AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLGJ mbyll pa vendim procedimet e gjyqtarëve të shkarkuar në veting

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë u investuan prej më shumë së dy vitesh në procedimet disiplinore të gjyqtarëve Sami Ujkashi dhe Kaçe Agolli, por pas shkarkimit të tyre me vendim të formës së prerë nga institucionet e vetingut, i përmbyllën procedurat e nisura pa vendime përfundimtare.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
19:10 | 16/10/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustrative nga gjykata | Foto nga : Flickr/Ssalonso

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ i dha fund të mërkurën më 16 tetor investimit dy vjeçar të kryer në procedurën disiplinore ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Kukësit, Sajmi Ujkashi si dhe ndaj gjyqtares së Tiranës, Kaçe Agolli, pas shkarkimit të tyre me formë të prerë nga ana e institucioneve të vetingut.

Katër pikat e para të rendit të ditës të parashikuara nga KLGj për t’u trajtuar në mbledhjen plenare të së mërkurës kishin të bënin me procedimet disiplinore ndaj Ujkashit dhe Agollit, të filluara me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD.

Ndaj ish-gjyqtarit Sami Ujkashi, bazuar në kërkesat e ILD, janë filluar tre procedime disiplinore. ILD kërkoi dy vjet më parë pezullimin nga detyra të Ujkashit, por pasi ai siguroi raporte për paaftësi në punë për muaj me radhë, duke shmangur procedimin disiplinor.

Ujkashi u shkarkua nga detyra më 28 korrik 2023 për probleme në kriterin e pasurisë dhe vendimi u la në fuqi një vit më vonë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Përfaqësuesi i ILD, deklaroi të mërkurën në mbledhjen plenare të Këshillit se pas vendimarrjes së Kolegjit, Ujkashi nuk e gëzon më statusin e magjistratit dhe për rrjedhojë ka humbur objekti i procedimit disiplinor të filluar ndaj tij. Sipas ILD, procedimi disiplinor për Ujkashin duhet të përmbyllet pa një vendim përfundimtar – kërkesë që u gjet e drejtë nga gjithë anëtarët e KLGJ, të pranishëm.

Ngjashëm u arsyetua edhe për procedimin disiplinor të filluar ndaj gjyqtares Kaçe Agolli, e shkarkuar nga detyra me vendim të formës së prerë të KPA të datës 3 korrik 2024. Problemet me pasurinë dhe vendimi i debatueshëm në favor të biznesmenit Francesco Bechetti, penalizuan gjyqtaren Kaçe Agolli në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ndryshe nga Ujkashi, ajo u paraqit në mbledhje dhe deklaroi se kishte ardhur në respekt të procedurës dhe të anëtarëve të KLGj. Agolli u shpreh dakord me kërkimin e ILD për përfundimin e procedimit të saj disiplinor pa vendim përfundimtar.

Etiketa: Inspektori i Larte i DrejtesiseKaçe AgolliKëshilli i Lartë GjyqësorProcedimi disiplinorSami Ujkashi
I mëparshmi

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Artan Lulaj

Tjetri

Çezmat publike, një nevojë e harruar në Durrës

Tjetri
Çezmat publike, një nevojë e harruar në Durrës

Çezmat publike, një nevojë e harruar në Durrës

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.