AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Arkivi si instrument censure dhe besueshmëria e informacionit të botuar në Shqipërinë socialiste

Pavarësisht karakterit kulturor që kanë, institucionet arkivore mbeten institucione politike dhe për këtë arsye dokumentet që ato prodhojnë duhen shqyrtuar nën thjerrën e kritikës.

Sokol ÇungangaSokol Çunga
2 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Busti i shokut Enver në Ferizaj | Foto nga Rron Gjinovci

Besoj pakkush nuk e ka parë një nga regjistrimet e fundit në zë dhe figurë, ku paraqitet ish diktatori i Shqipërisë, Enver Hoxha, duke belbëzuar si përçart shifra dhe përqindje të realizimit të planit të prodhimit në Shqipërinë drejtuar prej tij, madje duke e krahasuar dhe me prodhimin e vitit 1938. Afërmendsh, pakkush e ka marrë seriozisht atë të mbramin shtërzim të diktatorit. Ndërkaq, ka arsye për të mos e shpërfillur krejtësisht, pasi, në fjalët që dalin prej trupit të plakur, qëndron një e vërtetë tjetër: falsifikimi sistematik i informacionit gjatë periudhës së socializmit në Shqipëri. Diktatori thjesht ka qenë duke ushtruar vesin që s’i kish dalë.

Fundi i periudhës moniste nxori në dritë se shumëçka fryhej e zmadhohej prej instrumenteve të propagandës partiake, në shërbim të partisë-shtet. Mirëpo, teksa shohim se informacioni manipulohet në shkallë zmadhuese, duhet përfytyruar dhe rindërtuar edhe e kundërta e kësaj dukurie: informacioni që rezervohej, censurohej apo klasifikohej “sekret”, si dhe saktësia e atyre informacioneve që bëheshin publike. Teksa periudha e diktaturës së proletariatit në Shqipëri është studiuar në aspektet e saj më çnjerëzore, dënimet me vdekje, burgosjet, internimet dhe dëbimet, kur preket tema e censurës, kjo kufizohet, kryesisht, brenda titujve të librave dhe filmave të ndaluar, valëve të radios apo televizionit që duhej të kapeshin me kanoçe, apo lajmeve që me vështirësi kalonin syrin vigjilent të rojeve të kufirit a Sigurimit. Një tjetër fushë pak e prekur është censura dhe kufizimi i informacionit përmes institucioneve arkivore të Shqipërisë socialiste, duke pasur parasysh zhvillimin e këtyre institucioneve në dekada.

Pavarësisht karakterit kulturor që kanë dhe u jepet, institucionet arkivore mbeten, në thelb, institucione politike. Janë këto institucione që përcaktojnë mirëfilli se çfarë do të ruhet, duke hyrë në portën e “Pallatit të Historisë”, si dhe çfarë do të zhduket, ndoshta duke u mbuluar me harresë të përjetshme. Të njëjtin funksion merr institucioni arkivor edhe nën pushtetet që kufizojnë liritë dhe të drejtat e njeriut: përcakton se çfarë lejohet të dihet, dhe çfarë duhet mbajtur fshehur prej syve të publikut. Në këtë rast, arkivi jo vetëm që nuk ka përmbushur detyrën e vet, por ka vepruar kryekëput politikisht. Ndaj, sikundër shohim në studime të kritikës mbi arkivat, qoftë arkivat e kolonive, qoftë arkivat e vendeve të ish bllokut të Lindjes, apo arkiva të tjera të vendeve diktatoriale, nuk janë thjesht objekt i censurës, por instrumente të censurës (në raste të tjera, të diktaturës, terrorit, etj., në varësi të institucionit brenda të cilit veprojnë).

Udhëzimi i Këshillit të Ministrave, nr. 11, datë 14/12/1961

Në këtë kuptim, edhe rrjeti arkivor në Shqipërinë e periudhës nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, deri në ndryshimin e regjimit, duhet shqyrtuar nën thjerrën e kritikës. Një ilustrim i këtij realiteti është dhe Udhëzimi i Këshillit të Ministrave, nr. 11, datë 14/12/1961, mbi çështjet sekrete që nuk duhet të botohen (Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë, Fondi “Këshilli i Ministrave”, Viti 1961, Dosja 61, fl. 4-7). Vetë Udhëzimi është klasifikuar “tepër sekret” (sot i deklasifikuar). Lexuesi mund të shohë vetë në transkriptimin që sjellim këtu se cilat janë çështjet që nuk duhen botuar, si dhe me çfarë mënyre mund të botohen çështjet që trajtohen prej tij, apo ato të lejuarat. Si institucion që administron jo vetëm dokumentacionin e pas Luftës së Dytë Botërore, por edhe lënën arkivore historike të mbledhur para kësaj date, arkivat e Shqipërisë janë institucionet kryesore që detyrohen të zbatojnë Udhëzimin.

Veç kësaj, përmes këtij shkrimi dëshirojmë të vëmë në dukje dhe një çështje tjetër. Informacioni i bërë publik në periudhën e Shqipërisë socialiste duhet përdorur gjithmonë duke pasur në mendje Udhëzimin e mësipërm. Teksa shifrat reale, sipas Udhëzimit, nuk lejohen të botohen, por vetëm krahasime në përqindje, sa të besueshme janë botimet e bëra gjatë periudhës së diktaturës? Në mos që prej vitit 1945, të paktën nga data e hyrjes në fuqi të këtij Udhëzimi, deri në fund të saj. Kjo nuk do të thotë se duhet të vëmë në dyshim profesionalizmin e botuesve, pasi këta nuk mund të vepronin ndryshe. Për të mbledhur informacion sa më pranë të vërtetit duhen marrë në konsideratë burimet dokumentare parësore, të prodhuara nga vetë institucionet e vendit.

E, ndërkaq, teksa censura dhe kufizimet nuk lidhen vetëm me sistemet diktatoriale, por me çdo realitet kur mohohet e drejta për informim, le të reflektojmë mbi ato çaste të së sotshmes kur qoftë funksionarët politikë, qoftë institucionet, veprojnë në përputhje (të pandërgjegjshme) me Udhëzimin e mësipërm. Sepse diktatura, nga njëra anë, dhe censura, nga ana tjetër, nuk janë dukuri natyrore, por realitet që barten dhe sendërtohen prej mendjes njerëzore dhe prej synimeve të tyre.

Etiketa: cesuraEnver HoxhaKeshilli i Ministraverkivi Qendror Shtetëror i Republikës së ShqipërisëSigurimi
Tjetri
Zyrtari i dyshuar për lidhje me krimin gjen punë si ekspert në komisionin ‘antikorrupsion’

Zyrtari i dyshuar për lidhje me krimin gjen punë si ekspert në komisionin ‘antikorrupsion’

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.