AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë: Çfarë pritet për Shqipërinë dhe Ballkanin?

Rikthimi i Donald Trump në presidencën amerikane ka ngritur pritshmëri për dy krahët e spektrit politik në Tiranë, por ekspertët e politikës së jashtme theksojnë se Shqipëria duhet të bëjë kujdes në lidhje me Kosovën.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
1 year më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti amerikan Donald Trump. Foto: Flickr.

Më 20 janar Donald Trump do të bëjë betimin si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të ri, 4 vite pasi humbi zgjedhjet përballë Joe Biden.

Rikthimi i Trump nuk është vetëm një interes i brendshëm amerikan, por ka krijuar pritshmëri të ndryshme në çdo cep të botës, për rëndësinë e rolit që kanë SHBA-të në arenën ndërkombëtare, por jo pak dhe për shkak të profilit atipik dhe gjuhës politike që përdor presidenti republikan.

Analistët ndërkombëtarë kanë nisur të bëjnë parashikimet për ndikimin e presidencës së tij që nga Lindja e Mesme, konfliktet ushtarake në Ukrainë e Gaza, apo të ngrenë pikëpyetje për të ardhmen e aleancës së NATO-s e marrëdhënieve të SHBA-ve me Bashkimin Europian.

Edhe pse retorika politike e Trump ka ngjallur shpresat tek forcat politike të djathta konservatore në Europë e më gjërë, fitorja e tij në Tiranë u prit njësoj me entuziazëm si nga opozita që identifikohet me ideologjinë konservatore ashtu dhe nga e majta në pushtet.

Gjatë administratës së Joe Biden, kreu i opozitës Sali Berisha u shpall ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit ndërsa pritet të dalë para gjykatës me akuzën e korrupsionit, por partia e tij shpreson se me administratën e re do të revokohet ‘non grata’ .

Nga ana tjetër edhe kryeministri Edi Rama, një ish-kritik publik i Trump, e sheh veten si partner të përshtatshëm për administratën e re. Ndërkohë qeveria e tij po i hap udhën planeve të dhëndrit të Trump, Jared Kushner, për ndërtimin e resorteve turistike ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit në Shqipëri.

A do të ndryshojë qasja ndaj politikës shqiptare?!

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare ndahen në parashikimet për ndikimin e drejtpërdrejte  që mund të ketë administrata e re amerikane në politikën shqiptare, por bashkohen në pikën që Shqipëria duhet të ruajë marrëdhëniet e mira që ka me SHBA-të dhe të synojë forcimin e tyre me administratën e Trump.

Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm nën qeverisjen e socialistëve, thotë se për Shqipërinë partneriteti strategjik me SHBA-të është i pazëvendësueshëm pavarësisht ndryshimeve politike.

“Ajo çka dimë nga eksperienca e shkuar jo domosdoshmërish mund të shërbejë si udhërrëfyes për katër vitet e ardhshme, pasi rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë është konfirmim i një botëkuptimi të ndryshëm nga ai që jemi mësuar që prej rënies së Murit të Berlinit”- i tha ai BIRN-it duke shtuar se “pavarësisht qasjeve të ndryshme, SHBA-të do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në çështjet e sigurisë dhe sundimit të së drejtës në Shqipëri”.

Dashamir Shehi, kryetar i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, mendon se administrata e re do jetë vazhdimësi e politikës amerikane.  Ajo që duhet të ndryshojë, sugjeron ai, është qasja e vendit tonë për të përdorur marrëdhënien e mirë afatgjatë me këtë administratë për të ndikuar në çështjen e Kosovës.

“Raporti duhet të jetë afatgjatë dhe konstruktiv i bazuar mbi parime të tjetra, jo mbi probleme lokale apo halle personale, por mbi perspektivën afatgjatë të Shqipërisë dhe Kosovës në Ballkan”- thotë Shehi.

Ndërsa në arenën e brendshme marrëdhënia me SHBA-në po keqpërdoret nga politika shqiptare, sipas tij.  “Rama e përdor për strategji elektorale duke i dhënë Sazanin me tregu se e kemi mirë me Amerikën, ndërsa pala tjetër ecën me iluzionin e rremë se se ata (administrata e re) janë miqtë tanë”.

