AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Mbetjet e rrezikshme” në Durrës, banorët e Porto Romanos në protestë

Banorët e lagjes Porto Romano në Durrës protestuan paraditen e së dielës kundër vendosjes së mbetjeve të konsideruara “të rrezikshme” nga industria në zonën e tyre. Ata kërkuan ndërhyrjen urgjente të autoriteteve për largimin e këtyre mbetjeve, duke shprehur shqetësimin për rrezikun që ato paraqesin për shëndetin e tyre. 

Erjola AzizollingaErjola Azizolli
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme, Mjedisi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banoret e Porto Romanos protestojne kunder depozitimit te kontejnerëve me mbetje te rrezikshme

Pasi qëndruan për 12 ditë në det të hapur, autoritetet zbatuan një vendim sekuestroje të Prokurorisë së Durrësit dhe shkarkuan 102 kontejnerë me mbetje të dyshuara si të rrezikshme. Këto mbetje u vendosën në një pronë nën menaxhimin e Agjencisë së Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), pranë EcoParkut në Porto Romano.

Ky vendim nuk është pritur mirë nga banorët e zonës. Dhjetëra prej tyre dolën të dielën në rrugën kryesore të lagjes dhe protestuan për më shumë se një orë, duke kërkuar largimin e kontejnerëve. Ata kundërshtuan ashpër vendosjen e 102 kontejnerëve të dyshuar për mbetje të rrezikshme në zonën e tyre.

Sipas raportimeve, këto kontejnerë, që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, ishin eksportuar nga Shqipëria drejt Tajlandës, por u kthyen pas alarmit të dhënë nga organizatat mjedisore. Ato u shkarkuan më 8 nëntor në Portin e Durrësit dhe më pas u vendosën në Porto Romano.

Banorët, të mbështetur edhe nga fqinjë të ardhur nga zona e Sektorit Rinia, u mblodhën pranë vendit ku ndodhen kontejnerët dhe kërkuan zhvendosjen e tyre. Ata deklaruan se mbetjet përbëjnë kërcënim serioz për shëndetin e tyre dhe për kafshët që ushqehen afër zonës.

“Ne jemi familjarë, kemi fëmijë dhe të moshuar. Këtu na kanë sjellë një ‘kancer’ të tmerrshëm,” u shpreh një prej banorëve gjatë protestës. Ai kërkoi përgjegjësi nga pronari i tokës ku janë vendosur mbetjet:

“Pse pronari që e ka dhënë këtë tokë me qira nuk vjen këtu të bisedojë me popullin?”

Më tej shtoi: “Përse ai pronar nuk i ka çuar këto mbetje tek lagjja apo shtëpia e tij, por i ka sjellë këtu për interesa personale, duke dëmtuar familjet që jetojmë këtu?”

Banorët paralajmëruan përshkallëzim të protestave nëse autoritetet nuk marrin masa për zhvendosjen e mbetjeve.

“I bëj thirrje kryeministrit dhe prokurorit që të vijnë këtu dhe të largojnë këto mbetje,” deklaroi një tjetër protestues.

Udhëtimi i 102 kontejnerëve me destinacion Tajlandën ka ngjallur shqetësime prej muajit gusht, kur organizata mjedisore “Basel Action Netëork”, BAN, ngriti alarmin se brenda tyre mund të fshiheshin tonelata me mbetje të rrezikshme me burim hirin e oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD).

Prokuroria e Durrësit nisi atëherë një hetim ndaj kompanisë eksportuese “Sokolaj” sh.p.k, e cila nga ana e saj ka deklaruar se i kishte blerë mbetjet nga kompania e prodhimit të shufrave të hekurit, “Kurum International”.  Kompania “Kurum” ka mohuar që të ketë lidhje me eksportin e mbetjeve të rrezikshme, ndërsa Gjovana Sokolaj, administratore e kompanisë “Sokolaj”, ka pretenduar në Prokurori se mbetjet nuk janë të rrezikshme.

Drejtori i BAN, Jim Puckett, i cili vizitoi Shqipërinë më 28 tetor dhe ishte i pranishëm në portin e Durrësit ditën e mbërritjes së anijes “Molivia”, u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të mundësojnë një hapje publike të kontejnerëve për një proces hetimor transparent, ndërsa kërkon që qeveria shqiptare të ndajë me organizatën e tij një mostër për analiza të pavarura.

Etiketa: DurrësGjovana SokolajJim PuckettKurum InternationalMbetjet e rrezikshmeMjedisMoliviaOrganizatat mjedisorePorto RomanoSokolaj
Tjetri
Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Darjel Sina 

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Darjel Sina 

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.