AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Tre të arrestuar në Kosovë në një hetim për pengim të drejtësisë në Gjykatën e Hagës

Tre persona, duke përfshirë një ish-ministër drejtësie, thuhet se u arrestuan ndërsa Zyra e Prokurorit të Specializuar me bazë në Hagë po heton dyshimet për pengim të drejtësisë në lidhje me gjyqet e krimeve të luftës të ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Xhorxhina BamiAdelina AhmetingaXhorxhina BamidheAdelina Ahmeti
2 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Isni Kilaj në gjykatë në nëntor 2023. Foto: Dhomat e Specializuara të Kosovës/Livestream.

Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Bashkim Smakaj u arrestuan të enjten në Kosovë, raportojnë mediat, teksa Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë hetoi pretendimet për “vepra penale kundër administrimit të drejtësisë”. Arrestimet nuk janë konfirmuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, e mbështetur nga misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, bastisi gjithashtu shtëpinë e ish-ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi. Disa media kanë raportuar gjithashtu arrestimin e Kuçit, por BIRN nuk mundi ta konfirmonte këtë.

Kuçi është edhe ish-zv/kryeministër. Kilaj është ish-kryetar i Komunës së Malishevës dhe Smakaj është ish-kryetar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, AKI.

“…Zyra e Prokurorit të Specializuar po kryen operacione të vazhdueshme në Kosovë në një hetim që fokusohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë”, njoftoi Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Operacionet e Zyrës së Prokurorit së Specializuar janë autorizuar nga ana gjyqësore nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, shtoi ajo. Ajo nuk pranoi t’i jepte BIRN-it më shumë informacione mbi të arrestuarit apo akuzat specifike kundër tyre.

Avokati i Fazliut, Skënder Musa, tha për BIRN: “Ne dimë vetëm që ai është arrestuar, asgjë tjetër. Ai u arrestua para shtëpisë së tij, ndërsa shkonte në punë.” Djali i Fazliut tha për BIRN se babai i tij u arrestua në orën 8 të mëngjesit dhe familja nuk ka informacione të mëtejshme.

Në nëntor 2023, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë urdhëruan disa bastisje në Kosovë në shtëpitë e aleatëve dhe këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Bastisjet ishin pjesë e hetimeve për pengimin e mundshëm të drejtësisë, duke përfshirë disa prej të arrestuarve të enjten.

Gjatë bastisjeve të vitit 2023, Kilaj u arrestua për herë të parë. Në nëntor 2023, gjyqtari i procedurës paraprake deklaroi: “Ekziston dyshimi i bazuar se z. Kilaj ka kryer vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që janë nën juridiksionin e Dhomave të Specializuara, duke përfshirë pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare… dhe shkeljen e sekretit të procedurës”.

Gjykatësi Nicolas Guillou shtoi se kishte gjithashtu arsye për të dyshuar për rrezikun e arratisjes, ose se Kilaj do të “fshihte, ndryshonte ose falsifikonte provat e një krimi”, ose “të pengonte ecurinë e procedimit penal duke ndikuar te dëshmitarët, viktimat ose bashkëpunëtorët”.

Në maj të vitit 2024, Dhomat e Specializuara thanë se Kilaj ishte liruar me kushte të rrepta, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkuan pezullimin e aktakuzës, për të ngritur një aktakuzë të ndryshuar. Ajo tha se procedurat po vonoheshin gjerësisht dhe Kilaj mbetej një i dyshuar që nuk mund të largohej nga Kosova nëse nuk lejohej nga gjykata, e cila mbante dokumentet e tij të udhëtimit.

Ai duhej të bënte të ditur adresën e tij në gjykatë, të merrte pjesë në seancat nëse thirrej dhe të mos bënte asnjë deklaratë publike për gjykatën, Zyrën e Prokurorit të Specializuar apo procedura të tjera. Lirimi me kusht ishte 30 mijë euro.

Djali i Kilajt tha për televizionin kosovar T7 të enjten: “Na u tha se prokuroria do të japë informacione të mëtejshme pasi të arrestuarit të mbërrijnë në Hagë. Fillimisht, ai u mbajt në zyrat e EULEX-it në Kosovë dhe më pas ata deklaruan se do të niseshin për në Hagë.”

Dhomat e Specializuara të Kosovës po gjykojnë luftëtarë të UÇK-së të kohës së luftës për akuza për krime lufte. Ato janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por ndodhen në Hagë dhe përbëhen nga staf ndërkombëtar.

Dhomat u krijuan nën presionin e aleatëve perëndimorë të vendit, të cilët besonin se sistemi i drejtësisë së Kosovës nuk ishte mjaftueshëm i fuqishëm për të gjykuar rastet e lidhura me UÇK-në dhe për të mbrojtur dëshmitarët nga kanosja. Shumë shqiptarë të Kosovës besojnë se gjykata është e njëanshme dhe denigron luftën e drejtë të UÇK-së kundër represionit serb.

Etiketa: Bashkim SmakajDhomat e SpecializuaraFadil FazliuHageHashim ThaçiIsni KilajKosovëkrime lufteUCKZyra e Prokurorit te Specializuar
Tjetri
Erion Veliaj dëshmon 7 orë në SPAK për inceneratorin e Tiranës

SPAK thellon hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.