Por, Edit Harxhi, ish zëvendësministre e Jashtme në qeverisjen e Berishës beson se ndryshimi i kursit politik në Shtëpinë e Bardhë do të ndihet dhe në Shqipëri në favor të opozitës.

“Jam e sigurt që kjo do të ndikojë shumë në klimën politike në Shqipëri por do të ndikojë edhe në klimën aktuale përsa i përket raportit midis të ashtuquajturës drejtësi e re, e cila është përpunuar nga zyrat e Xhorxh Sorosit në Shqipëri dhe natyrisht mbështetur fuqimisht nga Edi Rama për qëllimet e tij personale…”- i tha ajo BIRN-it. Sipas Harxhit ndikimi në mënyrë të drejtpërdrejtë do të lidhet me “dosjet të cilat janë në departamentin amerikan të drejtësisë përsa i përket Shqipërisë, siç është dosja McGonigal”.

Në lidhje me ‘non grata’-n e Berishës, ajo sugjeron se administrata e re do të ndryshojë qasjen e politikës së jashtme për sanksionet ndaj liderëve apo njerëzve të fuqishëm në botë.

“Unë mendoj që jemi pranë finalizimit të një momenti të rëndësishëm në politikën e jashtme amerikane, atë të mos ndërhyrjes drejtpërdrejt në politikën e përditshme, ditore apo në politikën e brendshme të vendeve të tjera duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë por duke ia lënë fatin e tyre popujve”- thotë Harxhi.

Ndërsa për Bushatin ndikimi në politikën shqiptare mund të shihet pas disa viteve dhe në varësi me ndikimin që do të ketë në spektrin politik në Europë.

“Në kontekstin politik shqiptar kjo është si të kërkosh eskimezë në shkretëtirë”- e perifrazon ai ndikimin që mund të prodhojë ‘gara’ mes dy palëve për të lobuar në mënyrë të njëanshme në administratën e re amerikane.

Megjithatë, ai thotë se, “duhet pranuar se nuk jemi një rast përjashtimor pasi në Europë po shohim një garë mes partive të spektrit konservator për t’u konsideruar si partnerë të Trumpit shoqëruar me kritika të ashpra nga Elon Musk ndaj partive tradicionale në vendet kyçe të Europës”.

Kjo, sipas Bushatit, “do të thotë se spektri politik i pas disa viteve mund të jetë mund të jetë krejt i ndryshëm nga ai që jemi mësuar ne, si pasojë e ndikimit amerikan në Europë”.

Edit Harxhi mendon se lobingjet e njëanshme të Ramës me Sorosin apo politikanëve të tjerë për arsye personale e kanë dëmtuar aleancën e fortë mes dy vendeve.

Ndaj ajo sugjeron se “ka ardhur koha që të bëhet një lobing mbarëkombëtar “për të avancuar qëllimet e anëtarësimit në BE por edhe proceseve të tjera demokratike në botë duke përfshirë këtu me aq sa ka fuqi Shqipëria, zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe zgjidhjen e dialogut me Serbinë”.

Rrezikimi i balancave në Ballkan dhe roli i Shqipërisë në çështjen e Kosovës

Pritshmëria për administratën e Trump ka dhe në rajonin e Ballkanit dhe angazhimi i saj për një zgjidhje përfundimtare të dialogut të zgjatur mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Brukselit.

Gjatë mandatit të parë, i dërguari special i SHBA Richard Grenell dhe këshilltari i sigurisë kombëtar të Trump, Richard O ‘Brien ndërmjetësoi një marrëveshje mes udhëheqësve serbë dhe kosovarëve që vetë presidenti e pagëzoi si “historike” dhe u firmos në zyrën e tij.

Marrëveshja ishte kryesisht për çështje ekonomike, ndërsa çështjet e ndjeshme politike mes dy vendeve vijojnë të mbeten në tavolinë, ndërsa incidentet në kufirin mes dy vendeve i rrezikojnë seriozisht rezultatet e këtyre negociatave.

Pyetja në Ballkan është si do të ndikojë administrata e Trump në balancat e brishta në Ballkan dhe dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa për Shqipërinë si anëtare e NATO-s çfarë roli mund të luajë në këtë drejtim.

