AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Harris është kandidatja e lirisë

Kontrasti midis Kamala Harris dhe Donald Trump mbi liritë thelbësore është i dukshëm. Për çdo çështje të madhe në zgjedhjet presidenciale në SHBA, propozimet e Harris do të zgjeronin liritë që gëzojnë amerikanët si punëtorë, konsumatorë, pacientë, sipërmarrës aspirues dhe individë, ndërsa axhenda e Trump do të bënte të kundërtën e kësaj.

Joseph E. StiglitzngaJoseph E. Stiglitz
2 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kamala Harris. Foto: Wikipedia.

Kamala Harris e ka bërë lirinë një temë qendrore të fushatës së saj. Nën titullin “Mbrojmë liritë tona themelore”, faqja e saj e internetit shpjegon se: “Lufta e zv/presidentes Harris për të ardhmen tonë është gjithashtu një luftë për liri. Në këto zgjedhje, shumë liri themelore janë në rrezik: liria për të marrë vendimet tuaja për trupin tuaj pa ndërhyrjen e qeverisë; liria për të dashur atë që do hapur dhe me krenari; dhe liria që zhbllokon të gjitha liritë e tjera: liria për të votuar.”

Ky mesazh është i mirëpritur. Ka ardhur koha që progresistët amerikanë të rimarrin axhendën e lirisë nga libertarianët dhe e djathta, veçanërisht tani që e djathta përfaqëson pikërisht të kundërtën. Progresistët, në fakt, po avancojnë një axhendë lirie të gjithën amerikane.

Vlerësimi i një ekonomisti e sqaron çështjen. Së pari, një pjesë thelbësore e lirisë është liria për të bërë dhe për të vepruar – për të jetuar në lartësinë e potencialit të dikujt. Njerëzit që jetojnë çdo ditë ose në prag të urisë nuk kanë liri të vërtetë; ata bëjnë atë që duhet bërë për të mbijetuar.

Së dyti, në çdo shoqëri individësh të ndërvarur, liria për disa mund të sjellë humbje të lirisë për të tjerët. Siç tha filozofi i Oksfordit, Isaiah Berlin, “liria për ujqërit shpesh ka nënkuptuar vdekjen për delet”. Liberalizimi financiar i viteve 1990 dhe 2000 – liri për bankierët – do të kishte nënkuptuar vdekje për ekonominë, nëse qeveria nuk do të kishte ndërhyrë; por meqenëse ajo ndërhyrje kërkonte miliarda dollarë para të taksapaguesve, kriza gjithsesi uli lirinë e taksapaguesve dhe shumë punëtorëve dhe pronarëve shtëpish.

Së treti, pakëz forcë mund të zgjerojë kuptimisht lirinë për të gjithë. Kur punojmë së bashku, ne mund të bëjmë gjëra që nuk mund t’i bëjmë vetëm; por për të shmangur problemin e free-rider, mund të nevojitet pak detyrim.

Së katërti, ndërsa ekonomia neoliberale zgjeroi lirinë e korporatave për të shfrytëzuar të tjerët, ajo nuk çoi në prosperitet të përgjithshëm, e aq më pak në prosperitet të përbashkët. Një teori e mirë ekonomike e kishte parashikuar këtë edhe përpara se neoliberalizmi të bëhej modë në epokën e Ronald Regan dhe Margaret Thatcher. Për më tepër, neoliberalizmi nuk është as i qëndrueshëm, sepse ai inkurajon tipare individuale dhe sjellje tregu që minojnë funksionimin e ekonomisë.

Ekonomitë bazohen te besimi. Fituesit e çmimit Nobel të këtij viti në ekonomi – Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James A. Robinson – kanë theksuar rëndësinë e institucioneve; por edhe institucionet në dukje të mira nuk funksionojnë kur individë egoistë, si Donald Trump, fillojnë të shkelin me paturpësi normat dhe të demonstrojnë pandershmëri ekstreme.

Së pesti, në kundërshtim me pretendimet e bëra nga konservatorët dhe libertarianët si Milton Friedman dhe Friedrich Hayek, tregjet e pakufizuara nuk janë as të nevojshme dhe as të favorshme për lirinë politike. Rritja e populizmit autoritar ka qenë më e theksuar në vendet ku qeveritë kanë bërë shumë pak (për të trajtuar varfërinë, pabarazinë, pasigurinë, e kështu me radhë), jo ku kanë bërë shumë.

