AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kryeministri Rama do të drejtojë Këshillin për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor

Shumica socialiste në Komisioni parlamentar për Edukimin dhe Median miratoi projektligjin e ri të qeverisë “Për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor”, i cili kritikohet nga opozita se e vë kërkimin shkencor nën kontrollin e qeverisë dhe ministrash pa njohuri shkencore e pa ekspertizë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni parlamentar për Edukimin dhe Median.

Komisioni parlamentar për Edukimin dhe Median miratoi të martën projektligjin e ri të qeverisë “Për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor”, ku parashikohet ngritja e një organi të ri mbikqyrës “Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor”, i cili do të drejtohet nga Kryeministri.

Pavarësisht se në ligj thuhet se ky organ do të ketë vetëm rol këshillues për përmirësimin e kërkimit shkencor, praktikisht ai merr përsipër të rekomandojë, jo vetëm politikat mbështetëse në këtë drejtim, por dhe të orientojë fushat e kërkimit shkencor. Në përbërje të Këshillit parashikohet të jenë 7 ministra, ministri përgjegjës për shkencën; inovacionin; energjinë; bujqësinë; shëndetësinë; mbrojtjen dhe për mjedisin, si dhe përfaqësues nga institucionet e arsimit të lartë, nga Akademia e Shkencave dhe qendrat e inovacionit.

Gjatë miratimit në mënyrë të njëanshme nga deputetët socialistë në nenin përkatës që parashikon mënyrën e funksionimit të këtij këshilli u ndryshua vetëm një fjalë në funksionet që do të kryejë ky këshill duke zëvendësuar ‘monitoron’ me ‘analizon’, -“analizon sistemin kombëtar të shkencës dhe kërkimit shkencor si dhe ecurinë drejt integrimit të sistemit në zonën evropiane të kërkimit (ERA), duke rekomanduar përmirësimin e tij sipas rastit”.

Zëvendësimi shkaktoi diskutime në komision, pasi deputetët e opozitës të pranishëm këmbëngulën që shqetësimi nuk lidhej me një fjalë, por me qëllimin e dispozitës për kontrollin e shkencës nga Kryeministri.  “Po lëmë shkencën në duart e disa njerëzve jo teknikë dhe kjo ngre shqetësim për censurim të lirisë së kërkimit shkencor”- tha deputetja e PD-së Oriela Nebijaj. “Një model antishkencor dhe antieuropian”- e cilësoi nenin në fjalë kryetarja e këtij komisioni, Ina Zhupa, duke folur për BIRN-in pas mbledhjes së komisionit.

“Përbërja e këshillit manifeston vullnetin, për të zhbërë reformën në kërkimin shkencor dhe ta rikthejë nën Akademinë e Shkencave dhe Ministrive, i manifestuar me tendencat centralizuese të para viteve 90, që koha provoi se ishte një eksperiment i dështuar”- shtoi Zhupa. Kryeministria nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN se me çfarë cilësish shkencore kryeministri merr përsipër të drejtojë një këshill për kërkimin shkencor.

Deputetët socialistë miratuan një sërë ndryshimesh në formulimet fillestare, për të cilat thanë se ishin sugjerime të ardhura nga drejtuesit e universiteteve, një organizëm i cili fillimisht e kundërshtoi me forcë nismën duke i kërkuar qeverisë të tërhiqet.

Konferenca e Rektorëve i kishte dërguar Kuvendit një oponencë të gjatë me argumente kundër draftit qeveritar ku ngrihej shqetësimi se dispozitat ligjore ishin anti-kushtetuese, cënonin lirinë shkencore dhe nuk zgjidhin problematikat e vërteta që ka fusha e kërkimit shkencor.

Gjithsesi varianti final duket se është pranuar prej tyre. Kryetari i Konferencës së Rektorëve, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha,  i tha BIRN-it të martën se nuk kishte kundërshtime për variantin e miratuar në komision. “Kemi qenë në komunikim me ministrinë e Arsimit dhe besojmë se janë reflektuar shqetësimet tona”- tha ai në një bisedë telefonike.

Ndërsa deputetja Zhupa i cilësoi ndryshimet e draftit fillestar si “retushime” që nuk zgjidhin problematikat themelore te ligjit. “Një ligj antishkencë dhe antieuropë, që censuron dhe patronazhon shkencën nga politika”- këmbënguli ajo.

Etiketa: “Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor”“Për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor”Artan HoxhaEdi RamaiNA xHUPAIna ZhupaKërkim ShkencorKomisioni parlamentar për Edukimin dhe MedianKuvendioRI nEBIAJ
Tjetri

Ekspertet japin përgjigje për pyetjet e SPAK në çështjen ndaj Sonila Qatos

press 2333329 1920 e1769165301943

Raport: Institucionet vazhdojnë të pengojnë të drejtën e informimit

18:45 | 30/06/2026
drejtoria e poliocise

Policia përplaset me protestuesit përpara Parlamentit

18:34 | 30/06/2026
‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

“Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit

17:45 | 30/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Shtetasi kolumbian i kokainës dënohet me 14 vjet burg

16:03 | 30/06/2026
photo 2026 06 29 21 15 25

PS u përpoq të ndikojë votën e europarlamentarëve për projektin e Zvërnecit

14:32 | 30/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës

08:34 | 30/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.