AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

PS bllokon dëshminë e Edi Ramës dhe Vilma Nushit për aferën e sterilizimit

Dëshmia e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja për kontratën miliona euroshe të sterilizimit u mbajt peng nga debatet politike dhe për procedurë të socialistëve dhe demokratëve, ndërkohë shumica kundërshtoi thirrjen e kryeministrit dhe sipërmarrëses Vilma Nushi për shkak të afateve të komisionit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ihs-ministri Ilir Beqja para Komisionit Parlamentar. Foto | LSA

Anëtarët socialistë në Komisionin Hetimor Parlamentar për “Shërbimet publike të Sterilizimit dhe të Check-up në shëndetësi” kundërshtuan të martën thirrjen si dëshmitarë të kryeministrit Edi Rama dhe sipërmarrëses Vilma Nushi.

Debati mes deputetëve të opozitës nisi gjatë një mbledhje të gjatë ku ishte thirrur për të dëshmuar ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, i arrestuar me akuzën për “shpërdorim detyre” lidhur me abuzimin me fonde tw Bashkimit Euroian.

Kryetarja e Komisionit, deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi kërkoi që të merret një vendim për të kërkuar sërish zgjatjen e afatit të komisionit në mënyrë që të thirren të gjithë dëshmitarët e lidhur me çështjen, duke përfshirë dhe kryeministrin si përgjegjës për dhënien e këtyre dy koncesioneve dhe biznesmenen Nushi si përfituese direkt në kontratën e Check-up.

Por, nënkryetari socialist Plarent Ndreca këmbënguli se nuk kishin rënë dakord për dëshmitarë të tjerë dhe se afati nuk mund të shtyhej përsëri pas dy shtyrjeve të miratuara nga Kuvendi. “Kemi ezauruar dëshmitarët”- tha ai, duke shtuar se dëshmitari kryesor ishte Beqja.

Por, sipas Vokshit, opozitës dhe çdo deputeti i ka dhënë Gjykata Kushtetuese të drejtë që të kërkojnë dëshmitarë dhe pa qenë nevoja për të rënë dakord me deputetët socialistë.

“Të mos vijë Vilma Nushi që e kemi kërkuar që ditën e parë si një përfituese direkt, kjo tregon se ju keni porosi për të mbrojtur deri në fund atë”- iu drejtua ajo deputetëve socialistë, duke shtuar se “ajo nuk mund të dalë mbi ligjin”.

Afati i komisionit përfundon këtë javë, ndërkohë që shumë nga seancat gjatë më shumë se 10 muajve që komisioni është në fuqi janë shpenzuar për debate mes palëve.

Edhe seanca e së martës nuk bëri përjashtim pasi më shumë se 5 orë u debatua për procedurë ndërkohë që ish-ministri Ilir Beqja priste të dëshmonte.

Beqja mbërriti në Kuvend me duart e prangosura i shoqëruar nga policia dhe sapo u ul në vendin e dëshmitarit futi në ngërç komisionin me kërkesën për të shoqëruar deklaratën e tij me pamje vizuale, foto dhe video, me anë të cilave kërkonte të mbronte vendimin për të dhënë me koncesion procesin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale në spitalet publike.

Kjo është kontrata më e shtrenjtë e partneritetit publik privat e qeverisë ‘Rama’ në sektorin e shëndetësisë, e cila u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 76 milionë euro deri në fund të vitit 2022 dhe sipas hetimit të Prokurorisë së Posaçme është dhënë në kushtet e konfliktit të interesit, shpërdorimit të detyrës dhe manipulimit të studimit të fizibilitetit.

Kryetarja e Komisionit refuzoi dëshminë e Beqajt me mjete vizuale, duke e cilësuar kërkesën e tij në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale dhe një tentativë për të bërë spektakël, por socialistët mbrojtën me ngulm kërkesën e Beqajt.

Socialistët këmbëngulën që të hidhej në votim kërkesa e Beqajt për prezantim vizual të mbrojtjes së tij, ndërsa Vokshi e akuzoi PS-në për tentativë bllokimi të dëshmisë së tij, ndërkohë që i dha Beqajt mundësinë të lexojë një deklaratë para marrjes në pyetje.

Etiketa: Albana VokshiArben GjataASHKBashkimi EvropianBiznesmenblerjedetyrimEdi RamaEuroGenc BurazeriGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësgjykimHetimhetimeIlir BeqajIlir RrapajInvestital LlcKlodian RrjepajKoncesionetKontrata koncesionareKorrupsionKorrupsionikostoKrimKryeministri Edi RamaLigjMarsela SerjaniMASMjekmjekëMonitorNaile AjaziOSTpasojaPetro MersiniPlarent NdrecaPlrant NdrecaPPPProcedimiProkuroriaPunëPunëtorPunëtorëQSUTRamaSaimir KadiuSASPACsekuestro preventiveSHShpërdorim detyreshqipSPAKVilma Nushi
Tjetri

SPAK kërkon 2 vjet e 8 muaj burg për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako

prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.