AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pastrimi i parave, bashkëpunëtorët e Rezart Taçit dëshmojnë në gjykatë

Katër të punësuar ose bashkëpunëtorë të ish-biznesmenit kontrovers të naftës, Rezart Taçi dëshmuan në gjykatë mbi kontaktet me Zummon dhe Petruzellën dhe dyshimet për pastrim parash.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:37 | 14/10/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rezart Taçi duke dalë nga një seancë të Gjykatës së Lartë | Foto arkive nga : LSA

Katër dëshmitarë të thirrur nga Prokuroria e Posaçme u pyetën të hënën më 14 tetor në funksion të çështjes penale në ngarkim të ish-biznesmenit kontrovers të naftës, Rezart Taçi, i cili akuzohet për pastrim parash. Nga përgjigjet e dëshmitarëve në seancë, u mësua se ata ishin të punësuar dhe miq të Taçit, ndërkohë që u evidentua edhe roli i bashkëshortes së tij në ndihmën e dhënë dy shtetasve italianë, të cilët më vonë tentuan të pastronin rreth 18 milionë euro në Shqipëri.

Rezart Taçi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në nëntor të vitit 2021, pasi u akuzua se ishte përfshirë në një operacion financiar për fshehjen e mbi 18 milionë eurove nga konfiskimi në Itali dhe pastrimin e tyre në Shqipëri. Prokuroria e Palermos arrestoi gjithashtu kontabilistin Fabio Petruzzella, vëllai i një magjistrati palermitan që jeton dhe punon në Milano. Sipas SPAK, skema financiare është drejtuar nga Zummo dhe Petruzella, në bashkëpunim me një shtetas zviceran me origjinë italiane dhe ish-bosin shqiptar të naftës, Rezart Taçi, duke tentuar që vlerat monetare t’i transferonin drejt Hong-Kongut pasi të kishin mundësuar pastrimin e tyre në Shqipëri, nëpërmjet një kompanie hidrokarburesh.

Më 25 prill 2023, Gjykata e Posaçme deklaroi fajtorë dhe dënoi dy të besuarit e Rezart Taçit në këtë veprimtari kriminale, Artur Ballën dhe Bledar Lilon, vendimmarrje që u la në fuqi nga Apeli në muajin tetor të vitit të kaluar.

I pari që iu përgjigje pyetjeve të prokurorit Klodian Braho dhe avokates së Taçit, Ilenja Mëhilli ishte noteri Ermal Hamzaj. Ai deklaroi se e njihte shumë mirë Taçin dhe bashkëshorten e tij, Najada Taçi, duke sqaruar se kjo e fundit e kishte ndimuar që të gjente punë në ish-ARMO.

Sipas Hamzajt, bashkëshortja e Rezart Taçit  i kishte kërkuar që të lëshonte një prokurorë të posaçme për llogari të sipërmarrësit 90 vjeçar italian, Francesco Zummo. Ky i fundit është hetuar më parë nga magjistrati Giovanni Falcone si i dyshuar për favorizimin e organizatës mafioze “Cosa Nostra”.

Hamzaj shtoi se pagesat për udhëtimin dhe akomodimin e tij në Itali, ku do të merrte nënshkrimin e Zummos ishin kryer nga Najada Taçi. Noteri Hamzaj deklaroi se kishte qenë një financier italian, ai i cili e kishte pritur në aeroport në Palermo dhe pasi kishin bërë një udhëtim rreth 20 minuta, kishin takuar të moshuarin Zummo, që kishte nënshkruar prokurën.

I pyetur nga prokurori Braho nëse i kujtohej se cili ishte financieri që e kishte pritur, Hamzaj tha se nuk e kishte njohur më parë, por nga media kishte mësuar se bëhej fjalë për Fabio Petruzzelën. Në vijim, Hamzaj shtoi se Taçin e kishte takuar për herë të fundit në Vjenë të Austrisë, kur ai kishte dalë nga burgu dhe e kishte ftuar për një konsulencë pune.

