AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Vetingu përmbysi raportet gjinore në sistemin e drejtësisë

Bazuar mbi proceset e përfunduara në të dy shkallët e rivlerësimit të magjistratëve raporti mes meshkujve dhe femrave në sistem u përmbys nga 60% me 40% në favor të burrave, në 53% me 47% në anën e grave.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
2 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim nga Pixabay

Kur procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve nisi në vitin 2018, magjistratët burra u futën në proces me një avantazh të dukshëm në numra. Mbi 55% e gjyqtarëve dhe mbi 72% e prokurorëve ishin meshkuj dhe sa më lart në hirearkinë e gjyqësorit, aq më e dukshme ishte diferenca. Në trupën totale të magjistratëve, ndarja ishte 60% burra dhe 40% gra.

Por që në fillimet e procesit të rivlerësimit ra në sy se “kosa” priste më shumë në anën e burrave, madje edhe shumë magjistrate gra që u penalizuan me shkarkim, e pësuan për shkak të problemeve që u vinin nga bashkëshortët, babai apo vëllezërit.

Shtatë vjet më vonë, kur procesi ka përfunduar në shkallën e parë të vetingut, raportet gjinore në sistem janë përmbysur. Bazuar në të dhënat nga vendimet e formës së prerë deri në dhjetor 2024, për magjistratët që iu nënshtruan rivlerësimit, në sistem janë konfirmuan 343 gjyqtarë e prokurorë. Nga këta 52.7 për qind (181) e të konfirmuarve janë magjistrate dhe 47 % (162) janë magjistratë.

Burrat magjistratë, të cilët u futën me 20 pikë për qindje më shumë në “garë”, humbën shumicën dërrmuese gjatë rivlerësimit, qoftë përmes shkarkimit për shkak të problemeve me pasurinë, integritetin apo profesionalizmin apo qoftë përmes dorëheqjes e largimit për një periudhë 15-vjeccare nga sistemi i drejtësisë.

Ekspertët thonë se edhe pse nuk mund të tërhiqet një vizë barazimi mes korrupsionit, mungesës së integritetit dhe gjinisë, ndryshimet  shihen si pozitive dhe së paku si një shkundje e sistemit.

“Me gjasë, të paktën për një kohë, do sjellë një ulje të praktikave korruptive bazuar në një lloj ‘path dependecy’, pra varësie nga trajektorja e atyre që nuk kanë qenë të tillë në të shkuarën dhe do vazhdojnë të punojnë me ndershmëri”, thotë Elona Dhembo, pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe autore e studimit “Përkatësia gjinore dhe korrupsioni në shërbimin civil”.

Për UN Women, një agjenci e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dedikuar avancimit të barazisë gjinore, ky ndryshim raporti është “një zhvillim i rëndësishëm nga pikëpamja e barazisë gjinore në Shqipëri”.

Hendeku gjinore në veting

Të dhënat e mbledhura nga BIRN mbi vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerëve Publike dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit tregojnë se ka në sistemin e drejtësisë ka pasur një hendek të qartë gjinor.

Konkretisht, nga 805 magjistratë iu nënshtruan procesit të rivlerësimit të pasurisë, integritetit dhe profesionalizmit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, 323 apo 40.1% ishin femra dhe pjesa tjetër, 60% ishin meshkuj.

Por në përfundim të procesit në KPK, u konfirmuan në detyrë 375 magjistratë vetëm 46% e totalit, dhe prej këtij numri 186 janë gra dhe 189 janë burra. Praktikisht 57.5 për qind e magjistrateve gra që iu nënshtruan procesit u konfirmuan në detyrë, përkundër vetëm 39.2 për qind e meshkujve.

Të dhënat tregojnë se e njëjta situatë është edhe në shkallën e dytë të procesit dhe po ashtu edhe sa i përket ankimeve nga Komisioneri Publik.

Kështu Komisioneri Publik, deri në dhjetor 2024, ka bërë 123 ankimime, kryesisht ndaj vendimeve të KPK-së për të konfirmuar në detyrë një magjistrat apo magjistrate. Nga këto vetëm 46 ankimime janë për gjyqtare e prokurore, ndërsa 77 janë për magjistratë meshkuj.

Të dhënat e mbledhura nga vendimet publike tregojnë se gratë magjistrate “mbijetuan” në më shumë edhe në fazën e dytë të rivlerësimit.  Në 32 ankimime për magjistratet gra të shqyrtuara deri në dhjetor 2024, 56% (18) e tyre u konfirmuan edhe në shkallën e dytë, ndërkohë në 51 ankime të shqyrtuara ndaj burrave magjistratë, vetëm 16 (31%) u konfirmuan në detyrë nga Kolegji.

Diferencë ka edhe kur shikon vendimet e Kolegjit që kanë pranuar ankim të subjekteve ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Nga 17 vendime, në të cilat KPA ka prishur vendimin e KPK për të shkarkuar një subjekt, 9 janë për magjistrate gra dhe 8 janë për magjistratë burra.

