AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Partitë përdorin diasporën për të marrë më shumë para publike për zgjedhjet e 11 majit

Partitë politike do të kenë më shumë para për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit. Anëtarët socialistë dhe demokratë bashkuan votat në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për të rritur me 20 milionë lekë fondet për fushatën elektorale.

Anesti BarjamemajngaAnesti Barjamemaj
1 year më parë
në Lajme, Zgjedhje 2025
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një qytetar duke votuar më 14 maj. Foto arkivë: Nensi Bogdani/ BIRN.

Drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi, duke iu referuar zgjedhjeve të vitit 2021 që merren për referencë për ndarjen e fondeve, pohoi se në atë kohë partitë kanë pasur në dispozicion 130 milionë lekë të rinj.

“Sot, nga ana juaj, ne duam të merrni vendimin se sa do jetë fondi i fushatës së majit 2025. Për informacion, në zgjedhjet pararendëse të të njëjtit lloj, që janë zgjedhjet e 2021-it, për fushatën elektorale janë alokuar 130 milionë lekë,” pohoi Dhëmbi.

Ky fond u konsiderua i pamjaftueshëm nga kryetari socialist i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Eduart Shalsi, i cili propozoi rritjen me 20 milionë lekë të rinj.

“Duke qenë se në këto zgjedhje kemi një specifikë që nuk e kemi pasur në zgjedhjet e mëparshme, unë do t’i propozoja Kuvendit që të shtonin shifrën nga 1.3 në 1.5. Në këto zgjedhje, partitë politike po shpenzojnë, duke qenë se kemi diasporën dhe kemi parë eksponentët politikë të të gjitha krahëve të vizitojnë bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë,” tha Shalsi.

Pa kundërshtime nga asnjë anëtar, ky vendim u miratua me unanimitet dhe tashmë partitë politike do të kenë më shumë mundësi për të takuar edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Referuar vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të datës 22 korrik 2021, për caktimin e vlerës në para të një vote të vlefshme, çdo fletë përkthehet në një bonus prej 85 lekësh për partitë që kanë kaluar pragun 1% në rang kombëtar.

Por, referuar vendimit të kësaj të marte, tashmë përllogaritja e vlerës së një vote të vlefshme nga 85 lekë shkon në 97.8 lekë. Në këtë mënyrë, sërish pjesa e luanit shkon për Partinë Socialiste, e cila do të marrë gati gjysmën e vlerës së shtuar.

Partia Socialiste (PS), si partia me numrin më të madh të votave (768,134), do të marrë shumën më të madhe, plot 75,123,505 lekë. Partia Demokratike (PD-AN) do të përfitojë 60,908,568 lekë për 622,787 vota të fituara. Partia e Lirisë (PL) do të marrë 10,517,216 lekë për 107,538 vota, ndërsa Partia Socialdemokrate (PSD), me 35,475 vota, do të marrë 3,469,455 lekë. Kjo ndarje reflekton fuqinë elektorale të secilës parti në zgjedhjet e fundit.

Shpërndarja finale e parave do të bëhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve jo më vonë se pesë ditë nga regjistrimi i listave të kandidatëve për deputetë. Gjithsesi, filtri final është korrektësia e partive politike në raport me paratë publike, ku nëse ndonjë prej forcave të mësipërme nuk ka respektuar ligjet në fuqi, rrezikon të mos përfitojë asnjë fond publik.

Etiketa: Eduart ShalsiKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKomisionit Qendror të ZgjedhjeveMimoza DhëmbiPartia DemokratikePartia SocialdemokratePartia Socialiste
Tjetri
‘Të tronditur dhe të lodhur’: 49 emigrantë zbarkojnë në qendrën e Shëngjinit

‘Të tronditur dhe të lodhur’: 49 emigrantë zbarkojnë në qendrën e Shëngjinit

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.