AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Kryeministri shpall mbylljen e Tik Tok pa sqaruar se si

Në një deklaratë të shtunën, kryeministri Edi Rama deklaroi si fakt të kryer se “do të mbyllë Tik Tok për një vit”, pa shpjeguar se me çfarë ligji. Opozita e cilësoi masën e propozuar si censurë ndërsa një eksperte i tha BIRN se propozimi nuk është në përputhje me standardet e vendosura në këtë fushë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
1 year më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së mbajtur në Luksemburg më 15 tetor 2024. Foto kortezi: Komisioni Europian.

Kryeministri Edi Rama deklaroi të shtunën se “do të mbyllë Tik Tok”, rrjetin social, përdorimi masiv i të cilit prej fëmijëve ka ngritur shqetësime të shumta, por që, pavarësisht kësaj, asnjë vend demokratik nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për ta mbyllur. Rama foli në një aktivitet për sigurinë në shkolla pasi qeveria e tij u vu nën presion publik pas vrasjes së një fëmije në një shkollë në Tiranë. Ai hodhi poshtë sugjerimet se qeveria e tij është përgjegjëse për mungesën e sigurisë në shkolla dhe më gjerësisht në Shqipëri ndërsa muajin e kaluar deklaroi se do të niste një diskutim publik për mbylljen e Tik Tok dhe Snap Chat, dy rrjete sociale. Të shtunën më 21 dhjetor, Rama e deklaroi konsultimin e mbyllur duke njoftuar vendimin.

“Ne TikTok-un do e mbyllim për një vit. Kini parasysh që ne kemi bërë të gjithë hulumtimet tona në aspektin teknologjik dhe do të na duhen 6-8 javë nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për një vit do e mbyllim TikTok-un. TikTok nuk do ketë në Republikën e Shqipërisë,” deklaroi ai.

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ishte vetëm pak më konkrete për mënyrën se si duke deklaruar “bllokimin e platformës TikTok, bazuar në një paketë instrumentash që po punohet nga AKCESK dhe AKSHI.”

Opozita deklaroi menjëherë pozicionin e saj kundër, duke e cilësuar masën si “censurë”. Rama nga ana e tij  nuk sqaroi se mbi çfarë baze ligjore dhe mbi çfarë kriteresh kushtetuese do të mundet të ndërmarrë një masë të tillë dhe as se në cilin vend tjetër të botës demokratike ka marrë frymëzim.

“Të shfrytëzosh vrasjen e një 14 vjeçari për të zgjidhur hallet personale me rrjetet sociale që nuk kontrollon dot, është vrasje e dyfishtë dhe akt i rëndë ndaj lirisë,” deklaroi Ina Zhupa, një deputete e opozitës.

Azmer Duleviç, një aktivist i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, komentoi pas deklaratës së Ramës se Tik Tok, sipas opinionit të tij, është e vetmja media që Rama nuk kontrollon dot ndërsa e cilësoi masën e Ramës të kotë sepse mbyllje të tilla mundet të shmangen lehtë me VNP, një hile teknologjike që përdoret nëpër vende diktatoriale ku qeveritë bllokojnë aksesin në internet në çdo faqe kritike. “A do të mbyllni Tik Tok, të vetmen mendia që nuk kontrolloni dot deri sa të mbarojnë zgjedhjet?” komentoi ai. “Mos harro se ne kemi edhe VNP,” shtoi ai.

Plani i Ramës për të mbyllur Tik Tok mundet në instancë finale të jetë antikushtetues dhe në kundërshti me një vendim referencë të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Sipas Flutura Kusarit, një eksperte e lirisë së shprehjes pranë organizatës European Center for Press and Media Freedom, “mbyllja e tërësishme e platformave të mediave sociale është joproporcionale, është masë ekstreme dhe vështirë e justifikueshme”.

“Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut tashmë ka vendosur në disa raste që mbyllja e tërësishme e platformave të tilla përbën shkelje të lirisë së shprehjes. Nëse unë jam hulumtuese në akademi, aktiviste apo gazetare dhe përdor vetëm Tik Tok për të shpërndarë informacione me tema për interes publik, mbyllja e platformës do të përbënte cënim të drejtëpërdrejtë të lirisë dhe të drejtës time për të marrë dhe shpërndarë informacione. Prandaj qeveria shqiptare duhet të balancojë mbrojtjen e fëmijëve dhe publikut me të drejtën e lirisë së shprehjes dhe jo të gjejë forma të shpejta që do te kenë pasoja negative në ushtrimin e lirisë së shprehjes,” shtoi Kusari.

Sipas Kusarit, shqetësimi është që “mbyllja e Tik Tok do të krijoë precedent që mund të përdoret më vonë për të mbyllur edhe Facebook, Instagram apo Twitter.”

Shqipëria debatoi gjerësisht katër vite më parë një nismë tjetër kontroverse të Ramës, ligjin për kontrollin e medias online, të prezantuar prej tij si “paketa antishpifje”, një nga aspektet e të cilës ishte kërcënimi që një media mund të mbyllet në rast se nuk i bindej një urdhri administrativ për të cilën kishte një ankesë. Një nga argumentet se pse këto ligje ishin  antikushtetuese, dhe në instancë finale nuk u miratuan  dot pavarësisht këmbënguljes shumëvjeçare të Ramës, ishte se në një faqe interneti ka informacione të shumëllojshme dhe, ndonëse një prej këtyre informacioneve mund të jetë i paligjshëm, pjesa tjetër e faqes nuk mund të bllokohet.

Turqia është vendi që ka pasur bllokuar në të shkuarën rrjetin social You Tube dhe u dënua nga një vendim i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut pikërisht për shkak se disa aktivistë u ankuan se u ishte mohuar liria e shprehjes.

Vendi me lëvizjen më ekstreme deri më sot në këtë fushë është Australia, ku një ligj vendosi ndalimin e medias sociale në tërësi dhe jo një plaftorme të caktuar, për fëmijët nën 16 vjeç ndërsa pikëpyetjet janë ngritur se si mundet ta zbatojë Australia këtë ligj. Në asnjë rast, Australia nuk ka bllokuar ndonjë media sociale për të rriturit.

Etiketa: Edi RamaLiria e ShprehjesMedia socialeOgerta Manastirliu
Tjetri
Shqipëria kërkon rritjen e bashkëpunimit me Tik Tok

Të shpëtojmë Shqipërinë nga mentaliteti i diktaturës së proletariatit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.