AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

‘Nuk jam peshku i madh’: SPAK kërkon dënimin e Kokës dhe Bllakos edhe për shpërdorim detyre

Në një seancë maratonë, SPAK dhe përfaqësuesit ligjorë të të pandehurve për aferën e incineratorit të Elbasanit parashtruan para Gjykatës së Posaçme të Apelit pretendimet e tyre, duke kërkuar të dyja palët prishjen e vendimarrjes. SPAK kërkoi dënim edhe për veprën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa të pandehurit kërkuan pafajësi.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
13:25 | 26/10/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe zyrtarë të tjerë të PS në inaugurimin e impiantit të Elbasanit. Foto: Facebook.

Për 8 orë e gjysmë, trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit, kryesuar nga gjyqtarja Iliriana Olldashi* dhe anëtarë gjyqtarët Saida Dollani dhe Engert Pëllumbi, dëgjoi të premten më 25 tetor, konkluzionet dhe kërkimet e palëve në procesin për aferën e incineratorit të Elbasanit.

Procesi pason atë të shkallës së parë, ku ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u dënua me 5 vjet e tetë muaj burg për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave më 5 tetor 202. Gjykata dënoi gjithashtu me nga 6 vjet e 8 muaj burg të akuzuarit si organizatorë të skemës korruptive, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, ndërsa pronarja e Albtek Energy, Stela Gugallja u dënua me 4 vjet e 8 muaj burgim. Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako fitoi pafajësinë për këtë çështje. Vendimi u ankimua nga shumica e të pandehurve dhe nga SPAK.

Gjatë seancës të premten, kryesuesja e trupës vërejti një vendimarrje të ndërmjetme të mëparshme për pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, SPAK për përsëritje të pjesshme të gjykimit dhe u kërkoi përfaqësuesve të akuzës që të vijonin me paraqitjen e provave të reja.

Prokurorët Arben Kraja dhe Klodian Braho parashtruan qëndrimin e tyre lidhur me procedurën e ndjekur për vendimin e Këshillit të Bashkisë Elbasan, për shpalljen e situatës së emergjencës për mbetjet urbane. Sipas tyre, nga hetimi është provuar se një punonjëse e Ministrisë së Mjedisit ka hartuar vendimin e Këshillit të Bashkisë Elbasan për emergjencën. Ajo ia ka kaluar në email draftin e punuar Alqi Bllakos, ndërsa ky i fundit Mirel Mërtirit.

Kraja nënvizoi se këto shkëmbime email-esh provojnë se Bllako i ka bërë me dije Mërtirit përmbajtjen e vendimit të këshillit, si dhe vërtetojnë komunikimin mes tyre. Avokatët e të pandehurve kundërshtuan duke theksuar se këto rrethana nuk përbëjnë prova të reja, pasi janë trajtuar me detaje në shkallën e parë.

Prokurori Klodian Braho konstatoi se nga këqyrja e pajisjeve të gjetura gjatë kontrollit të banesës së Zotos, janë siguruar të dhëna që tregojnë se atij i është njoftuar më parë kontrata. Sipas Brahos, dy email-e nuk janë analizuar fare nga gjykata e shkallës së parë. Megjithëse këto veprime nuk u konsideruan si vepra penale prej organit të akuzës, u vërejt se ato provojnë njohjet dhe komunikimet mes Bllakos dhe të pandehurve si organizatorë të aferës.

Në vijim, prokurorët e SPAK parashtruan dhe ankimin dhe kërkimet e tyre për të pandehurit. Ata kundërshtuan vendimarrjen e shkallës së parë për rrëzimin e akuzës së shpërdorimit të detyrës për Kokën dhe Bllakon. Sipas prokurorëve, arsyetimi i shkallës së parë se shpërdorimi i detyrës nga ana e Kokës përthithet nga vepra penale e korrupsionit nuk qëndron, pasi paligjshmëritë janë kryer në kohë të ndryshme. Ata argumentuan se, edhe nëse procedurat për incineratorin e Elbasanit do të kishin qenë të rregullta, korrupsioni do të ekzistonte veçmas, e për rrjedhojë duhet konsideruar edhe shpërdorimi i detyrës.

Po ashtu, prokurorët theksuan se Bllako ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe detyrën e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.

SPAK kundërshtoi edhe rrudhjen e vlerës së korrupsionit nga ana e gjykatës së shkallës së parë në 45 milionë lekë. Sipas prokurorëve, në mënyrë të gabuar gjykata nuk ka konsideruar të ardhura të përfituara nga disa shoqëri që kanë vepruar me fatura fiktive dhe që kanë lidhje me Kokën. Ata theksuan se provohet se krijimi këtyre shoqërive tregtare është pjesë e të njëjtit plan kriminal dhe janë krijuar me qëllim transferimin e vlerave monetare për llogari të Kokës, pasi lidhen me vetë atë, me familjarët dhe bizneset e tij.

Kraja dhe Braho sollën në vëmendje se në seancën paraprake të kalimit të çështjes për gjykim, nuk janë konstatuar probleme me akuzat e ngritura ndaj të pandehurve.  Në përfundim, ata kërkuan dënimin e Kokës dhe Bllakos për shpërdorim detyre dhe konfiskimin e pasurive, sipas kërkesës së paraqitur në gjykimin e shkallës së parë.  Konkretisht, u kërkua dënimi i Kokës me 4 vjet për shpërdorim detyre dhe në total më 10 vjet, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar mbetet 6 vjet e 8 muaj. Edhe për Bllakon u kërkua dënimi me 4 vjet burgim për shpërdorim detyre, që me gjykimin e shkurtuar përfiton uljen e 1/3-ës, duke mbetur përfundimisht dënimi me 2 vjet e 6 muaj.

