AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Raporti gjen se shantazhi dhe përndjekja janë format më të përhapura të dhunës online ndaj fëmijëve

Raportimet e platformës për internet të sigurt për fëmijë “iSigurt.al” në Shqipëri kanë evidentuar se gjatë vitit 2024 forma më e raportuar e dhunës në hapësirën online ndaj fëmijëve është ajo e shantazheve, përndjekjes dhe kërcënimeve ndaj tyre.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore gjatë prezantimit të nismës NetSmartKids Albania për mbrojten e fëmijëve online. Foto : Nensi Bogdani.

Platforma “iSigurt.al” për internet të sigurt për fëmijë në Shqipëri në bashkëpunim me Qendrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve CRCA dhe Linjën Kombëtare të Këshillimit Alo 116 prezantuan të enjten në kuadër të nismës NetSmartKids Albania disa nga gjetjet kryesore lidhur me situatën e dhunës në hapësirën online ndaj fëmijëve në vendin tonë.

Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt për Fëmijë iu referua monitorimeve për periudhën Janar-Tetor 2024 lidhur me rastet e dhunës të raportuara nga vetë fëmijët, adoleshentët, apo prindërit e kujdestarët e tyre.

“Ndryshe nga vitet e mëparshme, gjatë vitit 2024 forma kryesore e dhunës e raportuar nga fëmijët dhe adoleshentët ka qenë ajo e ‘Përndjekjes, shantazhet dhe kërcënimet’”, tha Borjana Dine, psikologe dhe drejtuese e qendrës dhe platformës “iSigurt.al”.

Platforma “iSigurt.al” merret që prej vitit 2015 me mbrojtjen e fëmijëve nga çdo formë e dhunës online, si edhe me trajtimin e këtyre rasteve të dhunës, deri në ndjekjen dhe zgjidhjen e tyre.

Vetëm gjatë vitit 2024, në platformën “iSigurt.al” kanë mbërritur 330 raportime, të cilat specifikisht lidhen me shkelje në 1567 linqe URL në hapësirën kibernetike.

“Platforma Tik-Tok kryeson numrin e linqeve me përmbajtje të dëmshme apo të dhunshme, me 1175 linqe, ndjekur nga Telegram me 157 linqe, Instagrami me 78 linqe, dhe Facebook me 65 linqe”, u shpreh psikologia Dine mbi gjetjet e vitit 2024.

Dine shpjegoi se raportimet më të shumta vijnë kryesisht nga qyteti i Tiranës (48%), ndjekur nga Durrësi me 10% dhe Kukësi me 7% te raportimeve, teksa shtoi se vajzat bëjnë raportimet më të shumta.

Nga ana tjetër, edhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pranuan se dhuna ndaj fëmijëve në hapësirën kibernetike është një fenomen shqetësues në rritje që duhet luftuar.

“Na rezulton se 14% e 1000 fëmijëve të intervistuar janë ndeshur me situate të pakëndshme në internet, teksa 3 në 10 fëmijë janë ndeshur drejtpërdrejt me dhunë në internet”, tha Denada Seferi, zv/ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Etiketa: Borjana DineDenada SeferifëmijëtInstagramiiSigurt.alLinjën Kombëtare të Këshillimit Alo 116Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes SocialeQendrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve CRCATik-Tok
Tjetri
KPK konfirmon ndihmësin ligjor Spartak Mitrushi

KPK konfirmon ndihmësin ligjor Spartak Mitrushi

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.