AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Këshilltari ligjor Ervin Xhihani jep shpjegime për pasurinë e prindërve

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i kërkoi ndihmësit ligjor pranë Gjykatës së Apelit Ervin Xhihani shpjegime mbi pasurinë e prindërve dhe një denoncim. Xhihani pranoi gjetjet e KPK, por argumentoi se pasuria e prindërve ishte vënë para fillimit të detyrës prej tij.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
2 years më parë
në KPK, Lajme, Veting
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndihmësi ligjor pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Ervin Xhihani në KPK. Foto | BIRN

Ndihmësi ligjor pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Ervin Xhihani pranoi të hënën para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit se ai nuk kishte prova për të rrëzuar barrën e provës mbi pamundësitë financiare të prindërve në krijimin e kursimeve në bankë dhe ndërtimin e një shtëpie, por tha se këto nuk duhej ta penalizonin.

“Parimisht jam dakord me gjetjet në shtyllën e pasurisë. Nuk mund t’i rrëzoj”, tha Xhihani në një mbrojtje emocionale. Ai tha se pasuria e prindërve ishte vendosur para se ai të fillonte detyrën dhe banesa e ndërtuar në Pogradec dhe legalizuar nga e ëma ishte bërë gjatë kohës që ai ishte student.

Seanca dëgjimore për Xhihanin  ishte shtyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, më 12 shtator pas marrjes së dy denoncimeve dhe rifilloi të hënën pasi trupa e përbërë nga komisionerët Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Suela Zhegu relatore kishte hetuar edhe mbi këtë çështje.

Gjatë seancës u bë me dije se denoncimet kishin të bënin me akuzat se Xhihani, një avokat i njohur i tij dhe një prokurore me të cilën ai kishte lidhje ishin përfshirë në zbutjen e akuzave për vrasje. KPK që vuri në dukje se nuk kishte gjetur probleme të figurës së ndihmësit ligjor, i kërkoi atij shpjegime pasi tha se kishte provuar se Xhihani dhe avokati kishin udhëtuar sëbashku. KPK po ashtu gjeti se prokurorja, e cila është nëna e dy fëmijëve të Xhihanit, kishte udhëtuar me ndihmësin ligjor me makinën e avokatit.

Por Xhihani mohoi se kjo lidhje kishte ndikuar në çështjen në hetim. Ai tha se avokati nuk përfaqësonte të dyshuarin për vrasje dhe se marrëdhënia e tyre ishte korrekte. Xhihani po ashtu u pyet gjerë e gjatë në KPK edhe për marrëdhëniet me nënën e fëmijëve. Të dy rezulton se deklaronin një lidhje, por jo bashkëjetesë dhe as martesë. I pyetur nga vëzhguesi i ONM-së Ferdinando Buatier, Xhihani tha se përveç dhuratave dhe drekave apo darkave nuk kontribuonte financiarisht për fëmijët. Ai tha se ata jetonin ndarë për shkak të rrethanave sociale dhe për shkak të një problemi shëndetësor të njërit prej fëmijëve, për të cilin kujdesej gjyshja nga mamaja.

Sa i përket pasurisë Zhegu vuri në dukje se aktiviteti tregtar i prindërve, mbi të cilën ishte ndërtuar një shtëpi, ishte blerë një makinë dhe krijuar një depozitë prej 8.9 milion lekësh, nuk kishte paguar detyrime fiskale. Relatorja tha se prindërit e subjektit gjendeshin në pamundësi financiare për të krijuar këto shuma, se deklarimi nuk kishte qenë i plotë dhe i saktë. Ajo po ashtu vuri në dukje se aktiviteti tregtar ishte mbyllur dhe hapur herë pas here, ndërsa në të gjitha rastet nuk u gjetën të dhëna për pagesën e tatimeve.

Xhihani shmangu detajet në mbrojtjen e tij. Ai pranoi relatimin dhe faktet dhe tha se nuk mund ta rrëzonte barrën e provës. Por ai tha se dokumentimi i të ardhurave nuk bëhej dot për shkak të djegies së arkivave në vitin 1997 dhe këmbënguli se depozita kishte për burim vite të tëra të punës së prindërve dhe se ishte krijuar kur ai ishte vetëm 10 vjeç.

I pyetur nga KPK për mungesë të dokumentacionit në vitet pas 97’, Xhihani sërish këmbënguli se pasuria ishte krijuar më herët dhe se prindërit kishin bërë qarkullimin e këtyre parave. Ai pranoi pasaktësi në deklarime, por tha se kjo vinte ngaqë nuk kishte deklaruar më herët.

Xhihani ka punuar më parë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë, ndërsa aktualisht e ushtron detyrën pranë Gjykatës së Apelit të Juridiskionit të Përgjithshëm në Tiranë.

Xhihani kërkoi konfirmim në detyrë. Seanca për njoftimi e vendimit u vendos më 2 tetor në orën 9:45.

Etiketa: Brunilda BekteshiErvin XhihaniFerdinando BuatierGjykatën Administrative të Shkallës së Parë KorçëGjykatës së Apelit të Juridiskionit të Përgjithshëm në TiranëOlsi KomiciSuela Zhegu
Tjetri
Pas ‘një paqeje’ të shkurtër, Kuvendi rikthehet në arenë tensioni

Pas ‘një paqeje’ të shkurtër, Kuvendi rikthehet në arenë tensioni

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.