AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Kryeministri Rama nën kritika për ndalimin e TikTok në vitin zgjedhor

Grupet e shoqërisë civile në Shqipëri kanë vënë në pikëpyetje arsyetimin pas një ndalimi të shpallur 12-mujor të TikTok-ut pas vrasjes me thikë të një 14-vjeçari. Partitë opozitare thonë se vendimi i kryeministrit Edi Rama ka të bëjë më shumë me zgjedhjet e ardhshme sesa me sigurinë e fëmijëve.

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
1 year më parë
në Reportazhe
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp. Foto: LSA.

Gazetare dhe nënë e dy fëmijëve 13 dhe 7 vjeç, Ermelinda Hoxha prej kohësh kërkon më shumë siguri për nxënësit e shkollave në Shqipëri, por ndalimi 12-mujor i TikTok-ut nga ana e kryeministrit Edi Rama për të luftuar dhunën në shkollë asaj nuk i bën përshtypje.

Rama e njoftoi ndalimin në fund të dhjetorit, një muaj pas vrasjes me thikë të një 14-vjeçari pas një sërë mosmarrëveshjesh në rrjetet sociale; videot në TikTok pas goditjes me thikë treguan disa të rinj që shprehnin mbështetje për vrasjen, raportoi Politico, megjithëse TikTok tha për BIRN se nuk kishte prova që autori ose viktima kishin llogari në TikTok dhe se raportet sugjerojnë se videot në lidhje me goditjen me thikë ishin postuar në një platformë tjetër, jo në TikTok.

Kryeministri i shqiptar, në pushtet që nga viti 2013, këmbënguli se vendimi i tij nuk ishte “i nxituar”, por bazohej në një anketim me rreth 65,000 prindër, 90 për qind e të cilëve kishin kërkuar mbylljen e TikTok-ut.

“Ne do ta mbyllim TikTok-un për një vit”, deklaroi Rama, duke thënë se vendimi do të hyjë në fuqi rreth gjashtë deri në tetë javë pas Vitit të Ri.

Opozita ka protestuar, duke e akuzuar Ramën se po përpiqet të mbyllë atë që është bërë një mjet i rëndësishëm i fushatës politike përpara zgjedhjeve të majit.

Cilido qoftë motivi, Hoxha tha se masa do të kishte pak efekt në dhunën në shkollë, “sepse të gjitha rrjetet sociale tani ndjekin modelet e videove të shkurtra si TikTok-u, madje edhe YouTube”.

“Mbyllja e një dritareje kur ka dhjetëra të tilla nuk është zgjidhja e duhur”, tha ajo për BIRN.

“Jemi në epokën digjitale dhe duam apo jo, teknologjia ka sfida. Ajo që duhet bërë është të përgatiten fëmijët, por edhe familja dhe prindërit, që të jenë të sigurt dhe të jenë në dijeni edhe për anën e errët të teknologjisë.”

Moment i ndjeshëm politik

Foto ilustruese: Pixabay.

Platforma e videove në pronësi kineze TikTok është jashtëzakonisht e popullarizuar në Shqipëri, me 1.53 milionë përdorues në vend mbi moshën 18 vjeç që nga fillimi i vitit 2024, sipas shifrave nga kompania mëmë ByteDance. Ajo po arrin një nivel edhe më të lartë duke qenë se, të paktën zyrtarisht, TikTok ka një moshë minimale përdoruesi 13 vjeç.

Kundërshtarët politikë të Ramës thonë se ndalimi, në fakt, ka të bëjë me disfavorizimin e tyre përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kur socialistët në pushtet do të konkurrojnë për një mandat të katërt të paprecedentë që nga viti 2013.

Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, e përshkroi njoftimin si një “akt ekstrem censurimi”. Llogaria e vetë Berishës në TikTok ka rreth 66,000 ndjekës, por ajo e Ramës ka më shumë se dyfishin e këtij numri. Kryeministri ndaloi së postuari në TikTok në nëntor.

“Vendimi është shqetësues pasi vjen në një vit zgjedhor, një periudhë ‘e nxehtë’ dhe e ndjeshme për politikën”, tha Blerjana Bino nga Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt, një OJQ me qendër në Tiranë.

“Një vendim i tillë mund të interpretohet si një përpjekje për të parandaluar alternativat e reja që të shprehen dhe të lidhen me votuesit.”

Bino shprehu shqetësimin se nuk ishte publikuar asnjë dokument, vendim apo raport zyrtar që ofron ndonjë justifikim ligjor për ndalimin e TikTok në Shqipëri.

“Kjo ngre pasiguri në lidhje me bazën ligjore dhe krijon një precedent të rrezikshëm për mbylljen ose kufizimin e platformave të tjera në të ardhmen”, tha Bino për BIRN.

