AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mazhoranca refuzon hetimin parlamentar për Portin e Durrësit

Mazhoranca socialiste refuzoi të hënën kërkesën e opozitës për hetim parlamentar për projektet e qeverisë për shndërrimin e Portit të Durrësit në një port jahtesh dhe ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, një projekt kontravers që pritet t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë qindramilionë euro.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:13 | 23/12/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama, Mohamed Alabbar, Belinda Balluku dhe Arben Ahmetaj duke parë një maket të portit turistik të Durrësit | Foto: Facebook/Edi Rama

Projekti për ndërtimin e një “Dubai”, me pallate dhe një port jahtesh në sipërfaqen ku është Porti i Durrësit u votua me debate dhe kundërshtimin e opozitës dy vite më parë në Kuvend, ndërkohë që pronarët përfitues të njërës prej kompanive u mbajtën të fshehtë nga qeveria.

Kërkesa e firmosur nga 35 deputetë të opozitës synonte; kontrollin e ligjshmërisë në procedurat e miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”; shitjen e koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d.o.o. dhe ndërtimi i portit të ri të mallrave.

Por zyrtarët socialistë në Konferencën e Kryetarëve e kundërshtuan kërkesën me argumentin se nuk është në përputhje me ligjin për ngritjen e komisioneve hetimore dhe i shërben qëllimeve politike të opozitës.

Sipas kryetari i grupit socialist, Niko Peleshi, Parlamenti nuk mund të ngrejë një komision hetimor për të kontrolluar vetveten dhe se ligji kufizon ngritjen e këtyre komisioneve para zgjedhjeve parlamentare.

“Ngritja e komisionit hetimor në këtë rast shkel hapësirën kontrolluese të Gjykatës Kushtetuese dhe tejkalon kompetencat e Kuvendit. Ky duket si një veprim politik në prag të zgjedhjeve, për të krijuar një situatë të pavërtetë dhe të paqëndrueshme,” tha Peleshi në mbledhje, sipas një njoftimi të shpërndarë nga zyra e tij.

Homologu i tij demokrat, Gazment Bardhi,  iniciator i kërkesës, e cilësoi anti-kushtetues refuzimin e mazhorancës.

“Një mazhorancë që ka bindjen se projekti është në interes të zhvillimit, pse ka frikë nga transparenca, pse ka frikë nga hetimi parlamentar, pse pengon ushtrimin nga opozita të të drejtës së saj për kontroll parlamentar? Pengimi ka vetëm një qëllim: Të fsheh për pak kohë aferën korruptive të Portit të Durrësit, edhe pse ajo po del në sipërfaqe dita ditës,” tha Bardhi në një reagim në platformën X.

Opozita pretendon se kontrata e qeverisë shqiptare për zhvendosjen e Portit të Durrësit është një aferë qindra-milionë euro dhe hetimi i saj i shërben interesit publik.

“Aty mund të jenë para të pista që po investohen dhe Kuvendi ka të drejtë të hetojë, siç ka të drejtë të kontrolloje prishjen e te gjitha marrëdhënieve kontraktuale të mëparshme apo se çfarë po ndodh me ndërtimin e portit të ri”, – argumentoi Bardhi në mbledhje, sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e tij e shtypit.

Projekti për Portin e Durrësit u miratua si investim strategjik në dhjetor 2021 me subjekt aplikues “Symphony Real Estate Development sh.p.k”, por më pas Komiteti i Investimeve Strategjike vendosë të transferojë statusin “investitor strategjik” tek shoqëria e posaçme që do të krijohet me përbërjen e shoqërive “Albanian Seaports Development Company (ASDC)” sha, dhe “Eagle Hills Real Estate Development”.

Nga ana tjetër ndërtimi i një porti të ri në zonën e Porto Romanos po has në vështirësi pasi dështoi tenderi me vlerë afro 400 milionë euro që synonte të gjente kontraktorë për të kryer punimet e fazës së parë.

Një çështje e tretë është largimi në verën e këtij viti të kompanisë gjermane “EMS Shipping and Trading GMBH” nga koncesioni i menaxhimit të kalatës lindore të portit të Durrësit, pasi ia shiti aksionet kompanisë kroate “SCAPHA D.O.O”  për një vlerë të paguar prej 13 milionë eurosh

Kompania gjermane e menaxhonte kalatën lindore përmes kompanisë së themeluar në Shqipëri, EMS APO që prej vitit 2013,  kur fitoi një koncesion 35-vjeçar nga qeveria në largim e ish-kryeministrit Sali Berisha. Një dekadë më pas, vazhdimësia e koncesionit u vendos në pikëpyetje nga planet për zhvendosjen e portit dhe zëvendësimin e tij me “Durrës Port Yachts and Marina”.

Etiketa: Gazmend BardhiKomision hetimor parlamentarKonferenca e KryetareveMarina & Jahtet e DurrësitNiko PeleshiPorti i Durrësit
I mëparshmi

Pesticidet e ndaluara nga BE përdoren në kultivimin e produkteve shqiptare

Tjetri

Përplasja për mandatin, Gjykata Kushtetuese rrëzon kryetaren Zaçaj

Tjetri
Gjykata Kushtetuese kërkon paga dyfish më të larta se pjesa tjetër e gjyqësorit

Përplasja për mandatin, Gjykata Kushtetuese rrëzon kryetaren Zaçaj

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.