Ish-ministri Lefter Koka ishte vetë i pranishëm në sallën e gjyqit. Ai qëndroi për orë të tëra në kafazin e xhamit dhe paraqiti qëndrimin e tij, pas mbrojtes nga avokatët të cilët parashtruan me hollësi pretendimet dhe kërkimet e tyre.

Ata kundërshtuan si vendimin e shkallës së parë, ashtu dhe pretendimet e prokurorëve, duke këmbëngulur se Koka nuk e ka shpërdoruar detyrën, si dhe se nuk mund t’i atribuoheshin përfitime të parregullta lidhur me të ardhurat e një shoqërie në emër të vëllait të tij të ndjerë.  Duke i cilësuar pretendimet e prokurorëve si supozime, ata argumentuan se nuk provohen lidhjet shkak-pasojë. Ata vërejtën se, kur kontratat kanë qenë të ligjshme, nuk ka arsye që të jenë fiktive. Sipas avokatëve, prokuroria nuk arrin të provojë kalimin e shumave në favor të Kokës. Në vijim ata e cilësuan pozicionin e ministrit si një rol politik dhe jo teknik.

Faturat fiktive u konsideruan si pjesë e një skeme me TVSH që nuk mund të ngarkojnë të pandehurin me veprën penale të korrupsionit, pasi nuk kanë lidhje me atë. Po ashtu, u pretendua se nuk ka pastrim parash, pasi kur nuk ka korrupsion nuk ka para të paligjshme.

Përfaqësuesit e Kokës u shprehën se çështjet e incineratorëve të Fierit dhe Elbasanit duhej të ishin hetuar e gjykuar bashkarisht. Sipas avokatëve, Koka ka po dënohet dy herë për të njëjtën gjë dhe duhet të mbahet në konsideratë.

Ata kërkuan pafajësi, megjithatë i kërkuan gjykatës që në rast se nuk bindet për pafajësinë të uli dënimin duke u mbajtur në konsideratë mosha e të pandehurit, gjendja e tij shëndetësore, faktin se është dënuar dy herë dhe se ka kryer pjesën më të madhe të dënimit, si dhe uljen e vlerës së korrupsionit.

Po ashtu, në rast se deklarohet fajtor, u kërkua që shteti të mbajë të sekuestruar vetëm pjesën e vlerës së korrupsionit në Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe t’i kthehen të pandehurit aksionet e tjera.

Edhe ish-ministri Lefter Koka e cilësoi akuzën të manipuluar dhe theksoi se prokurori Arben Kraja lexoi kallëzimin e deputes Monika Kryemadhi, pa i hequr asnjë presje.

“Unë nuk jam peshku i madh. Peshkoni tek telefoni i Monika Kryemadhit, atje do dalë korrupsioni”, deklaroi Koka në seancë.

Në vijim ai pyeti se si ka mundësi që impjanti i mbetjeve në Vlorë i ndërtuar po nga Klodian Zoto, që ka kushtuar më shumë se projekti incineratorit të Elbasanit, nuk hetohet.

“Unë isha ideatori? Unë i shpika koncesionet? Binduni që nuk jam unë peshku i madh dhe nuk do ta luftoni korrupsionin me Lefter Kokën. Në një moment u gjeta në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar”, deklaroi Koka ndër të tjera.

Një prej avokatëve të ish-deputetit socialist, Alqi Bllako u largua nga seanca dhe tjetri kërkoi shtyrje, me pretendimin se i duhej ta kombinonte mbrojtjen me kolegun. Po ashtu, ai tha se Bllako ka shprehur vullnetin për të qenë i pranishëm, por për shkak të një ndërhyrje kirurgjikale e kishte pasur të pamundur të vinte të premten.

Pasi u tërhoq, trupi gjykues e rrëzoi kërkesën për shtyrje dhe i kërkoi përfaqësuesit të Bllakos të vijonte me mbrojtjen. Më vonë atij ju bashkua edhe kolegu i tij dhe kërkuan pafajësi për të pandehurin Alqi Bllako.  Ata argumentuan se Bllako ka pasur vetëm funksione mbështetëse e këshilluese. Sipas tyre, Bllaku nuk mund të vendoset në përgjegjësi ligjore për veprimet e anëtarëve të komisionit apo të ministrit. “I pandehuri nuk ka pasur ndoikim tek koncesioni pasi ka luajtur vetëm rolin e koordinatorit”, thanë ata.

Sipas mbrojtësve të Bllakos, shpallja e emergjencës mjedisore ishte kryer nga ana e komitetit ndërkominstror dhe se i pandehuri nuk ka pasur asnjë ndikim aty.

Edhe avokatët e Mirel Mërtirit, Stela Gugallias, Klodian Zotos, Pëllumb Abeshit dhe shoqërive të marra të pandehura, kërkuan prishjen e vendimit dhe pafajësi për të përfaqësuarit prej tyre.

Në përfundim, trupi gjykues u tërhoq për vendim që u njoftua se do të shpallet më datë 8 nëntor, në orën 14:00.

*Ky shkrim u amendua për të saktësuar se kryesuesja e trupës është gjyqtarja Iliriana Olldashi dhe jo gjyqtarja Igerta Hysi, siç ishte në versionin e mëparshëm. 

 

Etiketa: Alqi BllakoArben KrajaIncineratori i ElbasanitKlodian BrahoKlodian ZotoKorrupsionLefter KokaMirel MertiriPastrim parashSPAKStela Gugallja
I mëparshmi

Rasti Ndreca si simbol i antishtetit

Tjetri

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Lorenc Mërkuri

Tjetri
KPK ngre dyshime se prokurori Lorenc Mërkuri ka cenuar besimin e publikut

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Lorenc Mërkuri

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.