AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shoqëria civile dënon autoritetet serbe për dëbimin e aktivistëve

Nëpërmjet një deklarate publike, përfaqësuesit e shoqërisë civile në Shqipëri dënuan veprimet e autoriteteve serbe ndaj 14 aktivistëve që u dëbuan nga Beogradi, duke i cilësuar këto akte të papranueshme dhe anti-demokratike.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
18:15 | 24/01/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një pikë e kalimit kufitar në Serbi.

Më 22 Janar, katërmbëdhjetë aktivistë të shoqërisë civile u morën në pyetje nga autoritetet serbe dhe u dëbuan nga Serbia, pasi kishin udhëtuar drejt Beogradit  për të marrë pjesë në një konferencë. Atyre iu ndalua gjithashtu hyrja në Serbi për një vit, me argumentin se përbënin “rrezik për sigurinë.

Ndër ta ndodheshin edhe dy kolegë shqiptarë, Edlira Lilaj nga organizata HELP dhe Gazmir Memaj nga fondacioni Mary Ward Loreto.

Organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri shprehën shqetësimin dhe i dënuan këto veprime si të papranueshme nga ana e autoriteteve serbe.

“Shprehim shqetësimin e thellë dhe dënojmë këtë veprim të papranueshëm që cënon rëndë vlerat demokratike, të drejtat themelore dhe lirinë e lëvizjes,” thuhet në deklaratën publike të shoqërisë civile në Shqipëri.

“Ky akt, i cilësuar si ‘kërcënim për sigurinë’, është i pajustifikueshëm dhe i pabazuar në standarde demokratike apo ligjore”, vijon deklarata.

Lidhur me këtë ngjarje, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë zhvilloi një takim me Ambasadorin e Serbisë në Shqipëri dhe kërkoi rishikimin e vendimit, teksa kërkoi gjithashtu që ngjarje të tilla të mos përsëriten në vijim.

“Ngjarje të tilla përbëjnë një zile alarmi edhe për Bashkimin Evropian dhe procesin e integrimit të vendeve kandidate, duke nënvizuar se respektimi i të drejtave themelore dhe standardeve evropiane mbetet një sfidë serioze në rajon”, shkruajnë organizatat e shoqërisë civile në reagimin e tyre.

Ata theksojnë se mungesa e progresit në fushën e të drejtave themelore, jo vetëm që cënon aspiratat për anëtarësim në BE, por edhe vë në rrezik të ardhmen demokratike dhe stabilitetin e këtyre vendeve.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile gjithashtu bënë thirrje për solidaritet me kolegët e ndaluar në mënyrë të paligjshme.

“Mbështetja jonë kolektive është jetike për të mbrojtur hapësirën demokratike dhe për të krijuar një mjedis të sigurt për të gjithë aktivistët”, përfunduan ata.

Etiketa: Autoritetet serbeEdlira LilajGazmir MemajNdalimi i aktivistëveSerbi
I mëparshmi

Kryebashkiaku i Rrogozhinës dënohet me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje

Tjetri

Udhëheqësi jetëgjatë i kishës Orthodokse shqiptare ndahet nga jeta

Tjetri

Udhëheqësi jetëgjatë i kishës Orthodokse shqiptare ndahet nga jeta

zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.