AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjyqi ndaj Sonila Qatos: Përmbyllen diskutimet për ekspertimin e ri të punimeve në rrugën e Arbrit

Tre ekspertet e caktuara nga gjykata për të verifikuar punimet në tre tunelet e rrugës së Arbrit që shoqëria Gjoka i ka paraqitur si punime të ngjashme në tenderin e Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë në vitin 2019, deklaruan se ishin realizuar në masën 79.91%, por shtuan se nuk kishte pasur punime të përfunduara.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sonila Qato. Foto: ARRSH.

Diskutimet mbi ekspertimin e ri të kryer për punimet e rrugës së Arbrit të kryera nga shoqëria “Gjoka”, që janë përdorur si punime të ngjashme në garën për tenderin 19 milionë euro të tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë në vitin 2019, u përmbyllën të martën më 5 nëntor, pasi u shteruan pyetjet e pakta të palëve në procesin penal ndaj ish-drejtoreshës së ARRSH-së, Sonila Qato dhe disa vartësve të saj.

Qato dhe zyrtarët e tjerë të ARRSH-së akuzohen se favorizuan një shoqëri në hije në tenderin 19 milionë euro të tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë në vitin 2019, duke skualifikuar shoqërinë “Gjoka” bazuar në një ekspertim për punimet e kryera deri atëherë në Rrugën e Arbrit. Megjithatë, pas kallëzimit të kryer ndaj Qatos dhe vartësve të saj, “Gjoka” arriti të fitojë tenderin. Qato dhe të pandehurit e tjera i mohojnë akuzat dhe kërkojnë vendosjen para përgjegjësisë penale të shoqërisë “Gjoka”.

Ekspertimi i ri u krye pasi u vlerësua i pavlefshëm dhe i papërdorshëm një akt i kryer nga ekspertë të caktuar nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda në vitin 2019, për arsye se një prej ekspertëve kishte qenë i dënuar.

Prokurori Elvin Gokaj, i cili përfaqëson SPAK në gjykimin e kësaj çështjeje, i pyeti ekspertet se sa kanë rezultuar në përqindje punimet e kryera prej kompanisë “Gjoka” në rrugën e Arbërit.

Ekspertet u shprehën se ka rezultuar se kanë qenë të realizuar 79.91% të punimeve në të tre tunelet.

Avokatët pyetën nëse në këtë përllogartije janë përfshirë edhe punimet e fshehura, që nuk janë të dukshme. Ekspertet theksuan se punimet e maskuara i kanë konsideruar 100%, pasi nuk mund t’i konstatojnë. Sipas tyre, pa ato punime nuk mund të vijohet me të tjerat.

Përfaqësuesi ligjor i Qatos, avokati Vladimir Meçe kërkoi nga ekspertet që të saktësonin nëse ka pasur punime të përfunduara në vitin 2019. Ekspertet u shprehën se iu ka rezultuar se është realizuar 79.91% e punimeve, por se nuk ka pasur punime të përfunduara.

Në vijim, në përgjigje të pyetjeve të avokatëve, ekspertet thanë se tabelat e punimeve të pakryera në të dy raportet e hartuara nga ARRSH janë të njëjta.

Pasi palët nuk kishin kundërshtime apo qëndrime të tjera lidhur me ekspertimin e ri, gjykata konstatoi përmbylljen e kësaj faze të gjykimit dhe i lejoji ekspertet të largoheshin nga salla.

Në vijim, gjykata rrëzoi si të pabazuar një kërkesë të shoqërisë “Gjoka”, për t’u pyetur lidhur me aktin e ekspertimit teknik për punimet në tre tunelet në rrugën e Arbrit, që i në 2019-ën i ka paraqitur në tender si punime të ngjashme. Kryesuesja e trupit gjykues, Irena Gjoka tha se gjykata i ka përmbushur gjithë detyrimet ligjore dhe se shoqëria “Gjoka” në cilësinë e viktimës ka të drejtë të paraqitet në seancë sa herë ta vlerësojë.

Me kërkesë të prokurorit për më shumë kohë për të paraqitur prova të reja në gjykim, nëse do të ketë të tilla, gjykata vendosi shtyrjen e seancës për më datë 19 nëntor, në orën 09:30.

Etiketa: Irena GjokaKardhiq-DelvinëProkuroria për Krime të RëndaRruga e ArbritSonila QatoSPAKVladimir Meçe
Tjetri
Propaganda e qeverisë do t’i kushtojë ‘pak më lirë’ taksapaguesve në vitin 2025

Propaganda e qeverisë do t’i kushtojë 'pak më lirë' taksapaguesve në vitin 2025

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.