AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Institucionet zhvatëse sjellin varfëri, njihni fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2024

Tre ekonomistë u shpallën të hënën fitues të Çmimit Nobel në Ekonomi për këtë vit në njohje të meritave të tyre në studimin e rolit të qeverisjes dhe shtetit të së drejtës në zhvillimin ekonomik të kombeve. Shkrimet e tyre për Project Syndicate gjenden të përkthyera në shqip nga Reporter.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Tre ekonomistë, dy nga Instituti i Teknologjisë së Masaçusetsit dhe një nga Universiteti i Çikagos, u shpallën fitues të Çmimit Nobel në ekonomi të hënën me argumentin se puna e tyre kërkimore “na ka ndihmuar ne të kuptojmë pse disa vende janë të pasura dhe disa, të varfra,” bëri të ditur Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave, e cila shpërndan çmimet e financuara nga Banka Qendrore e Suedisë në përkujtim të Alfred Nobelit.

Daron Acemoglu, Simon Johnson and James Robinson, fituan çmimin pasi juria gjykoi se ata “kanë demonstruar rëndësinë e institucioneve shoqërore për mirëqenien e një vendi, Shoqëritë me standarde të ulëta të shtetit të së drejtës apo shtetit të sundimit të ligjit si dhe me institucione që zhvasin popullsinë, nuk gjenerojnë rritje ekonomike apo ndryshim për më mirë. Kërkimi i laureatëve na ndihmon ne të kuptojmë pse,” shkruhet në njoftim e shpalljes.

Kur evropianët kolonizuan pjesë të mëdha të botës, institucionet në vendet e kolonizuara ndyrshuan. Kjo në disa raste ndodhi në mënyrë dramatike por nuk ndodhi gjithkund njësoj. Në disa vende qëllimi ishte që të shfrytëzohej popullsia vendëse dhe të nxirreshin burimet e vendit për përfitim të kolonizatorëve. Në disa vende të tjera, kolonizuesit krijuan sisteme ekonomike dhe politike gjtihëpërfshirëse në përfitim afatgjata të migrantëve evropianë që u vendosën në vendet e kolonizuara.

Laureatët kanë demonstruar se një shpjegim për dallimet në mirëqenie mes vendeve qëndron te institucionet shoqërore të cilat u krijuan gjatyë kolonizimit. Në vendet ku u krijuan institucione gjithëpërfshirëse dhe që ishin të varfra kur ato u kolonizuan, me kalimin e kohës kjo rezultoi në popullsi zakonisht më me mirëqenie. Kjo është një arsye e rëndësishme se pse vendet që para kolonizimit ishin të pasura janë sot të varfra dhe anasjelltas.

Disa vende janë aktualisht në kurthin e institucioneve zhvatëse të cilar prodhojnë rritje ekonomike të ulët. Vendosja në këto vende të institucioneve gjithëpërfshirëse mund të krijojë përfitime afatgjata për të gjtihë, por institucionet zhvatëse ofrojnë përfitime afatshkurtra për njerëzit që kanë pushtetin. Për sa kohë sistemi politik garanton që institucionet të jenë zhvatëse, askush nuk beson te premtimet për reforma ekonomike. Për rrjedhojë, kjo është arsyeja se pse çfarëdolloj reforme të ndërmerret, ajo dështon.

Gjithsesi, kjo paaftësi për të bërë premtime të besueshme për ndryshim për mirë mund të shpjegojë se pse në disa raste ndodh demokracizimi. Kur ka një kërcënim për revolucion, njerëzit në pushtet përballen me një dilemë. Ata mund të pëlqejnë të mbeten në pushtet dhe të përpiqen të mbajnë popujt nën kontroll përmes premtimit të reformave ekonomike, por ka gjasa që popujt nuk  do t’i besojnë. Rrjedhimisht, në instancë finale, e vetmja zgjidhje mund të jetë themelimi i demokracisë dhe transferimi i pushtetit.

“Pakësimi i dallimeve në të ardhrua mes vendeve është një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë. Laureatët kanë demonstruar rëndësinë e institucioneve shoqërore për të arritur këtë,” deklaroi Jakob Svensson, kryetari i Komitetit për Çmimin në Shkencat Ekonomike.

Etiketa: Ekonomia
Tjetri

Ish-kryebashkiaku Eduart Kapri nën akuzë për ndërtimin e një pallati në Pogradec

shqiperia 1

A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

07:42 | 27/06/2026
photo 2026 06 16 21 37 32

Vajzat e ‘Revolucionit të Flamingove”

07:30 | 27/06/2026
726405743 1631178685678229 5500860989969852755 n

Punësimet partiake në sektorin publik po minojnë demokracinë në Shqipëri

13:11 | 26/06/2026
Destinacioni Dubai: Kriminelët shqiptarë gjejnë strehë të sigurt në Emiratet e Bashkuara Arabe

Plaurent Dervishaj dënohet me burgim të përjetshëm

11:54 | 26/06/2026
protestues ne kryeministri

Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën

08:29 | 26/06/2026
tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast food’ informativ

Tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast-food’ informativ

08:17 | 26/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.