AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Qeveria dështon të tërheqë oferta në tenderin për portin e ri të Durrësit

Tenderi më i madh i këtij viti që synon të ndërtojë një port të ri për Shqipërinë pas privatizimit të portit ekzistues të Durrësit dështoi të tërheqë ofertues, bëhet e ditur nga Agjencia e Prokurimit Publik.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Porti i Durrësit | Foto nga Geri Emiri

Tenderi me vlerë afro 400 milionë euro që synonte të gjente kontraktorë për të kryer punimet e fazës së parë të një projekti kontrovers të qeverisë që synon privatizimin e portit ekzistues dhe ndërtimin me fondet e taksapaguesve të një porti të ri, dështoi të tërheqë ofertues, bëhet e ditur nga Agjencia e Prokurimit Publik.

Tenderi me titull: Porti i Ri Tregtar i Integruar i Durrësit në Porto Romano – Faza I, me fond limit 39.3 miliardë lekë dhe që është  planifikuar të financohet nga ndryshimet me procedurë të përshpejtuar në ligjin e buxhetit të shtetit, kishte për qëllim kryerjen e punimeve për një port të ri nën pronësi publike dhe të financuar nga taksapaguesit për t’u zhvilluar në zonën e Porto Romanos në veri të Durrësit. Arsyeja e ndërtimit të këtij porti është se qeveria e kryeministrit Edi Rama, përmes procedurave të negocimit të drejtpërdrejtë dhe sekrete me një palë private ka vendosur që të privatizojë pa kundërshpërblim portin ekzistues dhe të lejojë kompaninë private të përdorë kalatat dhe territoret ekzistuese të portit për të ndërtuar pallate.

Rrjedhimisht, për shkak se Durrësi është i vetmi port efikas në Shqipëri dhe përpunon mbi 96% të mallrave që importohen apo eksportohen me rrugë detare në vend, Shqipërisë i nevojitet të ndërtojë një port të ri. Planet fillestare të qeverisë për ta ndërtuar portin me koncesion dështuan të tërheqin investitorë potencialë, gjë që shtyu qeverinë të ndërmarrë ndërtimin e portit të ri me financim nga taksapaguesit.

Tenderi për fazën e parë u thirr me procedurë të kufizuar, pra ku një numër operatorësh të përzgjedhur nga qeveria u ftuan të marrin pjesë dhe vetë kryeministri Edi Rama doli publikisht në hapjen e tenderit për të promovuar projektin. Por së fundmi, procedurat u anuluan me shënimin: “nuk është paraqitur asnjë kërkesë përkatëse në procedurat me faza.”

Projekti i privatizimit për të ndërtuar pallate në Portin e Durrësit ka çuditur shumë ekspertë mbi paparashikueshmërinë vendimmarrëse. Planet për ndërtim pallatesh gjithsesi nuk duket se po ecin sipas dëshirës. Një pikë kontroverse në kontratën e koncesionit me sipërmarrësit Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, e cila i ofronte pasaportë shqiptare çdo të huaji që blinte një apartament aty, hasi në kundërshtinë e Bashkimit Evropian ndërsa tani, dështimi i planeve për ndërtimin e një porti të ri e bën të pamundur mbylljen e portit ekzistues.

Etiketa: Agjencia e Prokurimit PublikEdi RamaEkonomiaPorti i DurrësitPorto Romano
Tjetri
Institucionet zhvatëse sjellin varfëri, njihni fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2024

Institucionet zhvatëse sjellin varfëri, njihni fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2024

shqiperia 1

A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

07:42 | 27/06/2026
photo 2026 06 16 21 37 32

Vajzat e ‘Revolucionit të Flamingove”

07:30 | 27/06/2026
726405743 1631178685678229 5500860989969852755 n

Punësimet partiake në sektorin publik po minojnë demokracinë në Shqipëri

13:11 | 26/06/2026
Destinacioni Dubai: Kriminelët shqiptarë gjejnë strehë të sigurt në Emiratet e Bashkuara Arabe

Plaurent Dervishaj dënohet me burgim të përjetshëm

11:54 | 26/06/2026
protestues ne kryeministri

Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën

08:29 | 26/06/2026
tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast food’ informativ

Tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast-food’ informativ

08:17 | 26/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.