AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK zemërgjerë ndaj korrupsionit në zgjedhje

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin minimal të kryetarit socialist të Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla, i cili akuzohet se ndikoi tek një elektricist për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 year më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë Edison Memolla. Foto: Faqja zyrtare e bashkisë

Prokuroria e Posaçme, SPAK, kërkoi të premten më 27 dhjetor dënimin me masën minimale që parashikon ligjit, të kryetarit socialist të Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i akuzuar për “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Memolla akuzohet se ndikoi për të ofruar favor në këmbim të votës, kur kandidonte për funksionin që mban. Akuza që rëndon ndaj Memollës parashikon dënimin nga 1 vit deri në 5 vjet burg.

Memolla u denoncua për këtë fakt në media, megjithatë ai u zgjodh fitues për të drejtuar Bashkinë e Rrogizhinës dhe në vijim.

Organizata Qëndresa Qytetare, ngriti shqetësime të premten për këtë kërkim të SPAK. “Krimet zgjedhore prova e zjarrit për SPAK për 2025! Precedenti Memolla prej vitesh është prezent në Shqipëri ku asetet e administratës përdoren në shërbim të zgjedhjeve”, thuhet në reagim.

Organizata sjell në vëmendje se përdorimi i burimeve publike për mbështetje politike gjatë fushatave elektorale ndalohet me ligj, por zbatimi i këtij ligji mbetet sfidë. Qendrasa Qytetare vë në dukje nga një anketim që kjo organizatë ka kryer, ka rezultuar se 85% e qytetarëve besojnë se burimet shtetërore keqpërdoren për qëllime zgjedhore, duke ndikuar kështu edhe në rezultatin final të zgjedhjeve.

“Qëndresa Qytetare fton SPAK që kryefjalë të punës për vitin 2025 të ketë pikërisht krimet zgjedhore, që konsiderohen burimi korrupsionit në administratë”, shtohet në reagim.

E pyetur nga BIRN, SPAK* mbrojti përmes një përgjigje me shkrim dënimin e kërkuar në rastin e Memollës.

“Masa e dënimit e kërkuar nga Prokuroria e Posaçme në rastin konkret është në analizë dhe në përputhje të plotë me rrethanat e faktit penal, mënyrës së kryerjes së veprës penale, rrezikshmërisë së veprës penale dhe autorit të saj, shkallës së fajit si dhe rrethanave lehtësuese dhe rënduese sipas parashikimeve të nenit 47 të Kodit Penal,” deklaroi Prokuroria e Posaçme.

BIRN pyeti SPAK për koment se përse në këtë rast është vlerësuar të kërkohet dënimi me masën minimale që parashikon ligji. SPAK tha se do të ketë një përgjigje të hënën lidhur me këtë pyetje.

Në nëntor të vitit 2023, SPAK dërgoi për gjykim kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla dhe tre persona të tjerë të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe falsifikim dokumentesh. Sipas SPAK, Memolla ka ndikuar tek elektricisti Blerim Xhamani, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 mars 2022. Po ashtu, Memolla ka komunikuar me Xhamanin për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës.

Xhamani u mor i pandehur për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe veprën penale “falsifikim i dokumenteve”. Sipas SPAK, ai së bashku me të pandehurin Isuf Tosku, falsifikuan të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme, pasi nuk ia kanë ndërprerë faktikisht energjinë abonentit debitor.  I pandehuri Ndriçim Tafxhafa, u akuzua se i premtoi një shtetaseje për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, duke i kërkuar të votonte në favor të një kandidati në ato zgjedhje të pjesshme lokale.

Prokurori i çështjes, Edvin Kondili kërkoi të enjten në gjykatë dënimin e Edison Memollës me 1 vit burg dhe heqje të të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet. Për të pandehurit Ndriçim Tafxhafa dhe Isuf Tosku u kërkua po ashtu nga 1 vit burg, ndërsa ndaj Blerim Xhamanit u kërkua dënimi me 2 vjet burg. Seanca e radhës kur pritet që të paraqesë mbrojtja konkluzionet e saj do të zhvillohet më 10 janar.

Memolla nuk është i pari kandidat për pushtetin lokal që akuzohet për korrupsion në zgjedhje. Më 5 mars u dënua me 2 vjet burg kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri.

*Shkrimi u amendua për të reflektuar përgjigjen e Prokurorisë së Posaçme, e cila mbërriti në redaksi pas publikimit të tij. 

Etiketa: AkuzablerjeEdison MemollaFredi BeleriGjykatëgjykimGjyqHetimethimarëKodit PenalKorrupsioniODIHROSBEOSBE-ODIHRParaPartiaPartia SocialdemokrateprocedimProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarPSRaportiRrogozhinëRrogozhinësSHshqipShqipëriSPAKzgjedhjeZgjedhjetZgjedhjet e 14 majitZgjedhjet e pjesshme
Tjetri
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Aferë në paradhomën e ministrit: SPAK zbardh abuzimet me projektimin e godinave të Policisë

rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.