“Ne nuk kemi as raportin për konsultimin me prindërit dhe nuk kemi asnjë konsultim me palët e tjera të interesit. Një vendim me një ndikim kaq të madh në lirinë e shprehjes kërkon domosdoshmërish konsultim të gjerë në mënyrë që të shmanget një vendimmarrje arbitrare.”

“Mbyllja totale e TikTok duket si një masë e tepruar, pasi ka metoda më të ekuilibruara për të luftuar përmbajtjen e dëmshme ose shkeljet e mundshme të privatësisë. Për shembull, në bashkëpunim me vetë platformën mund të shtohet kontrolli i përmbajtjes së dëmshme.”

Rrjetet sociale nxisin dhunën, apo thjesht e pasqyrojnë atë?

Seancë e Parlamentit të Shqipërisë. Foto: parlament.al

Janë ngritur shqetësime edhe më parë në lidhje me aksesin e fëmijëve nën moshën 13 vjeç në TikTok, duke anashkaluar kufizimet e platformës.

Platforma i tha BIRN se ishte e angazhuar për të forcuar masat e saj të sigurisë dhe kishte nisur bashkëpunimin me Autoritetin Rregullator të Mediave Audiovizive të Shqipërisë, AMA, për të lehtësuar shënjimin e përmbajtjes që mund të shkelte rregulloret lokale ose Udhëzimet e Komunitetit të vetë TikTok; ajo tha se po punon gjithashtu me Qendrën për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri, CRCA, për të mbështetur aftësitë digjitale të prindërve dhe kujdestarëve të tyre, mësuesve dhe profesionistëve të tjerë që punojnë me fëmijët.

Shumë prindër thonë se vetë-rregullimi nga platformat e mediave sociale nuk mjafton për të mbrojtur fëmijët nga materialet e dhunshme, fyese ose diskriminuese.

Por Megi Reçi, juriste dhe studiuese për sigurinë digjitale në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim me qendër në Tiranë, IDM, tha se ndalimi i TikTok nuk ishte zgjidhja e duhur.

“Dhuna është një problem kompleks që ekziston në çdo mjedis dhe një nga këto mjedise është edhe mjedisi digjital”, tha Reci për BIRN. “Mbyllja e një platforme të vetme nuk garanton asnjë lloj zgjidhjeje apo fund të dhunës. Plus, ka platforma të tjera ku komunikimi mund të zhvendoset; nuk është vetëm Tik Tok-u.”

Reçi vuri në dukje se qeveria e Ramës kishte kërkuar më parë zgjidhje në konsultim me TikTok-un. Ajo tha se nuk kishte parë “asnjë analizë” se përse Rama kishte vendosur papritur një ndalim.

Bino tha se çështja kërkon një “qasje shumë më të gjerë”.

“Problemet e sigurisë në shkolla, ngacmimi kibernetik ose përdorimi i papërshtatshëm i rrjeteve sociale në shumë raste lidhen me sfida më të thella socio-ekonomike dhe kulturore dhe kërkojnë një qasje shumë më të gjerë sesa thjesht mbylljen e një aplikacioni”, tha ajo për BIRN. “Këto dukuri nuk do të zgjidhen automatikisht duke mbyllur TikTok-un, sepse të rinjtë do të kalojnë në platforma të tjera ose do të përdorin VPN të tjera.”

Rigels Xhemollari i OJQ-së Qëndresa Qytetare me qendër në Tiranë tha se ndalimi do të kishte një efekt më të madh në fushatën zgjedhore sesa në sigurinë e fëmijëve.

“Në një situatë në të cilën figura të ndryshme politike kanë një audiencë të lartë në TikTok, edhe pa pagesë, mendoj se kjo do të ketë një ndikim negativ në ato parti pa fuqi ekonomike dhe politike, të cilat nuk janë në gjendje të blejnë kohë në televizion, Facebook apo Instagram”, tha ai.

Ermal Hasimja, një shkencëtar politik i cili gjithashtu drejton një shkollë private në Shqipëri, tha se nxënësit e saj prireshin të komunikonin më shumë në WhatsApp.

“Problemi i krimit nuk vjen nga rrjetet sociale”, tha ai. “Ai thjesht pasqyrohet atje.”

Etiketa: AMABlerjana BinoEdi RamaErmal HasimjaErmelinda HoxhaMegi ReçindalimRigels XhemollariSali BerishaTikTok
Tjetri
Dumani kërkon një mandat të dytë për prokurorët e SPAK

SPAK, ende në kërkim të parave të ‘incineratorit fantazmë’ të Tiranës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.