AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Përplasja për mandatin, Gjykata Kushtetuese rrëzon kryetaren Zaçaj

Edhe pse e gjeti shpalljen e vakancës nga Gjykata e Lartë me shkelje, shumica e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese e lanë në fuqi atë dhe vendosën mbarimin e mandatit të kryetares Holta Zaçaj më 10 mars 2025.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
18:16 | 23/12/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Foto kortezi: Gjykata Kushtetuese.

Me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese vendosi të hënën që të përfundojë mandatin e kryetares së saj, Holta Zaçaj më 10 mars 2025. Në shtjellimin e shkurtuar të vendimmarrjes që u bë me dije të hënën, Gjykata Kushtetuese nuk shprehet se si u arrit në këtë vendim prej shumicës së saj.

“Në përfundim Gjykata, me shumicë votash, vendosi: “Deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, zonjës Holta Zaçaj, në datën 10.03.2025”, thuhet në njoftimin e vendimit.

Përkundër këtij qëndrimi në njoftim, Gjykata sqaron se data 10 mars nuk përmendej në asnjë nga aktet e marra në shqyrtim, duke referuar ndër të tjera dispozitat kalimtare në Kushtetutë, vendimin e Gjykatës së Lartë për emërimin e Zaçajt dhe ligjin organik.

“Në arritjen e këtij përfundimi, Gjykata vlerësoi se, neni 179, pika 3, i Kushtetutës nuk përcakton datën e mbarimit të mandatit, por vetëm vitin 2025. Edhe neni 86 i ligjit organik të Gjykatës përmban të njëjtin parashikim me normën kushtetuese. Po ashtu, dhe akti i zgjedhjes të kësaj gjyqtareje (vendimi nr. 2, datë 16.01.2023 i Mbledhjes së Posaçme të Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë) është shprehur se zonja Holta Zaçaj zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese deri në kryerjen e përtëritjes në vitin 2025”, thuhet në njoftimin e vendimit.

Gjykata po ashtu thekson se mandati i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të lihej në diskrecion të organit të emërtesës. “Gjykata rithekson se parimi i pavarësisë nënkupton, gjithashtu, se gjyqtari, në momentin e emërimit, duhet të dijë kohëzgjatjen e këtij mandati, bazuar në rregullimet ligjore përkatëse dhe kjo kohëzgjatje nuk mund të lihet në diskrecion të organeve që e kanë emëruar/zgjedhur atë”, thuhet në njoftim.

E mbledhur tre herë me radhë në seancë për të diskutuar këtë rast, Gjykata Kushtetuese vlerëson se procedura e ndjekur nga Sadushi nuk ishte e rregullt. “Gjykata thekson se hapja e procedurës për plotësimin e një vendi vakant duhet të fillojë vetëm pasi Gjykata Kushtetuese ka deklaruar mbarimin e mandatit të anëtarit të saj sipas nenit 127, pika 2, të Kushtetutës dhe Kryetari i saj ka njoftuar organin përkatës të emërtesës”, thuhet në njoftimin e vendimit.

Megjithatë, po vetë gjykata i ka dhënë dritë jeshile kësaj procedure për plotësim vakance të nisur pa vendimin e saj, duke arsyetuar se edhe Kushtetuesja arriti në të njëjtin përfundim. “Duke pasur parasysh se kjo Gjykatë arriti në të njëjtin përfundim në lidhje me datën e mbarimit të mandatit të kësaj gjyqtareje, vlerësoi se vendimi i saj nuk ndikon në procedurën e vënë në lëvizje nga Gjykata e Lartë”, thuhet në njoftim.

Gjykata Kushtetuese bën me dije se rrëzoi kërkesat e Zaçajt për një pezullim të procesit deri në marrjen e opinionit nga Komisioni i Venecias apo edhe për dërgimin e një kërkese këtij Komisioni në emër të Gjykatës.

Mandati i Zaçaj u bë temë debati publik muajin e fundit dhe ka shkaktuar polemika mes kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe kryetares së Gjykatës Kushtetuese. Sadushi këmbënguli se mandati i Zaçajt përfundon në pranverë të vitit 2025 dhe ka hapur procedurat për përzgjedhjen e pasardhësit të saj duke shpallur vendin vakant.  Nga ana tjetër, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese pretendoi se mandati i saj përfundonte në fund të vitit 2025 dhe e akuzoi Gjykatën e Lartë për cënimin e sigurisë juridike të mandateve të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

 

Etiketa: Gjykata e LarteGjykata KushtetueseHolta ZaçajPerfundimi i mandatitSokol Sadushi
I mëparshmi

Mazhoranca refuzon hetimin parlamentar për Portin e Durrësit

Tjetri

‘Betlehemi i gjallë’: rituali që risjell skenat biblike në veri të Shqipërisë

Tjetri
‘Betlehemi i gjallë’: rituali që risjell skenat biblike në veri të Shqipërisë

'Betlehemi i gjallë': rituali që risjell skenat biblike në veri të Shqipërisë

press 2333329 1920 e1769165301943

Raport: Institucionet vazhdojnë të pengojnë të drejtën e informimit

18:45 | 30/06/2026
drejtoria e poliocise

Policia përplaset me protestuesit përpara Parlamentit

18:34 | 30/06/2026
‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

“Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit

17:45 | 30/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Shtetasi kolumbian i kokainës dënohet me 14 vjet burg

16:03 | 30/06/2026
photo 2026 06 29 21 15 25

PS u përpoq të ndikojë votën e europarlamentarëve për projektin e Zvërnecit

14:32 | 30/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës

08:34 | 30/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.