AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ankimohet në Kolegj konfirmimi i prokurores Flora Çela

Pasi prokurorja e Vlorës, Flora Çela përfundoi trajnimin në Shkollën e Magjistraturës për arsye të problemeve në aspektin profesional dhe u konfirmua në detyrë nga KPK, Komisionerja Publike, Irena Nino, bazuar në rekomandimin e ONM-së, kërkon shkarkimin nga detyra të këtij subjekti rivlerësimi, me argumentin se problemet e gjetura nuk mund të korrigjoheshin nëpërmjet trajnimit njëvjeçar.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, KP, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja Flora Çela pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisionerja Publike, Irena Nino ushtroi ankim të hënën më 28 tetor ndaj konfirmimit në detyrë të prokurores së Vlorës, Flora Çela. Ankimi bazohet në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM që konstatuan se shkeljet e gjetura në kriterin e profesionalizmit nuk mund të korrigjoheshin me rishkollim në Shkollën e Magjistraturës.

Prokurorja Çela u pezullua nga detyra më 17 tetor 2023, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konstatoi mangësi në kriterin profesional, por që u vlerësuan se mund të plotësoheshin duke ndjekur rishtazi programin e trajnimit pranë Shkollës së Magjistraturës. Më 23 shtator ajo u konfirmua në detyrë nga Komisionit. Kryesuesi i trupës së KPK, Lulzim Hamitaj lexoi raportin e Shkollës së Magjistraturës, sipas të cilit subjekti ka arritur rezultate të mira duke i tejkaluar mangësitë profesionale. Për rrjedhojë u vendos dhe konfirmimi i saj në detyrë.

Flora Çela përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe punon prej asaj kohe si prokurore në Prokurorinë e Vlorës.

 

Por, ONM vlerësoi se Çela duhet të shkarkohet nga detyra për shkak të mangësive profesionale në disa raste, të cilat nuk mund të korrigjohen me ndjekjen e Shkollës së Magjistraturës. Vëzhguesit ndërkombëtarë i kërkuan Komisionerit Publik që të apelojë vendimin e KPK për konfirmimin e Çelës.

Komisionerja Nino, ashtu si ONM, vlerëson se rrethanat e rezultuara nga hetimi administrativ lidhur me aftësinë profesionale të subjektit të rivlerësimit, janë të tilla që nuk mund të korrigjohen përmes programit njëvjeçar të edukimit të Shkollës së Magjistraturës. “Subjekti i rivlerësimit, i gjendur në situatat e mësipërme të shkeljes së ligjit, ka një model pune, që nuk pajtohet me pozicionin e tij dhe nuk arrin të përmbushë kriteret kushtetuese për arritjen e një niveli kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale, duke u gjendur në kushtet e parashikuara nga neni E, pika 4 e aneksit të Kushtetutës”, shprehet Nino në ankim.

Sipas Komisioneres, rrethanat e konstatuara do të përbënin mjaftueshëm një bazë të dhënash mbi të cilën mund të konkludohet se subjekti i rivlerësimit ka shkelur besimin e publikut te sistemi i drejtësisë, edhe sikur të mos ekzistonin rrethanat që bëjnë të mundur aplikimin e përcaktimit ligjor për papërshtatshmëri profesionale.

Pasi analizon çështjet në të cilat janë evidentuar mangësitë profesionale, Nino kërkon shkarkimin nga detyra të prokurores Flora Çela.

Etiketa: Flora ÇelaIrena NinoVeting
Tjetri
Spiropali kritikohet për përdorimin e Kuvendit si trampolinë për takime elektorale

Spiropali kritikohet për përdorimin e Kuvendit si trampolinë për takime elektorale

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.