AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

‘Të pandjeshëm ndaj diskriminimit’: Gajda kritika qeverisë dhe institucioneve

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda ishte i ashpër me parlamentin, qeverinë dhe institucionet vendore, që i akuzoi për zvarritje dhe indiferencë ndaj problemeve të grupeve të margjinalizuara dhe diskriminuara.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
15:41 | 13/12/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian,| Foto :LSA

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, gjatë një tryeze me organizata të shoqërisë civile për prezantimin e punës së institucionit që drejton për vitin 2024 të zhvilluar të premten, kritikoi institucionet qendrore dhe lokale për sjellje indiferente dhe zvarritje të problematikave të lidhura me diskriminimin. Gajda tha se institucioneve u mungonte një qasje sistemike ndaj problemeve, ndërsa shumë prej fenomeneve që kanë për pasojë diskriminimin mbeten pa zgjidhje prej vitesh.

Duke iu referuar faktit që vitin e ardhshëm ka zgjedhje, Gajda dha si shembull se pavarësisht ngritjes si problem prej shumë kohësh të mungesës së aksesit të personave me aftësi ndryshe në qendrat e votimit, asnjë masë nuk ishte marrë për të ndryshuar situatën. “Janë në dijeni dhe nuk e ndryshojnë”, tha ai duke vënë në dukje neglizhencën.

Gajda tha se institucioni që ai drejtonte dhe vendimet e tij nuk arrinin të vinin në lëvizje institucionet dhe madje këto të fundit nuk viheshin në lëvizje as nga vendime të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg. “Ka dy vjet vendimi i Strasburgut dhe hapat e autoriteteve janë minimale”, theksoi ai.

Komisioneri po ashtu vuri në dukje se institucionet nuk zbatonin legjislacionin. Ai ngriti si shqetësim faktin që familjet në nevojë nuk merrnin bursa për të ndihmuar në arsimimin e fëmijëve duke sjellë sipas tij pabarazi në arsimim. “Nuk jemi duke garantuar të drejtën efektive për arsimim”, tha Gajda duke vënë në dukje se çështja neglizhohej nga institucionet, të cilat kujtoheshin për këta fëmijë vetëm pasi kur pjesëmarrja e tyre në shkollë bëhej e pamundur. Po ashtu Gajda vuri në dukje se ende nuk kishte zgjidhje për probleme bazike si shmangia e barrierave fizike për personat me aftësi ndryshe.

Ai megjithatë tha se denoncimet në institucion ishin rritur dhe çështjet e shqyrtuara ishin diverse. Gajda tha se Komisioneri kishte arritur të provonte dhe bënte të dukshëm problemin e shkarkimeve politike nga puna.

Gjatë diskutimeve, anëtarë të organizatave të ndryshme ngritën një sërë shqetësimesh duke u dakordësuar me Komisionerin sa i përket indiferencës së institucioneve për t’u dhënë zgjidhje problemeve apo parashikuar buxhete.

Manjola Veizi, kryetare e Rrjetit të Grave Rome e Egjiptiane, ngriti shqetësimin se këto komunitete të margjinalizuara për shkak të varfërisë po përballeshin me vështirësi shtesë në marrjen e shërbimeve publike. Veizi tha se për shkak të arsimimit të mangët prej pamundësive komuniteti po përballej tashmë me përjashtim nga shërbimet publike të digjitalizuara të cilat ata nuk mund t’i aksesonin.

Përfaqësues të organizatave në mbrojtje të fëmijëve me aftësi ndryshe, po ashtu ngritën shqetësim të mungesë së përkrahjes financiare, mungesë së zgjidhjeve të përhershme për mësues kujdestar dhe braktisjen nga institucionet të prindërve, kryesisht nënave, që kryenin këtë punë.

Në fjalën përmbyllëse, Gajda tha se ishte e nevojshme që organizatat e shoqërisë civile të bëheshin bashkë në çështje që i preknin të gjithë, pasi ishte e vetmja mënyrë për presion efektiv ndaj institucioneve.

 

Etiketa: DiskriminimiGrupet vulnerabelKomisioneri per Mbrojtjen nga DiskriminimiManjola VeiziRobert Gajda
I mëparshmi

PS kërkon shtyrje të re për efektet e ligjit për Investimet Strategjike

Tjetri

Ç’na shpëtoi në Siri?

Tjetri
Ç’na shpëtoi në Siri?

Ç’na shpëtoi në Siri?

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.