AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova dhe Maqedonia e Veriut bien dakord për të lehtësuar kalimet kufitare në vitin 2025

Në një seancë të përbashkët qeveritare, të dy vendet ranë dakord të lehtësojnë kalimet kufitare nga janari i vitit 2025.

Përparim IsufingaPërparim Isufi
2 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut pas takimit të tyre të përbashkët në Prishtinë më 18 nëntor 2024. Foto: BIRN

Kosova dhe Maqedonia e Veriut u zotuan të hënën të lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve përtej kufijve duke rënë dakord që nga viti i ardhshëm të aplikojnë marrëveshjen “një sportel i vetëm” në pikat e kalimit kufitar.

Ministrat e brendshëm të vendeve, Xhelal Svecla dhe Pance Toskovski, e nënshkruan protokollin gjatë një takimi të përbashkët të dy qeverive të mbajtur në Prishtinë, ku u finalizuan dy marrëveshje të tjera për energjinë dhe arsimin.

“Rritja e shkëmbimit tregtar mes vendeve tona është reflektuar edhe me rritjen e lëvizshmërisë së qytetarëve tanë. Në periudhën janar-nëntor të këtij viti, janë regjistruar pothuajse pesë milionë kalime kufitare në të dy drejtimet, një rritje e konsiderueshme nga 3.5 milionë që ishte në vitin 2019”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë takimit me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, dhe kabinetet e tyre.

“Duke filluar nga 1 janari 2025, në dy pika kalimi, Hani i Elezit-Bllacë dhe Jazhincë-Globoçicë, do të zbatojmë një… model ku policët tanë punojnë së bashku në të njëjtën ndërtesë. Ky bashkëpunim do të reduktojë kohën e pritjes në kufi dhe do të lehtësojë lirinë e lëvizjes së qytetarëve tanë”, tha Kurti gjatë takimit.

Mickoski tha se dëshiron të mbajë “marrëdhënie miqësore të cilat do t’i avancojmë më tej me uljen e barrierave”.

“Do të isha i lumtur nëse brenda disa javësh do të mund të shihnim një kontroll të vetëm kufitar dhe jo dy, duke shmangur kështu turmat në kufi dhe duke shkaktuar ndjenja të pakëndshme në pikat e kalimit kufitare”, tha Mickoski. “Ne synojmë të shkojmë drejt një Evrope pa kufij”, shtoi ai.

Kurti tha se shkëmbimi tregtar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, i regjistruar në 432 milionë euro në vitin 2023, paraqet “një rritje prej 52 për qind krahasuar me vitin 2019, kur ishte 284 milionë euro”. Kurti tha se eksportet e Kosovës në Maqedoninë e Veriut u rritën nga 44 milionë euro në vitin 2019 në 121 milionë në vitin 2023.

Mickoski bëri thirrje për rritje të bashkëpunimit. “Këtë vit, tregtia mes vendeve tona do të arrijë mbi 500 milionë euro dhe në vitet e ardhshme edhe më shumë. Kjo do të sjellë përfitime për dy vendet tona”, tha Mickoski.

Që nga prilli i vitit 2016, qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kanë mundur të kalojnë kufijtë vetëm me kartat e tyre të identitetit, pasi u arrit një marrëveshje për të lehtësuar udhëtimin mes dy vendeve.

“Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje. Ne kemi komunikim të vazhdueshëm. Ekonomia, tregtia, arsimi, shëndetësia, turizmi dhe bashkëpunimi rajonal janë vetëm disa nga temat”, tha Kurti.

Etiketa: Albin KurtiHristjan MickoskiKosovëMaqedonia e VeriutmosmarreveshjePance ToskovskiXhelal Svecla
Tjetri
Mbretëria e Bashkuar synon luftimin e bandave të trafikimit të emigrantëve në Ballkan

Mbretëria e Bashkuar synon luftimin e bandave të trafikimit të emigrantëve në Ballkan

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.