AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Homofobia si tregues i dështimit politik

Dy parti “të reja” u angazhuan së fundmi në politikë homofobike duke treguar mungesë akute fantazie pikërisht në temën e shtëpive të papërballueshme, e cila ofron një thesar votash që politikanët “e rinj” mundet t’i fitojnë në kurriz të të “vjetërve”.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
14:11 | 16/10/2024
në Blog
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kullat shumëkatëshe në qendër të Tiranës. Foto: LSA

Le ta nisim nga faktet e thata: problemi i nevojës për të pasur shtëpi të përballueshme nga të gjithë është një çështje e debatit politik të ditës në të gjithë botën dhe informacioni bazë mbi të ardhurat dhe çmimet e shtëpive për qira apo për blerje, si dhe mbi ofertën e shtëpive të disponueshme apo numrin e familjeve në nevojë të ngushtme për shtëpi “të përballueshme” tregojnë se nuk ka se si që pikërisht kjo të mos bëhet temë e debatit politik në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të planifikuara për vitin e ardhshëm.

Sipas të dhënave të censit të popullsisë dhe banesave, të kryer në shtator 2023, afro 135 mijë familje aktualisht jetojnë në shtëpi me qira apo të dhëna në përdorim nga pronarët ndërsa më shumë se sa gjysma e popullsisë duket se banon në shtëpi të vogla dhe të mbipopulluara.

Personat që kanë kontribuuar shumë, (sepse nuk mund të thuash se e kanë krijuar problemin) gjenden te të ashtuquajturat parti të vjetra, të cilat, përgjatë dekadave që kanë ruajtur duopolin e pushtetit, kanë refuzuar hartimin e planeve urbanistike normale duke mbajtur tregun e ndërtimit në ngërç, me ofertë të kontrolluar dhe me çmime të papërballueshme për shumicën e popullsisë. Dhe fakti që familjarë të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë qenë pronarë të padeklaruar në sipërmarrje ndërtimi apo që zyrtarë të shumtë socialistë, përfshirë edhe drejtorët e Bashkisë Tiranë të njohur për kompaninë 5D kanë gjithashtu interesa në këtë sektor, i bën të dyja palët, si PS-në, ashtu edhe PD-në, përgjegjëse.

Ndërsa partitë “e reja”, ato që pretendojnë se do të sfidojnë hegjemoninë e ushqyer nga korrupsioni të dy partive të mëdha, i kanë të gjitha mundësitë që të kapitalizojnë mbi këtë problem akut me rëndësi të jashtëzakonshme për dhjetëramijëra votues. Këto parti “të reja” kanë të gjitha mundësitë të ofrojnë politika nga më të larmishmet për zgjidhjen apo për zbutjen e problemit, nga më radikalet te më racionalet, përfshirë taksimin e shtëpive të dyta apo të treta, heqjen e taksave dhe të referencave fiskale për të lejuar uljen e çmimeve, zgjerimin e qyteteve dhe planifikimin urban për llogari jo vetëm të ndërtuesve por edhe të të varfërve ose të shtresës së mesme apo ndërtimin masiv të banesave me fonde publike me qëllim krijimin e kushteve të banesës së përballueshme për të gjithë.

Është shumë e çuditshme pra që në këtë kontekst, Pano Soko dhe Endri Shabani* nga Nisma Thurrje dhe Adriatik Lapaj nga Shqipëria Bëhet, u angazhuan në politikë homofobike javën e kaluar duke shfrytëzuar në mënyrë tepër të sforcuar një vendim të këshillit bashkiak të Tiranës për kriteret e përfitimit të kredive “të buta”.

Kush nuk e di, kreditë e buta janë një instrument politik i konceptuar që prej fillimit të viteve ’90. Instrumenti në fjalë, përveçse është shumë i vogël, pra disa dhjetra familje përfitojnë përballë mbi 100 mijë që kanë nevojë, është i prekur nga korrupsioni apo favorizimi politik. Gjatë procesit të vetingut, shumë zyrtarë të drejtësisë rezultuan përfitues të këtyre kredive të buta, të cilët i kishin përdorur paratë e destinuara për të varfrit për të blerë shtëpi të dyta, madje edhe shtëpi plazhi. Me pak fjalë, instrumenti i kredive të buta nuk është në gjendje të zgjidhë problemin as për një minorancë të minorancës së atyre që kanë problem real mungesën e shtëpive të përballueshme.

