AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Katër anëtarë të një grupi kriminal dënohen me 19 vjet burg

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë deklaroi fajtorë katër të pandehur për organizimin e një atentati të dështuar në shenjë hakmarrje, mes të cilëve dhe një ish-funksionar policie, që u dënuan në total me 19 vjet heqje lirie, pasi përfituan uljen e 1/3 së dënimit nga gjykimi i shkurtuar.  

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Foto: Xhemali Moku

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, shpalli të hënën më 21 tetor vendimin për deklarimin fajtor të anëtarëve të një grupi kriminal, mes të cilëve dhe një ish-funksionar policie, që akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin krijuan kushtet për vrasjen e Xhevdet Kiss Plakut në shtator të vitit 2019.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj kanë dënuar me 5 vjet burgim Rexhep Rapi alias Kep Arapi, i cili organizoi tentativës e vrasjes së Plakut pasi dyshonte se ishte autor i ekzekutimit të një familjari të tij në vitin 2000. Të pandehurit Algert Rapi, Dejvi Gjermëni dhe Dedan Gjoni, u dënuan me nga 4 vjet e 8 muaj burgim. Dënimet përfundimtare u dhanë në aplikim të gjykimit të shkurtuar, prej nga të pandehurit përfituan uljen e 1/3-ës së masës ndëshkimore.

Të dënuarit u akuzuan nga Prokuroria e Posaçme, SPAK për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të Plakut, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Hetimi ndaj të dënuarve filloi bazuar në informacionet e përcjella nga Prokuroria e Rrethit Limburg në Holandë. Sipas SPAK, i dënuari Rexhep Rapi dhe objekti i atnetatit, shtetasi Xhevdet Kiss (Plaku), kanë pasur një konflikt, pasi në vitin 2000 në qytetin e Savona-s të Italisë, është vrarë me armë zjarri Sali Rapi, i cili rezulton të jetë familjar i shtetasit Rexhep  Rapi. Si autorë të vrasjes së Sali Rapit u dyshuan Xhevdet Kiss (Plaku) dhe një tjetër person, të cilët edhe janë arrestuar atëherë. Në prill të vitit 2014 Xhevdet Kiss (Plaku), është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Savona-s në Itali.

Pas kësaj vendimmarrje, në shenjë hakmarrje për vrasjen e Sali Rapit, i dënuari Rexhep Rapi është organizuar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, me qëllim vrasjen e Plakut. Ai e ka krijuar grupin kriminal, pasi ka dështuar ta vrasë Plakun tre herë më parë, dy herë në Durrës dhe një herë në Tiranë. Rapi ka bërë pjesë të grupit persona me lidhje familjare, nipin e tij, Algert Rapi, Dejvi Gjermënin dhe Fatjon Dervishin. Ky i fundit është vrarë në shtator të 2023-it. Pjesë e grupi është bërë dhe ish-shefi i Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni.

Kur objekti i atentatit, Xhevdet Kiss (Plaku) është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës më 17 shtator 2019, funksionari i policisë, Dedan Gjoni ka komunikuar me të dënuarin Dejvi Gjermëni, të cilin e ka njoftuar mbi faktin e ndalimit të tij.

Më pas, i pandehuri Dedan Gjoni i ka dërguar të pandehurit Dejvi Gjermëni, foton e shtetasit Xhevdet Plaku dhe një mesazh ku e informon që do të dilte në orën 20:00, nga dera e mbrapme e Rajonit të Policisë. Këtë informacion, i pandehuri Dejvi Gjermëni i’a ka dërguar më pas të pandehurit Algert Rapi, nipit të Rexhepit. Pas marrjes së këtyre informacioneve, Rexhep rapi është organizuar me njerëzit e tij për të kryer vrasjen e Plakut, duke i zënë pritën.

Vrasja nuk është realizuar, pasi i pandehuri Gjermëni ka pasur frikë se informacioni i dërguar përmes aplikacioneve mund të zbulohej më vonë. Ai i ka thënë të pandehurit Algert Rapi që Rexhepi të largohej, pasi Xhevdeti nuk ishte më në rajon sepse e kishin liruar më parë.

Ish-funksionari i policisë, Dedan Gjoni akuzohet dhe si pjesë e një krupi të strukturuar kriminal me aktiviet trafikun e narkotikëve nga vendet e Amerikës Laytine dhe pastrim të parave. Mes të proceduarve në këtë çështje janë dhe ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani, djali i këtij të fundit, Eralbi Breçani dhe biznesmeni Ervin Mata.

Ata u arrestuan në nëntor të vitit që shkoi pas të dhënave të marra prej aplikacionit SKY ECC, në të cilin sipas prokurorisë gjenden biseda komprometuese ndaj tyre.

Etiketa: Algert RapiDedan GjoniDejvi GjermëniEralbi BreçaniKrimi Organizuar
Tjetri
Ish-presidenti Ilir Meta arrestohet për korrupsion

Arrestohet Ilir Meta, politikani kyç i 35 viteve

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.