AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kuvendi zgjedh me shumicë të thjeshtë anëtarët e rinj në KLGJ e KLP

Një votim formal në Kuvend zgjodhi të enjtën Violanda Theodhorin si anëtare në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Erjon Fejzullën në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pasi ata kaluan një proces përzgjedhje me short pa rivalë në garë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
14:43 | 17/10/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren e Kuvendit dhe u përplasën me Gardën në shenjë proteste në seancën e 17 tetorit 2024. Foto: LSA.

Kandidatët e vetëm në garë nga radhët e shoqërisë civile për dy vende vakante në organet drejtuese të drejtësisë iu nënshtruan një votimi formal në seancë plenare të enjten, pasi nuk arritën të marrin shumicën e cilësuar të votave në dy raundet e para të votimit.

Me një shumicë të thjeshtë votash që erdhën vetëm nga mazhoranca, Violanda Theodhori u zgjodh anëtarja e re në Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke zëvendësuar kryetaren e këtij këshilli Naureda Llagami, së cilës i ka përfunduar mandati që në dhjetor 2023.

Po ashtu, i vetmi kandidat në garë për anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë u votua Erjon Fejzulla, i cili  zëvendëson vendin vakant të lënë nga Alfred Balla, i larguar nga procesi i vetingut.

Me një votim elektronik të fshehtë, Theodhori mori 69 vota pro, 3 abstenim dhe 1 kundër, ndërsa për Fejzullën ishin 68 vota pro, 4 abstenim dhe 1 kundër.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njoftoi se sipas dispozitave ligjore të dy kandidatët e listës së tretë të shortit të hedhur në nënkomisionin e posaçëm parlamentar konsiderohen të zgjedhur.Ky votim përmbyll një proces të gjatë të nisur që me shpalljen e vendeve vakante nga radhët e avokatisë dhe shoqërisë civile në korrik të vitit të shkuar.

Gara u luajt vetëm mes këtyre dy emrave pasi të dy kandidonin për KLGJ dhe për KLP kandidonte vetëm Fejzulla.

Në dy shortet e para me gogla ishte përzgjedhur Fejzulla si kandidat për KLGJ, ndërsa gara për KLP-në ishte futur në ngërç pasi nuk kishte asnjë kandidat në dy raundet e para të votimit në seancë plenare.

Rastësia e shortit të tretë caktoi nga një emër për secilin vend vakant në këshill,  duke nxjerr fituese për KLGJ Violanda Theodhorin, ndërsa Erjon Fejzulla doli kandidat i vetëm për KLP.

Lista e kandidatëve nga shoqëria civile gjatë fazës të verifikimit ligjor nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit u reduktua në vetëm dy emra nga 6 të tillë të sjellë nga komisioni Ad-Hoc i ngritur nga Avokati i Popullit që bën verifikimin paraprak të tyre.

Përfaqësuesit e opozitës në nënkomisionin e posaçëm për përzgjedhjen e kandidatëve e kontestoi  si antiligjore dhe paracaktuese reduktimin e listës së kandidatëve, ndërsa sipas mazhorancës skualifikimi bazohej në kriteret e forta të verifikimit të përcaktuara në ligj.

Etiketa: Alfred BallaElisa SpiropaliErjon FejzullaKëshilli i Lartë GjyqësorKeshilli i Larte i ProkuroriseKuvendi i ShqiperiseNaureda LlagamiPartia SocialisteViolanda Theodhori
I mëparshmi

Çezmat publike, një nevojë e harruar në Durrës

Tjetri

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo dënohet për fshehje pasurie

Tjetri
Alibia e paverifikuar kapitullon hetimet e dosjes “Toyota Auris”

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo dënohet për fshehje pasurie

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.