AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Hashim Thaçi del në gjykatë për akuzat për pengim të drejtësisë

Prokurorët në Dhomat e Specializuara të Kosovës e akuzojnë Hashim Thaçin dhe katër të tjerë për pengim të drejtësisë dhe ndikim mbi dëshmitarët në gjyqin e Thaçit në Hagë për krime lufte.

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
2 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hashim Thaçi në daljen e tij të parë për akuzat për pengim të drejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, 8 dhjetor 2024. Foto: Dhoma e Specializuar e Kosovës/Live Updates.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe të bashkë-akuzuarit Fadil Fazliu dhe Bashkim Smakaj u paraqitën në gjykatë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të dielën për akuzat për pengim të drejtësisë dhe ndërhyrje te dëshmitarët në gjyqin në vazhdim të Thaçit për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Gjyqtarja e procedurës paraprake Marjorie Masselot i la të tre në paraburgim për dy muaj, duke thënë se ekziston rreziku që ata të arratisen, të pengojnë procedimet gjyqësore ose të përsërisin veprat. Megjithatë, Thaçi tashmë ndodhet që më parë në paraburgim.

Thaçi i tha gjykatës se aktakuza e re ishte e papritur dhe se ai nuk mund të deklarohet menjëherë për shkak se ende nuk ka qenë në gjendje t’i diskutojë tërësisht akuzat e reja.

Mbrojtja e tij argumentoi se ai nuk do t’i ikë drejtësisë, duke vënë në dukje se ai dha dorëheqjen si president në vitin 2020 për t’u përballur me akuzat kundër tij.

“Edhe sot une respektoj dhe besoj në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, tha Thaçi.

Gjykatësja Masselot hodhi poshtë propozimin që Smakaj, ish-drejtuesi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, të lirohet me kusht prej 5,000 eurosh.

Ashtu si Thaçi, Smakaj vendosi të mos deklarohet për akuzat ndaj tij të dielën sepse i duhej më shumë kohë për të shqyrtuar akuzat, duke thënë se “nuk i kam të gjitha materialet e nevojshme për t’u deklaruar sot”.

I vetmi i pandehur që u deklarua për akuzat ndaj tij ishte Fazliu, i cili tha: “Unë jam i pafajshëm. Deklaroj se nuk jam fajtor.”

Në këtë rast akuzohen edhe dy të pandehur të tjerë – Isni Kilaj, ish-kryetar i Komunës së Malishevës, dhe Hajredin Kuçi, ish-ministër i drejtësisë dhe ish-zv/kryeministër. Dalja e tyre e parë në gjykatë është caktuar për të hënën.

Smakaj, Fazliu, Kilaj dhe Kuçi u arrestuan në Kosovë më 5 dhjetor.

Dhomat e Specializuara po gjykojnë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kohës së luftës për akuzat për krime lufte. Gjykata me bazë në Hagë është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por e vendosur në Hagë dhe e pajisur me personel ndërkombëtar, pjesërisht për shkak të frikës se dëshmitarët mund të kanosen pas incidenteve në gjyqet e mëparshme të lidhura me luftën në Kosovë në gjykatën e OKB-së për krimet e luftës në Jugosllavi.

Dhomat e Specializuara u krijuan nën presionin e aleatëve perëndimorë të vendit, të cilët besonin se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk ishte mjaftueshëm i fuqishëm për të gjykuar rastet e lidhura me UÇK-në dhe për të mbrojtur dëshmitarët. Megjithatë, shumë shqiptarë të Kosovës besojnë se gjykata është e njëanshme dhe denigron luftën e drejtë të UÇK-së kundër represionit serb.

Në gjyqin e tij në vazhdim, Thaçi akuzohet për përgjegjësi individuale dhe komanduese për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së Kosovës 1998-1999, së bashku me tre të bashkë-akuzuar të tjerë. Ata të gjithë janë vetëdeklaruar të pafajshëm.

Etiketa: Bashkim SmakajDhomat e SpecializuaraFadil FazliuGjykata Speciale e KosovësHajredin KuçiHashim ThaçiIsni Kilajkrime lufte
Tjetri
Restaurimi i teatrit të Durrësit lë në hije monumentin në themelet e tij

Restaurimi i teatrit të Durrësit lë në hije monumentin në themelet e tij

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.