Por edhe pse në dukje ka një ndarje të qartë gjinore dhe statistikisht rezulton që burrat magjistratë kanë treguar më pak integritet, dyshohet se janë përfshirë në korrupsion apo kanë një sërë problemesh të tjera,  ekspertët janë të kujdesshëm kur i interpretojnë këto rezultate.

Pedagogia Elona Dhembo thotë se me shumë gjasë këto rezultate i atribuohen faktit se burrat kanë pasur pushtetin dhe po ashtu edhe mundësitë për tu përfshirë në korrupsion.

“Korrupsioni bëhet 'domain' i atyre që janë në pozitë fuqie për të abuzuar me të”, thotë ajo, ndërsa shton se “edhe pse gratë, statistikisht rezultojnë më pak të korruptuara, ky nuk është një tipar i trashëguar apo ndonjë tregues për një superioritet moral të përgjithshëm të grave ndaj burrave.

“Këto variacione, në përgjithësi i atribuohen konteksteve sociale, kulturore dhe institucionale”, theksoi ajo.

Dhembo shprehet se rezultatet e procesit janë “fryt i asaj që ishte ‘mbjellë’ kulturalisht, bazuar në diferencat gjinore lidhur me fuqinë, pushtetin, nënshtrimin dhe korrupsionin që formësohen sipas konteksteve sociale, kulturore dhe institucionale, dhe sistematikisht lidhur me sa pushtet kanë pasur ose iu ishte lënë grave brenda sistemit”.

Edhe Romina Zano, avokate që ka përfaqësuar një sërë subjektesh dhe ka ndjekur nga afër procesin e rivlerësimit, thotë se të dhënat jo domosdoshmërish tregojnë korrupsion të ndarë mbi baza gjinore, por janë reflektim i faktit që meshkujt dominonin sistemin dhe ishin brenda tij për një kohë më të gjatë.

“Në bazë të studimit tim personal të praktikave të këtij procesi, tendenca për largimin nga sistemi i drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i është kundërdrejtuar kryesisht atyre subjekteve për të cilët është marrë një kohë më e gjatë rivlerësimit, si pasojë e jetëgjatësisë së tyre në sistemin e drejtësisë, ku dhe pjesa më e madhe e tyre kanë qenë meshkuj”, thotë Zano.

UN Women theksin se nuk ka një ndarje gjinore të korrupsionit.

“Në ‘rrethanat e duhura, gratë dhe burrat kanë të njëjtat prirje për të qenë të korruptuar’”, shprehet agjencia e OKB-sw.

Barazia mund të përmirësojë sistemin

Megjithëse e shikojnë me skepticizëm raportin mes gjinisë dhe problemeve të gjetura në veting, ekspertët janë të një mendje kur thonë se ndryshimi i raportit gjinor në sistemin e drejtësisë, i shoqëruar me masa të tjera kundër korrupsionit, mund ta përmirësojë sistemin.

“Arsyeja përse qeveritë me më shumë gra në pushtet janë me të vërtetë më pak të korruptuara është se këto qeveri zbatojnë edhe parime të tjera të qeverisjes demokratike, si shtypi i lirë, sundimi i ligjit dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shprehet UN Women.

Organizata thekson se për shkak të numrit më të lartë të grave dhe vajzave që ndjekin Shkollën e Magjistraturës, balanca gjinore në sistemin e drejtësisë do të vijojë të rritet në favor të grave.

Edhe avokatja Zano e sheh ndryshimin e raporteve si një zhvillim të rëndësishëm, megjithëse sipas saj hallkat kryesore të sistemit vijojnë të dominohen nga meshkujt.

“Lidhur me faktin se çfarë mund të sjellë në vijim ky rezultat, gjykoj se ky ndryshim i raporteve, i cili dallon dukshëm edhe midis magjistratëve të rinj, ku numri me i madh i tyre janë magjistrate, tregon zhvillimin e një ekuilibri të mirë gjinor, si një investim i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë, pavarësisht se në nivelet me të larta - sikurse është numri i raporteve sot në Gjykatën e Lartë, ende predominojnë gjyqtarët meshkuj”, thotë ajo.

Për pedagogen Dhembo është e nevojshme që nga kjo pikë sistemi të zhvillohet në mënyrë të shëndetshme për të ndaluar praktikat abuzive.

“Në këtë sens, si për burra dhe për gra duhet të sigurohet një sistem i shëndetshëm kontrolli dhe balancimi (check & balance), pavarësisht se nga cilat procese dalin ata/o që marrin pozicionet e reja”, thotë ajo.

Dhembo theksoi se rezultatet e prodhuara nga vetingu janë një mundësi e mirë për “të studiuar dhe matur se si një ‘stof’ i ri i diversitetit gjinor në sistem do të manifestohet edhe në aspektin e eficiencës dhe korrupsionit”.

Etiketa: BIRNGjykatëGjyqtareKolegjiKomisioneri PublikKomisionin e Pavarur të KualifikimitKorrupsionKorrupsioniKPALigjMagjistratMagjistratëtProkuroreRomina ZanoShqipëriSistemi i drejtësisëUN WomenVetingu
Tjetri
Holta Zaçaj zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Krerët e gjyqësorit përplasen për afatet e mandatit në Kushtetuese

logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.