AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

‘Shkop dhe karrotë’: Bashkia thyen grevën e punonjësve të pastrimit

Bashkia e Fierit u premtoi gojarisht kushte më të mira dhe një pagë të 13-të punonjësve të pastrimit të zonave rurale, ndërsa ushtroi gjithashtu presion për ndalimin e grevës së njoftuar prej tyre. Inspektoriati i Punës deklaroi se po verifikonte situatën dy javë pas njoftimit të grevës.

Valbona DavidhingaValbona Davidhi
17:22 | 02/12/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punëtorët e ndërmarrjes së pastrimit gjatë protestës së mbajtur në Fier dy javë më parë. Foto: Valbona Davidhi/ BIRN.

Mbi 30 punonjës të ndërmarrjes së pastrimit për zonat rurale në bashkinë e Fierit njoftuan më 18 nëntor nisjen e një greve pa afat dhe listuan si kërkesa rritjen e pagës, kushte më të mira të punës dhe respektim të disa të drejtave, përfshi lejet vjetore që thanë se nuk i merrnin.

Por vetëm një ditë pas shpalljes së grevës pa afat, punonjësit e pastrimit të zonave rurale në bashkinë e Fierit u rikthyen në punë pa iu plotësuar kërkesat dhe pa u shqyrtuar pretendimet e ngritura.

Një nga punonjësit, i cili foli me BIRN në kushtet e anonimatit për shkak të frikës për vendin e punës, tha se greva dështoi që të nesërmen, pasi punonjësit u kontaktuan nga zyrtarë të bashkisë që premtuan kushte më të mira dhe një pagë të 13-të. Ai tha gjithashtu se njëri prej organizatorëve u penalizua, duke u transferuar në turnin e natës.

“Kur vajta ditën tjetër te parku (vendparkimi i automjeteve të pastrimit të bashkisë ku nisi greva e punonjësve), nuk ishte asnjë nga kolegët, ishin shpërndarë në punë. I kishin marrë në telefon që atë natë. Kështu u detyrova edhe unë të nis punën, se e kemi bukën e gojës,” tha punonjësi.

“Ta gjejnë kleçkën këta e të heqin nga puna”, shtoi ai duke iu referuar eprorëve.

Një tjetër punonjës, pjesëmarrës i grevës i tha BIRN se punonjësit ishin takuar ditën tjetër me zyrtarët e bashkisë, ku u ishte premtuar se do t’u jepet paga e 13-të dhe do të furnizoheshin me mjete dhe veshje shtesë për të përmirësuar kushtet e punës.

“Jo, ne e ndaluam grevën se ata na premtuan pagë të 13-të. Na thanë që do sjellin veshje dhe pajisje të reja dhe do përmirësojnë kushtet e punës. Tani s’e dimë kur do na e hedhin pagën këtë vit apo nga fillimin e vitit tjetër,” tha Enver Licaj, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit në Bashkinë e Fierit

Emiljano Skenda, drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit në bashki, i pranon problemet e denoncuara nga punonjësit, por tha se ata po përpiqeshin që t’u jepnin zgjidhje.

“Ajo që kemi bërë menjëherë pas protestës se punonjësve, e cila duhet ta theksoj, mund të ishte shmangur nëse punëtorët do të drejtoheshin fillimisht në drejtori sepse do t’i kishim dhënë zgjidhje problematikës, është se kemi shlyer dhe po shlyejmë, pagesat e orëve shtesë dhe lejet vjetore të prapambetura,” tha Skenda.

Skenda pranoi se punonjësve u ishte premtuar një pagë e 13-të, por tha se kjo nuk ishte kompetencë e ndërmarrjes dhe ai thjeshtë e dinte që po diskutohej. Skëndaj tha se menjëherë pas grevës punonjësit ishin pajisur me uniforma të reja dhe shtoi se kishte vetëm pak javë në detyrë, duke lënë të kuptohet se s’kishte pasur dijeni për problematikat.

Për më shumë se dy javë pas fillimit të grevës dhe denoncimit të trajtimit të padrejtë në punë, punonjësit thanë se nuk u kontaktuan nga Inspektorati i Punës dhe se askush veç zyrtarëve të bashkisë nuk u interesua për ta.

“Nuk na ka kontaktuar asnjë tjetër përveç takimit që patëm me drejtuesit në bashki, ku na thanë se do na paguajnë vështirësi pune, pagë të 13-të, do na paguajnë për orët shtësë  dhe do na japin pajisje të reja, veshje etj”, tha Enver Licaj për BIRN.

BIRN mësoi se Inspektorati i Punës u vu në lëvizje vetëm dy javë pas grevës.  Drejtoresha e Inspektoriatit për rajonin, Tereza Lacaj tha se inspektimi si procedurë nis kryesisht sa herë ka pretendime apo denoncime nga punonjësit. Ajo tha se inspektimi për rastin nisi të hënën më 2 dhjetor dhe se vonesa vinte pasi ata ishin angazhuar në një procedurë tjetër.

“Ne jemi duke u marrë me një tjeter inspektim këtë periudhë, ndaj rasti i punonjësve të bashkisë së Fierit do të hapet sot si procedurë. Inspektimi në të tilla raste kërkon kohë, por ajo që mund të themi në këtë moment është se pretendimet e punonjësve, edhe kur ato bëhen vetëm në media, janë shkak për nisjen e procedurës së inspektimit,” tha Lacaj për BIRN.

Ndërmarrja e Pastrimit në bashkinë e Fierit ka 150 punonjës që paguhen me pagën minimale prej 40,100 (bruto) lekësh, por brigada e pastrimit të zonave rurale punon në kushte të vështira për shkak të mungesës së mjeteve dhe heqjes së koshave në zonat rurale.

Etiketa: Bashkia e FieritEmiljano SkendaGrevaInspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve ShoqëroreKushtet e punesNdermarrja e PastrimitTereza Lacaj
I mëparshmi

KPA njihet me parashtrimet në çështjen ndaj prokurorit Florian Bonjaku

Tjetri

SPAK kërkon gjykimin e deputetit Asllan Dogjani për deklarim të rremë

Tjetri
SPAK kërkon gjykimin e deputetit Asllan Dogjani për deklarim të rremë

SPAK kërkon gjykimin e deputetit Asllan Dogjani për deklarim të rremë

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

17:00 | 17/06/2026
protesta e flamingove

Jo flamingot, por krimi i organizuar është ekuivalenti modern i falangave fashiste

11:58 | 17/06/2026
1773062624 img iran1

Paqja me Iranin tani varet nga Libani

11:57 | 17/06/2026
marjana koceku

Deputetja Marjana Koçeku merr kërcënime me jetë pas tërheqjes nga PS

11:41 | 17/06/2026
10 downing street. mod 45155532

Makthi i çdo kryeministri britanik

11:31 | 17/06/2026
delta palase green coast (1)

Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast

07:10 | 17/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.