Gjithsesi, bashkia miratoi një vendim i cili i jep prioritet grupeve të ndryshme shoqërore që të përfitojnë, nëse arrijnë nga ky instrument dhe një nga kriteret përfituese është që personat që kanë qenë viktima të dhunës brenda familjes për arsye të orientimit gjinor, mundet të aplikojnë.

Endri Shabani u ankua në faqen e tij në Facebook se pse personat që i përkasin komunitetit LGBTQ janë përfshirë në listën e përfituesve potencialë të kredive të buta, ndërsa disa kategori të tjera, jo. Ndërsa Pano Soko u foli ndjekësve në TikTok duke insinuuar se vendimi duhet të jetë një axhendë kundër familjes e ndërmarrë nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Adriatik Lapaj gjeti rastin të shpallë se vendimi i bashkisë “sulmon konceptin e familjes” para se të shpallte “neverinë” e tij për nisma të tilla.

Lulëzimi i homofobisë mes politikanëve të rinj, nisur nga një situatë kaq e sforcuar, pra një vendim këshilli bashkiak që synon të trajtojë problemin e strehimit me një politikë disfunksionale, e cila duhet të meritojë neverinë tonë jo pse mes përfituesve potencialë ka persona gej, por sepse nuk zgjidh dot problemin e strehimit as për gejët dhe as për jogejët, është me të vërtetë shumë i çuditshëm.

Kjo lloj politike duket se demonstron paaftësi për të shqyrtuar probleme të tilla madhore dhe për të ngritur platforma politike racionale nga njëra anë dhe mungesë dëshire për të sulmuar aty ku ka gjasa t’u dhembë më shumë Erion Veliajt, Edi Ramës e të tjerëve. Në vend të politikave me leverdi të madhe elektorale si strehimi, politikanët e rinj kanë vendosur të merren me çështje periferike.

Është shumë e çuditshme gjithashtu për shkak se logjika ta do që homofobia, – përveç faktit që nuk është vërtetuar kurrë të ketë ndonjë efekt elektoral,  [disa parti në të shkuarën si Lëvizja e Legalitetit nuk kanë pasur ndonjë sukses të madh elektoral me platforma të tilla] vështirë se mund të prodhojë vota më shumë se sa të 135 mijë familjet pa shtëpi dhe shumë të tjera me shtëpi të vogël. Problemi i shtëpive të papërballueshme është një telash i përditshëm dhe personal i kaq shumë mijëra familjeve, të cilat kanë vota për të rrëzuar çfarëdolloj maxhorance, nëse politikanët arrijnë t’i bindin, qoftë me oferta politikash racionale, qoftë me përqasje irracionale. Nga ana tjetër, ekzistenca e gejve në shoqëri, vështirë se është probemi i përditshëm edhe i më homofobëve mes homofobëve dhe si e tillë, vështirë se mund të prodhojë vota.

Në këtë kontekst, homofobia ngjan si treguesi i parë i dështimit të këtyre “të rinjve” për të na sjellë politika sfiduese ndaj “të vjetërve”. Homofobia ngjan gjithashtu edhe një favor i madh që “të rinjtë” po u bëjnë “të vjetërve”.

*Ky blog u amendua për të reflektuar një reagim të mbërritur në redaksi nga kreu i “Nisma Thurje”, Endrit Shabani, i cili pretendon se përfshirja e emrit të tij në artikull është bazuar në keqinterpretim të fakteve. Shabani thotë se në asnjë moment nuk është shprehur kundër detyrimit të Bashkisë për të mbështetur të rinjtë e komunitetit LGBTQ+, por ka shprehur shqetësimin se bashkia nuk duhet të mbajë një databazë të preferencave seksuale të qytetarëve. Reagimin e plotë të Shabanit mund ta lexoni këtu.  

 

Etiketa: Adriatik Lapajdhuna në familjeEndri ShabaniErion VeliajHomofobiaKomuniteti LGBTINisma ThurjeOrientimi seksualPabaraziaPano SOKOstrehimi
I mëparshmi

Ish-kryeministri Sali Berisha dërgohet për gjykim për korrupsion pasiv

Tjetri

Shëngjin: 16 emigrantët e parë arrijnë në Shqipëri për strehim në kampet italiane

Tjetri
Shëngjin: 16 emigrantët e parë arrijnë në Shqipëri për strehim në kampet italiane

Shëngjin: 16 emigrantët e parë arrijnë në Shqipëri për strehim në kampet italiane

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.