AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Italia sjell anijen e dytë me emigrantë në Shëngjin

Anija “Libra” e marinës italiane solli 8 emigrantë, 6 nga Egjipti dhe 2 Bangladeshi, në portin e Shëngjinit. Emigrantët pritet të vendosen në Gjadër në zbatim të marrëveshjes kontroverse mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres së Italisë Giorgia Meloni.

Elvis HilangaElvis Hila
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anija Libra në Portin e Shëngjinit. Foto: Elvis Hila

Anija “Libra” e marinës italiane, me 8 emigrantë në bord 6 nga Egjipti dhe 2 Bangladeshi, u ankorua rreth orës 8:00 të mëngjesit të së premtes në Portin e Shëngjinit. Kjo është anija e dytë me emigrantë të kapur në Mesdhe që vjen në Shëngjin, pasi në tetor një udhëtim i ngjashëm dështoi kur një gjykatë në Romë vendosi se refugjatët e sjellë në Shqipëri duhej të dërgoheshin në Itali.

Pas procedurave brenda anijes, në orën 9:00 refugjatët nën shoqërinë e forcave të sigurisë Italiane  zbritën grupe-grupe dhe u vendosen në qendrën pritëse brenda portit të Shëngjinit.

Aty, ata do të qëndrojnë në karantinë për disa orë, ku po kryhet edhe verifikimi i tyre dhe kontrolli shëndetësor e më pas me autobus do të dërgohen në kampit e Gjadrit.

I gjithë ky operacion i dytë i këtij lloj u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ku krahas autoriteteve Italiane pati prani dhe të policisë shqiptare.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët u firmos më 6 nëntor 2023 në Romë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe ngjalli shumë debate në të dy anët e Adriatikut, por pavarësisht kundërshtimeve u ratifikua me shumicë votash nga parlamentet e të dy vendeve. Italia pritet të shpenzojë me 670 dhe 850 milionë euro për këtë skemë, e cila është normalisht më e kushtueshme se sa trajtimi i zakonshëm në territorin italian.

Grupi i parë i emigrantëve të cilët mbërritën më 16 tetor qëndruan vetëm tre ditë në Shqipëri, pasi Gjykata e Romës detyroi Italinë të kthejë mbrapsht kontingjentin e azilkërkuesve, pasi nuk vinin nga vende të sigurta.  Për të zgjidhur ngërçin, më 21 tetor kryeministrja Giorgia Meloni nxori një dekret ku përditësonte listën e vendeve të sigurta dhe tashmë mbetet për tu parë funksionimi ose jo i kësaj marrëveshje. Marrëveshja është kritikuar ashpër nga organizatat e të drejtave të njeriut, që e shohin atë si të rrezikshme dhe ngrenë dyshime se për pasojë do të cënohet procesi i rregullt ligjor i trajtimit të azilkërkuesve.

Etiketa: bangladeshiEdi RamaegjiptiGiorgia MeloniGjaderGjykata e RomesGjykata e StrasburgutItaliKampi i emigrantëveportiShëngjin
Tjetri
Prokurori Lazër Çardaku shkarkohet nga detyra

Prokurori Lazër Çardaku shkarkohet nga detyra

marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
edi rama dhe blendi gonxhe

Administratë dhe nxënës shkollash: Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

08:43 | 11/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.