanci negativ, koha e krijimit të depozitës që përkon m momentin e nënshkrimit të një kontrate sipërmarrje nga subjekti, qëllimi i përdorimit të saj për t’u vendosur si garanci për kredinë e marrë nga prokurori Hoxhavetëm një muaj më vonë, KPK konstaton përpjekje të tij për të përfshirë të ardhurat e çdo familjari të tij për krijimin e burimeve të ligjshme të pasurive që përdoren vetëm për interesa të tij.  Megjithatë, në përfundim Komisioni ka çmuar që gjetjet për depozitën ti konsiderojë në vlerësimin tërësor.

Ndërkohë, është konstatuar pamundësi financiare e bashkëjetueses së tij dhe personave të lidhur me të për blerjen e një apartamenti në Elbasan.

Në vijim KPK është ndalur në pasuritë e regjistruara në pronësi të prindërve të tij. “…E regjistruara, të paktën formalisht”, shprehet KPK.

Nisur nga fakti se prindërit kanë rezultuar në pamundësi financiare për krijimin e këtyre pasurive; përdorimi i tyre nga vetë subjekti; shpjegimet kontradiktore të këtij të fundit, që vlerësohen si përpjekje për të arritur një rezultat pozitiv në rivlerësimin e pasurisë, Komisioni vlerëson se prokurori Hoxha ka tentuar të fshehë ose të paraqesë në mënyrë të pasaktë këto pasuri, duke deklaruar të dhëna të pasakta ose duke mos i deklaruar fare. “…Me qëllim që procesi i kontrollit dhe verifikimit të pasurisë, i mbështetur në këto të dhëna, të prodhojë një rezultat në favor të subjektit të rivlerësimit”, konstaton KPK dhe shton se ka krijuar bindjen se janë pasuri në pronësi apo posedim të fshehur të subjektit.

Në përfundim Komisioni konkludon se prokurori Neritan Hoxha ka kryer deklarim të pasaktë të pasurive dhe burimeve të ligjshme të tyre në deklaratën veting dhe se ka mungesë burimesh financiare të ligjshme për krijimin e tyre. Po ashtu, konkludohet se ai ka kryer deklarim të rremë dhe se është përpjekur të fshehë ose të paraqesë në mënyrë të pasaktë pasuritë në pronësi, posedim ose në përdorim të tij.

Këto gjetje kanë krijuar bindjen e anëtarëve të trupës së KPK se Hoxha ka kryer deklarime të pamjaftueshme për kriterin e pasurisë, që përbëjnë shkak për shkarkimin e tij nga detyra.

Cënimi i besimit

KPK nuk i ka kaluar subjektit barrë prove në kriterin e pastëtisë së figurës. Lidhur me profesionalizmin, konstatohet se Hoxha në disa procedime nuk ka kryer të gjitha veprimet hetimore, që tregojnë mungesë të aftësive profesionale. Komisioni, në lidhje me hetimin e procedimeve për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, në disa raste ka interpretuar gabim ligjin dhe gjithashtu vendimet e marra prej tij nuk janë arsyetuar plotësisht. “…Hetimi i rasteve që kanë të bëjnë me humbjen e jetës ose dëmtimin e rëndë të punonjësit nuk është i plotë, pasi nuk rezultojnë përpjekje serioze nga prokurori për të zbuluar se çfarë ka ndodhur”, vëren KPK dhe shton se, konstatohet se prej subjektit është mbërritur në përfundime të nxituara në disa raste në mungesë dhe të akteve të ekspertimit teknik.

Sipas Komisionit, këto rrethana tregojnë mungesën e aftësisë së prokurorit në aspektin e njohurive ligjore dhe arsyetimit ligjor. Trupa e Komisionit vlerëson se një shpërfillje e tillë dhe neglizhim ndaj humbjes së jetëve njerëzore nuk përputhet me rolin e prokurorit.

Për këto arsye, vlerësohet se subjekti i rivlerësimit përbën një model pune aq të dobët, saqë rrezikon ose shkel të drejtat e qytetarëve.

Megjithëse shkeljet e konstatuara në kriterin e aftësive profesionale nuk janë gjetur të mjaftueshme për penalizim, ato janë konsideruar në vlerësimin tërësor të procedurave.

“Duke vlerësuar në tërësi kriterin e pasurisë dhe atë profesional për subjektin e rivlerësimit…, rezultojnë disa rrethana, të cilat, të analizuara së bashku e të para në harmoni me njëra-tjetrën, tregojnë për një sjellje të subjektit të rivlerësimit në raport me detyrën, e cila do të ishte e papranueshme për të pasur besimin e publikut te sistemi i drejtësisë dhe te roli i subjektit, si një funksionar i denjë i këtij sistemi”, arsyeton KPK dhe rendit argumentet për këtë përfundim.

Sipas Komisionit, subjekti ka dhënë deklarime kontradiktore lidhur me kohën e njohjes me bashkëjetuesen e tij, duke u shprehur se e kanë konsoliduar lidhjen në vitin 2009, ndërkohë që rezulton të kenë udhëtuar së bashku prej dhjetorit të vitit 2007. Gjatë hetimit, Hoxha ka depozituar deklartata noteriale që çmohet se nuk përputhen me vetë deklarimet e tij, por as me dokumentacionin e administruar nga Komisioni.

Po ashtu, në vlerësimit tërësor evidentohen deklarime kontradiktore në lidhje me të ardhurat dhe pasuritë e prindërve; si dhe mungesa e burimeve të ligjshme, për të cilat është çmuar se nuk mund të përbëjnë shkak më vete për shkarkimin.

Pjesë e vlerësimit tërësor janë bërë edhe pasuritë e regjistruara në pronësi të prindërve, për të cilat u konstatua se subjekti ka tentuar t’i fshehë ose t’i paraqesë në mënyrë të pasaktë, duke deklaruar të dhëna të pasakta ose duke mos i deklaruar fare ato – me qëllim që procesi i kontrollit e verifikimit të pasurisë, i mbështetur në këto të dhëna, të prodhojë një rezultat në favor të tij.

Gjetjet për profesionalizimin, mgjithëse nuk u gjetën shkarkuese, u vlerësua se nuk mund të korrigjohen përmes programit njëvje,car të Magjistraturës. Për rrjedhojë, edhe këto probleme janë përfshirë në vlerësimin tërësor.

Të gjitha këto rrethana, çmohen se janë të mjaftueshme për të konkluduar se prokurori Neritan Hoxha ka cënuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.

 

Etiketa: Genta Tafa BungoKomisioni i Pavarur i KualifikimitNeritan HoxhaProkuroreProkuroria e Rrethit ElbasanRoland IliaSuela Zhegu
I mëparshmi

Shashka pa kripë

Tjetri

Goditet banda italo-shqiptare dhe “banka” italo-kineze me qarkullim qindramilionë euro

Tjetri
Goditet banda italo-shqiptare dhe “banka” italo-kineze me qarkullim qindramilionë euro

Goditet banda italo-shqiptare dhe “banka” italo-kineze me qarkullim qindramilionë euro

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.