AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Apeli liron nga sekuestro vilën e nënës së Kryemadhit

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të heqë nga sekuestrimi preventiv njërën prej vilave në pronësi të familjes Kryemadhi tek Kodra e Diellit në Tiranë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12:41 | 17/12/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Monika Kryemadhi në SPAK. Foto: LSA.

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të martën më 17 dhjetor heqjen e sekuestros preventive të vilës së nënës së Monika Kryemadhit. Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se vendimi u mor nga gjyqtarja Igerta Hysi, e cila miratoi vendimarrjen e Shkallës së Parë, por duke rrëzuar kërkesën e SPAK për vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi vilën me kat përdhe me sipërfaqe 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe verandë 70 m2, me kat nëntokë 139 m2, katin e parë 79 m2 dhe kain e dytë 51 m2 + verandë 27.9 m2, në pronësi të Fatime Kryemadhit.

Më 20 tetor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e dy vilave me sipërfaqe të njëjta në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi në vendin e njohur si “Kodra e Diellit” në Tiranë. Sipas SPAK, kjo masë u mor në vijim të hetimeve të filluara në vitin 2022 ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë dhe ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta e ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Meta akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për tre çështje korrupsioni; për dosjen e njohur si CEZ-DIA; për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni; si dhe për marrëdhënien e dyshuar korruptive me bizmesmenin Samir Mane për marrjen përsipër të ndryshimit në favor të tij të një ligji në Kuvendin e Shqipërisë.

Ish-presidenti Meta akuzohet gjithashtu për kontratat e konsulencës dhe lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastrimin e produkteve të veprës penale në blerjen e një shtëpie në Tiranë si dhe mosdeklarimin e shpenzimeve mjekësore për periudhën 2013-2019. Meta i ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar revokimin e masës së sigurisë “arrest me burg” në gjykatë.

Akuza të ngjashme ka ngritur SPAK edhe ndaj deputetes Monika Kryemadhi, njëherazi bashkëshorte dhe bashkëpunëtore për dekada e Metës, të cilët ndodhen tashmë në një proces divorci. Kryemadhi po hetohet në gjendje të lirë.

Ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho ndodhet detyrim paraqitje për akuzën e korrupsionit pasiv. Në të njëjtën masë sigurie po hetohet për pastrim parash edhe Ema Çoku, një financuese e LSI-së.

 

Etiketa: Fatime KryemadhiGjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e OrganizuarIgerta HysiIlir MetaMonika KryemadhiPirro XhixhoSPAK
I mëparshmi

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Edlira Cufi

Tjetri

Qytetarët e Ballkanit pesimistë për të ardhmen e rajonit, thekson raporti

Tjetri
Qytetarët e Ballkanit pesimistë për të ardhmen e rajonit, thekson raporti

Qytetarët e Ballkanit pesimistë për të ardhmen e rajonit, thekson raporti

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.