AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Anija me ‘mbetje të rrezikshme’ lihet në pritje në radën e portit të Durrësit

Anija “Molivia” me 102 kontenierët e dyshuar në bord ndodhet në pritje për t’u ankoruar në portin e Durrësit, ndërkohë që drejtori i BAN, Jim Puckett i kërkon qeverisë shqiptare një proces transparent hetimi dhe një mostër të mbetjeve për analiza të pavarura.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
12:41 | 28/10/2024
në Artikull kryesor, Lajme, Mjedisi
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anija Molivia me 102 konteinerët e dyshuar në bord ndodhet në radën e jashtme të portit të Durrësit. Foto: LSA.

Pas një udhëtimi të gjatë detar, anija “Molivia” me flamur turk dhe me 102 kontenierë që dyshohet se mbartin mbetje të rrezikshme në bord, mbërriti mëngjesin e së hënës në radën e jashtme të portit të Durrësit, thuajse katër muaj pas nisjes kontroverse nga e njëjta pikë.

Por anija “Molivia” nuk arriti të ankorohej, pasi një kërkesë e kapitenit të saj për të avancuar drejt portit të Durrësit është lënë në pritje. Anija uli spirancën në radën e jashtme rreth orës 8:00 të mëngjesit, në pritje të përgjigjes nga Kapiteneria e Portit.

Udhëtimi i 102 kontenierëve me destinacion Tajlandën ka ngjallur shqetësime prej muajit gusht, kur organizata mjedisore “Basel Action Network”, BAN, ngriti alarmin se brenda tyre mund të fshiheshin tonelata me mbetje të rrezikshme me burim hirin e oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD).

Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim ndaj kompanisë eksportuese “Sokolaj” sh.p.k, e cila nga ana e saj ka deklaruar se i kishte blerë mbetjet nga kompania e prodhimit të shufrave të hekurit, “Kurum International”.  Kompania “Kurum” ka mohuar që të ketë lidhje me eksportin e mbetjeve të rrezikshme, ndërsa Gjovana Sokolaj, administratore e kompanisë “Sokolaj”, ka pretenduar në Prokurori se mbetjet nuk janë të rrezikshme.

Drejtori i BAN, Jim Puckett, i pranishëm në portin e Durrësit këtë mëngjes u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të mundësojnë një hapje publike të konteinerëve për një proces hetimor transparent, ndërsa kërkon që qeveria shqiptare të ndajë me organizatën e tij një mostër për analiza të pavarura.

“Ne jemi 95% të sigurt se këto mbetje janë pikërisht ato për të cilat sinjalizuesi na vuri në dijeni dhe jemi 100% të sigurtë që këto mbetje nuk duhej të ishin eksportuar kurrë në Tajlandë,” tha Puckett i BAN.

Drejtori i “Basel Action Network, Jim Puckett bën apel nga Durrësi për një proces transparent hetimi. Foto: LSA.

“Tani që anija u kthye, është jetike që të bëjmë një analizë të plotë dhe transparente të përbërësve të këtyre mbetjeve, të mësojmë se kush i ka prodhuar dhe kush është përgjegjës për transportin pa paketimin dhe njoftimin e duhur, në shkelje të mundshme të ligjit ndërkombëtar,” shtoi ai.

Në prag të mbërritjes së anijes, Prokuroria e Durrësit lëshoi një urdhër sekuestroje të dielën për të 102 konteinerët që ndodhen në bordin e anijes “Molivia”. Urdhri i sekuestros, një kopje e së cilit disponohet nga BIRN, kërkon një përshkrim të detajuar të karakteristikave dhe numrave të konteinerëve si dhe të dhënat mbi kodet e sigurisë dhe gjendjen e plumçeve të secilit konteiner, “pa proceduar me hapjen e konteinerëve”.

Qeveria shqiptare hoqi përgjegjësinë nga vetja në muajin gusht, ndërsa Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Mjedisit pretenduan se të gjitha procedurat e eksportit ishin kryer në rregull.

Megjithatë, drejtori i BAN, Jim Puckett thotë se puna e vërtetë për të zbardhur skandalin sapo ka filluar. Nga porti i Durrësit, Puckett kërkoi një proces transparent dhe të hapur të marrjes së mostrave dhe analizës së mbetjeve, duke përfshirë ndarjen e një mostre prej mbetjeve për BAN dhe organizatat e tjera të pavarura.

Ai kërkoi gjithashtu krahasimin e “gjurmës kimike të mbetjeve me burime të njohura për mbetjet në Shqipëri, për të identifikuar qartë se kush i ka gjeneruar mbetjet”.

Etiketa: Basel Action NetworkGjovana SokolajJim PuckettKapiteneria e portitKurum InternationalMbetjet e rrezikshmeMjedisiMolivia
I mëparshmi

Kosova llogarit koston dhe përfitimet e marrëveshjes së të burgosurve me Danimarkën

Tjetri

SPAK kërkon deklarimin fajtor të ish-prefektit të Kukësit, Granit Gjana

Tjetri
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës

SPAK kërkon deklarimin fajtor të ish-prefektit të Kukësit, Granit Gjana

rama balluku ne fier

‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve

13:25 | 10/06/2026
photo 2026 06 06 20 33 25

Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mikonos’

09:41 | 10/06/2026
mbledhje e klgj

KLGJ refuzon emërimin e Komisionerëve Publikë si gjyqtarë

19:05 | 09/06/2026
Dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri rrisin temperaturën politike

Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake

16:33 | 09/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit

14:21 | 09/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Zgjedhjet në Kosovë: Kurti duhet të marrë parasysh mesazhin e votuesve të lodhur nga krizat

13:22 | 09/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.