AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Apeli kthen për rigjykim çështjen për aferën e inceneratorit të Fierit

Gjykata e Posaçme e Apelit njoftoi se kishte vendosur prishjen e vendimit ndaj ish-ministrit Lefter Koka dhe të tjerë të akuzuarve për abuzime në atë që njihet si afera e inceneratorit të Fierit dhe kthimi e dosjes për rigjykim në shkallën e parë me trupë të ndryshme gjykuese. Vendimi u mor pas ankimit të SPAK dhe disa prej të pandehurve.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: Xhemali Moku

Gjykata e Posaçme e Apelit njoftoi të enjten se kishte vendosur prishjen e vendimit ndaj ish-ministrit Lefter Koka, ish-deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako, të arrratisurit Klodian Zoto dhe 12 të pandehurve të tjerë të akuzuarve për abuzime, shpërdorim detyre e korrupsion në atë që njihet si afera e inceneratorit të Fierit dhe kthimi e dosjes për rigjykim në shkallën e parë me trupë të ndryshme gjykuese.

Vendimi u mor pas ankimit të Prokurorisë së Posaçme që kundërshtoi masën e dënimit dhe pafajësinë e disa prej të akuzuarve. SPAK ushtroi ankim ndaj vendimeve të dhëna nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, për pafajësitë e pjesshme, si dhe për uljen e vlerës së korrupsionit. Prokurori Dritan Prençi kërkoi thirrjen dhe marrjen e deklarimeve të pesë dëshmitarëve dhe një të pandehure, si dhe vlerësimin e provave nga ana e trupit gjykues të Apelit, duke e cilësuar të gabuar vlerësimin e kryer nga Shkalla e Parë.

Vendimi është ankuar po ashtu edhe nga të pandehurit të cilët këmbëngulin në pafajësi.

Pasi dëgjoi palët në dy seanca dhe thirri dëshmitarë Gjykata e Apelit mori vendimin për të rikthyer çështjen për gjykim. “Prishjen e vendimit nr.57, datë 25.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kthimin e akteve kësaj gjykate me tjetër trup gjykues. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 20 (njëzet) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij”, thuhet në vendimin e Apelit marrë nga trupa e përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi, kryesues, Dhimitër Lara  dhe Miliana Muça anëtarë.

Skandali i incineratorëve nisi në vitin 2014 me një vendim të qeverisë për të shpallur një emergjencë mjedisiore, si justifikim për të dhënë koncesionin e incineratorit të Elbasanit. I njëjti grup kompanish mori më pas koncesion për incineratorin e Fierit dhe atë të Tiranës. Dy dyzina me zyrtarë dhe biznesmenë janë arrestuar ose janë shpallur në kërkim për çështjen, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako.

Një muaj më parë Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi fajësinë dhe ashpërsoi dënimet për Kokën, Bllakon e të tjerë të akuzuar në aferën e incenertorit të Elbasanit. Ndërkohë çështja për inceneratorin e Tiranës është e ndarë në disa dosje dhe është në proces hetimi e gjykimi.

Etiketa: "Foggy" shpk"Itneg" shpk"Pupa Services" shpkabuzimAlqi BllakoArben DervishajArbër DeniziArjola KodraAzem ShateriBiznesmenBurgDenoncimdeputetEdi RamaErjon MuratajEuroFlorjan MuçajGentian ZiflaGjykataGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatësGjyqHetimIncineratorIntegrad Technology Services shpkJuri YmerajKlodian ZotoKorrupsionLefter KokaLëvizja Socialiste për IntegrimLoran DushaLSImashtrimparaburgimPartiaPartia DemokratikepasojaPastrim parashPëllumb Abeshi Alqi BllakoProkuroriPunëQeveriaRamaRegan MerdaniSabina CenameriShpërdorim detyreSPAKTiranëTVSHVendimVendimiZgjedhjet
Tjetri
gray streetlight near building

Perëndimi nuk po vdes, por po jep shpirt

prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.