E dyta që u pyet ishte financierja Denisa Dobi. E punësuar deri në gusht të vitit 2013 në kompaninë “Taçi Oil”, ajo deklaroi se më vonë kishte punuar pranë EBC Oil Petrol, me administrator Elton Balliun. Ajo shtoi se i njihte Artur Ballën dhe Bledar Lilon. Sipas Dobit, Artur Balla kishte marrëdhënie të jashtme me EBC Oil, ndërsa Lilo jo. Megjithatë, Dobi sqaroi se dinte se Bledar Lilo i shërbente Rezart Taçit.

 Financierja Dobi tha se Artur Balla i kishte kërkuar të bënte një rezervim për akomodimin e Fabio Petruzzellës në një hotel në Tiranë. Ajo sqaroi se Rezart Taçin e kishte njohur prej vitit 2005, kur kishte punuar në kompaninë e tij dhe e kishte pasur shef të drejtëpërdrejtë.

Ajo u pyet nga prokurori Braho dhe lidhur me një shkresë drejtuar ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Megjithëse Dobi fillimisht tha se puna e saj ishte dinamike dhe nuk i kujtohej, pasi u njoh me shkresën në fjalë pranoi se e kishte punuar ajo, ndërsa përmbajtjen ia kishte diktuar Balla.

Prokurori Braho kundërshtoi pjesërisht dëshminë e Dobit dhe kërkoi që të lexonte në seancë një pjesë të deklarimeve të saj të dhëna gjatë hetimit. Ai solli në vëmendje se Dobi kishte deklaruar se i ishte kërkuar nga administratori i EBC Oil, Elton Balliu dhe nga Rezart Taçi që të informonte lidhur me çdo veprim që kryente për llogari të kësaj kompanie.

Juristi Emiljano Gjika deklaroi se në vitin 2021, kohë që kur prokuroria pretendon se janë kryer veprimet, ai kishte qenë i punësuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Ai deklaroi se kishte ofruar konsulencë për zyrën e drejtuar nga bashkëshortja e Rezart Taçit, si dhe për shoqërinë EBC Oil.

Prokurori Braho vendosi në dispozicion të dëshmitarit dy drafte të hartuara prej tij për një hua për llogari të EBC Oil ku shënohej vlera 18.4. Ai tha se nuk e dinte kush ishte huadhënësi dhe se kishte dëgjuar të flitej për diçka në Hong Kong, por se nuk ishte i qartë.

I pyetur nga prokurori Braho për lidhjet e Taçit me EBC Oil, Gjika tha se ish-biznesmeni i naftës kishte mbuluar marrëdhëniet me jashtë. Sipas Gjikës, Elton Balliu nuk mund t’i kishte lidhjet jashtë shtetit që i kishte Taçi, ndërsa ishte ky i fundit që merrte kontakte me furnitorët e huaj.

Në fund u pyet administratori i EBC Oil, Elton Balliu. Ai deklaroi se kishte marrëdhënie pune dhe shoqërore me Taçin. Po ashtu, ai konfirmoi njohjet me Artur Ballën, Bledar Lilon dhe Denisa Dobin.

Balliu sqaroi se kishte pasur marrëveshje të paformalizuar me Taçin që ky i fundit të siguronte furnitorë nga jashtë. Sipas tij, bilanci shoqërisë kishte qenë gjithmonë negativ dhe për këtë arsye Taçi nuk kishte përfituar asgjë. I pyetur nga prokurori Braho nëse i kishte kërkuar juristit Gjika që të hartonte ndonjë draft për hua nga Zummo dhe Petruzella, Balliu e mohoi një gjë të tillë.

Në përfundim, gjykata përsëriti thirrjet për dy dëshmitarë të tjerë dhe e shtyu seancën për më datë 31 tetor, në orën 09:15.

 

Etiketa: Arben AhmetajArtur BallaBledar LiloDenisa DobiEBC OilElton BalliuEmiljano GjikaErmal HamzajFabio PetruzzellaFrancesco ZummoKlodian BrahoKrimi OrganizuarNajada TaçiRezart TaçiTaçi Oil
I mëparshmi

“Cënon lirinë akademike”: Rektorët kundërshtojnë projektligjin për Shkencën

Tjetri

Testimi i parë i kampit të Gjadrit del bllof, thotë media italiane

Tjetri
Hapen dyert e kampeve të refugjatëve në Veri të Shqipërisë

Testimi i parë i kampit të Gjadrit del bllof, thotë media italiane

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.