Për Bushatin situata në rajon është e lidhur me marrëdhënien mes BE-së dhe SHBA-së.

“Një dobësim i lidhjes euro-atlantike nuk është ogur i mirë për rajonin tonë, ku SHBA-të konsiderohen si garantues të perimetrit të sigurisë, ndërsa europianët “alergjik” ndaj forcës. Mbetet të shihet nëse administrata Trump do të ekspozojë më tej dobësitë e BE-së apo do të nxisë një riorganizim europian në një shkallë më të gjerë”- thotë ai.

Sipas ish ministrit nga kjo do të varet edhe ecuria e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe e ardhmja e rajonit tonë.

Për Bushatin tabloja e Ballkanit është e tillë ku; “Serbia kërkon të përfitojë nga rrethanat gjeopolitike që shtyjnë drejt një rendi të ri botëror. Shqipëria jeton me ankthin e pranisë në tryezën ku supozohet se do të formatohet rendi rajonal. Ndërsa Kosova këmbëngul për të mos vendosur në kolateral shtetësinë e saj si një prej produkteve më simbolike të rendit të tanishëm, themelet e të cilit kanë kohë që lëkunden”.

Në këtë situatë ai nuk sheh ndonjë rol të madh të Shqipërisë për shkak të gabimeve në politikën e jashtme.

“Shqipëria ka humbur një nga asetet kryesore të politikës së jashtme, peshën dhe influencën ndaj shqiptarëve në rajon, dhe duket sikur e kompenson atë me organizimin e takimeve ndërkombëtare”- thotë Bushati, duke shtuar se nga ana tjetër, “Serbia ka shfryëzuar mjeshtërisht luftën në Ukrainë, duke mbajtur larg presionin e perëndimit për t’u bashkuar me sanksionet ndaj Rusisë, dhe duke fituar para nga shitja e armatimeve me destinacion Ukrainën”.

Dashamir Shehi dhe Edit Harxhi mendojnë se Shqipëria duhet të synojë një rol më të fortë në çështjen e Kosovës me shpresën se administrata e re amerikane do të angazhohet për një zgjidhje përfundimtare të saj.

“Së pari duhet të zgjidhim marrëveshjen bilaterale si do paraqitemi në tavolinën e negociatave”- thotë Shehi, por shton se fatkeqësisht “jemi në periudhë zgjedhore në dyja vendet dhe nëse keqpërdoret ky raport për çështje zgjedhore do t’i bëjë dëm kësaj çështje”.

Sipas Shehit, nëse Shqipëria do ketë një raport homogjen me Kosovën dhe të paraqiten me të njëjtat pretendime dhe me të njëjtën platformë do të ponderojë më shumë drejt një zgjidhjeje definitive. “Por nëse dy vendet hyjnë me politika të ndryshme avantazhon palët e tjera në Ballkan dhe mund të përfundojmë në një zgjidhje që mund të jetë drastike”- shton ai.

Edhe ish zëvendësministrja e Jashtme sugjeron se pas betimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë Shqipëria të ketë synime të qarta në politikën e jashtme dhe të ngrejë në arenën ndërkombëtare çështjen e  anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk duhet të shihet më si një proces negociatash, por duhet të ketë një vendim politik për të cilën Shqipëria duhet të ketë një rol të jashtëzakonshëm lobimi përkrahë partnerëve tanë ndërkombëtar duke filluar nga SHBA”- thekson ajo duke shtuar se “kjo do të mundësohet nëse do të kishte qëndrim të përbashkët europian dhe amerikan përsa i përket sigurisë së Europës dhe shpëtimit të Kosovës dhe Ballkanit nga ndikimi rus dhe natyrisht nga lojërat që bën Serbia”.

 

Etiketa: Charles McGonigalDashamir ShehiDitmir BushatiDonald TrumpEdi RamaEdit HarxhiElon MuskIshulli i SazanitJared KushnerJoe BidenRichard GrenellRichard O ‘Brien
Tjetri
Qeveria urdhëron mosregjistrimin e pronave që pengojnë “investitorët strategjikë”

‘Dhuratë për oligarkët’: PS drejt zgjerimit të amnistisë tatimore për investitorët specialë në turizëm

rezidenca 2

Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale

07:08 | 21/06/2026
Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.