Kontrasti midis Harris dhe Trump mbi liritë thelbësore – siç është e drejta e një gruaje për të pasur nën kontroll vetë trupin e saj – është i dukshëm. Për çdo çështje të madhe në këto zgjedhje, Harris do të zgjeronte liritë e amerikanëve kurse Trump do t’i kufizonte ato. Në qendër të axhendës së Harris është një angazhim për të ndihmuar amerikanët e zakonshëm, në vend që t’i kthehet llojit të ekonomisë që Trump miratoi gjatë presidencës së tij. Uljet e propozuara të taksave për miliarderët dhe korporatat e mëdha do t’i shtonin rreth 7.5 trilion dollarë borxhit të vendit gjatë viteve të ardhshme dhe kjo barrë do t’i bëjë fëmijët dhe nipërit e amerikanëve më pak të lirë.

Ndërsa rritja e inflacionit në mbarë botën pas pandemisë duket se është zbutur, amerikanët mbeten me të drejtë të shqetësuar për çmimet e barnave dhe banesave. Harris ka propozuar masa për të parandaluar rritjen e çmimeve, por këto janë keqinterpretuar gjerësisht (dhe qëllimisht). Ajo nuk po mbron idenë që qeveria federale të vendosë çmime, dhe shumë shtete tashmë kanë ligje kundër rritjes së çmimeve për të parandaluar që firmat të shfrytëzojnë situata të jashtëzakonshme si uraganet dhe përmbytjet. Gjithsesi, pandemia tregoi se politika të tilla duhet të forcohen dhe zbatohen.

Në mënyrë të ngjashme, Akti i Reduktimit të Inflacionit kishte dispozita për të ulur çmimet e produkteve farmaceutike si insulina – një ilaç i domosdoshëm për ata me diabet – nga ato që ishin dukshëm të tepruara. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë shumë më tepër për të ulur çmimet e barnave më afër niveleve të gjetura në Evropë, ku ka ligje më të forta kundër abuzimeve me tregun. Harris do të kërkonte të bënte pikërisht këtë, ndërsa Trump ka premtuar  ta shpërbëjë IRA-n dhe kështu të rrisë çmimet për amerikanët.

Trump premton gjithashtu të rrisë tarifat – në një normë prej 100% për mallrat nga Kina – gjë që thjesht do të rriste çmimet e veshjeve, pajisjeve elektroshtëpiake dhe shumë mallrave të tjera që blejnë amerikanët e zakonshëm. Në fakt, e gjithë axhenda e tij ekonomike është e barasvlefshme me një taksë regresive masive për amerikanët me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Liria e tyre si konsumator do të reduktohet, sepse do të kenë më pak për të shpenzuar si të dëshirojnë.

Për më tepër, ndërkohë që Harris ka prezantuar një plan gjithëpërfshirës për të zgjeruar ofertën e banesave dhe për të ulur kostot e saj – dhe për të rritur përballueshmërinë për blerësit e shtëpive për herë të parë – Trump ka qëndruar i heshtur për këtë çështje kritike.

Së fundi, për të mbështetur lirinë e amerikanëve për të përmbushur potencialin e tyre, axhenda e Harris përfshin një vizion dhe disa hapa konkretë fillestarë drejt zgjerimit të mundësive, veçanërisht atyre sipërmarrëse. Masa të tilla do të ishin po aq të mira për ata që shpresojnë të nisin një biznes sa do të ishin për ekonominë e përgjithshme.

Trump është një dëshmi e gjallë e mohimit të lirisë nga ana e së djathtës. Për fat të mirë, Harris po tregon se si duket kur progresistët përqafojnë dhe promovojnë këtë vlerë thelbësore amerikane.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate.  Harris Is the Freedom Candidate

Etiketa: Donald TrumpHarrisKamala HarrisSHBATrumpzgjedhje presidenciale
Tjetri
Zgjidhet me kontestime kryetari i ri i KLGJ

Zgjidhet me kontestime kryetari i ri i KLGJ

rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.