AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjyqi për incineratorin e Fierit do të ripërsëritet pjesërisht

Gjykata e Posaçme e Apelit pranoi me shumicë votash kërkesën e SPAK për ripërsëritjen e pjesshme të gjykimit të aferës korruptive të incineratorit të Fierit dhe pyetjen e dëshmitarëve, ndërkohë që mbrojtësit e të pandehurve të dënuar në Shkallën e Parë thanë se një gjë e tillë cënon procesin e rregullt ligjor, pasi gjykimi i shkurtuar zhvillohet vetëm mbi bazën e akteve të hetimit paraprak.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe zyrtarë të tjerë të PS në inaugurimin e impiantit të Elbasanit. Foto: Facebook.

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të hënën më 28 tetor të ripërsërisë pjesërisht gjykimin për aferën korruptive të incineratorit të Fierit, duke thirrur për të dhënë deklarimet e tyre pesë dëshmitarë dhe një  nga pesëmbëdhjetë të pandehurit, 12 prej të cilëve u deklaruan fajtorë në shkallën e parë. Vendimi u mor me shumicë votash pas shqyrtimit të kërkesës së bërë nga prokurori i çështjes, Dritan Prençi.

Të gjithë të pandehurit ishin të përfaqësuar me avokatët e tyre apo avokatë kryesisht seancën e të hënës, ç’ka mundësoi vijimin e gjykimit pas 12 seancave të shtyra prej muajit maj. Prokurori Dritan Prençi parashtroi se prokuroria ka ushtruar ankim ndaj vendimeve të dhëna nga gjykata, për pafajësitë e pjesshme, si dhe për uljen e vlerës së korrupsionit. Ai kërkoi thirrjen dhe marrjen e deklarimeve të pesë dëshmitarëve dhe një të pandehure, si dhe vlerësimin e provave nga ana e trupit gjykues të Apelit, duke e cilësuar të gabuar vlerësimin e kryer nga Shkalla e Parë.

Përfaqësuesit e të pandehurve të deklaruar fajtorë kërkuan që të mos pranohej kërkesa e prokurorisë, duke argumentuar se cënohej procesi i rregullt ligjor, pasi procedura është zhvilluar me gjykim të shkurtuar. Sipas tyre, gjykimi i shkurtuar kryhet bazuar në aktet e hetimit paraprak dhe thirrja e dëshmitarëve për t’u marrë deklarime para gjykatës e cënon këtë lloj gjykimi. Ata kërkuan pafajësi.

Pasi u tërhoq, trupi gjykues i kryesuar nga Engert Pëllumbi dhe anëtarë Miliana Muça e Dhimitër Lara vendosi me shumicë votash të pranojë kërkesën e SPAK për ripërsëritjen e pjesshme të gjykimit. Kryesuesi Pëllumbi sqaroi se vendimi u mor me shumicë, pasi gjyqtari Dhimnitër Lara votoi kundër.

Mes prsonave që dy pyeten në gjykatë, është dhe e pandehura Arjola Kodra, e cila u shpall e pafajshme në Shkallën e Parë.

Ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka u dënua me 6 vite e tetë muaj burg për aferën korruptive të incineratorit të Fierit. Biznesmeni Klodian Zoto, i cili gjendet në arrati që kur u shpall në kërkim në dhjetor të vitit 2021, mori dënimin më të lartë me 8 vjet burg.

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako u dënua për shpërdorim detyre me 2.8 vite burg në rastin e incineratorit të Fierit. Disa prej zyrtarëve, të cilët ishin pjesë e grupit të punës që miratoi kontratën e koncesionit, u dënuan me nga dy vjet burg për abuzim me detyrën. Po kështu edhe biznesmenët që besohet se shërbyen si hallka për tranferimin e parave.

Skandali i incineratorëve nisi në vitin 2014 me një vendim të qeverisë për të shpallur një emergjencë mjedisiore, si justifikim për të dhënë koncesionin e incineratorit të Elbasanit. I njëjti grup kompanish mori më pas koncesion për incineratorin e Fierit dhe atë të Tiranës. Dy dyzina me zyrtarë dhe biznesmenë janë arrestuar ose janë shpallur në kërkim për çështjen, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako. Ky i fundit u shpall i pafajshëm në gjykimin për incineratorin e Elbasanit.

Etiketa: Dritan PrençiLefter Koka
Tjetri
Prokurorja Flora Çela konfirmohet në detyrë pas trajnimit në Magjistraturë

Ankimohet në Kolegj konfirmimi i prokurores Flora Çela

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.