AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

‘Të tronditur dhe të lodhur’: 49 emigrantë zbarkojnë në qendrën e Shëngjinit

Pas dy përpjekjeve të para të dështuara, autoritetet italiane sollën në Shëngjin 49 emigrantë të tjerë të kapur në det nën kundërshtimin e organizatave për të drejtat e njeriut, të cilët dyshojnë se mes tyre ka minorenë dhe se sistemi i mbrojtjes është i papërshtatshëm.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
17:43 | 28/01/2025
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një grup emigrantësh duke u transferuar në qendrën e Shëngjinit. Foto: LSA.

Pas ditësh të gjata udhëtimi në det dhe mbi tre orë pritje në portin e Shëngjinit, një grup prej 49 emigrantësh nga Bangladeshi, Egjipti, Gambia dhe Bregu i Fildishtë u zbarkuan në qendrën italiane të pritjes të martën.

Të ndarë në grupe prej 10-12 vetësh dhe të shoqëruar me forca të shumta policie, emigrantët u transferuan brenda qendrës së pritjes, ndërsa mbanin qese plastike me rroba dhe sende të tjera personale në duar.

Emigrantët, supozohet meshkuj të rritur dhe të shëndetshëm nga vende origjine që qeveria italiane e Giorgia Melonit i konsideron të sigurta, do të regjistrohen dhe pas një procesi verfikimi do të shoqërohen në Gjadër, ku duhet të presin që gjykata të shqyrtojë procesin e tyre të azilit.

Por organizatat italiane të mbrojtjes së të drejtave të njeriut janë të shqetësuara se verifikimet e kryera në det nga personeli ushtarak janë të pamjaftueshme dhe ngrenë dyshime se mes emigrantëve të përcjellë në Shqipëri, ka të mitur dhe me gjasë edhe persona me probleme të shëndetit.

“Ajo që shohim na konfirmoi se kemi të bëjmë me një sistem tërësisht të papërshtatshëm për të mbrojtur të drejtat e njeriut,” tha jashtë portit të Shëngjinit, Cipriana Counto nga organizata  ARCI, pjesë e një koalicioni për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve. “Me gjasë ka të mitur, por për të qenë të qartë mbi situatën do duhet të presim edhe disa orë,” shtoi ajo.

Counto tha se sistemi i ngritur ishte problematik, pasi nuk i linte kohë personelit për të vlerësuar dobësitë psikologjike.  Counto shoqëronte deputeten italiane, Rachele Scarpa gjatë vizitës dhe theksoi se traumat psikologjike duan ditë për t’u kuptuar.

Scarpa nga ana e saj vuri në dukje për gazetarët se verifikimi në anije para se grupi të veçohej për t’u dërguar drejt Shqipërisë ishte bërë nga personel mjekësor ushtarak dhe kjo sipas saj nuk ishte e përshtatshme. “Ky është një problem i madh për mendimin tim,” theksoi Scarpa.

Përfaqësues të tjerë të ARCI që vizituan qendrën thanë se emigrantët dukeshin “të tronditur dhe të lodhur”.

Kjo është hera e parë që dy qendrat, produkt i marrëveshjes kontraverse mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe asaj të Italisë, Giorgia Meloni, duket se do të vihen në funksionim.

Me herët, dy grupe më të vogla emigrantësh të sjellë në Shëngjin në tetor dhe nëntor 2024, u kthyen menjëherë pas në Itali pas vendimeve të gjykatave që rrëzuan pretendimin e qeverisë italiane se vinin nga vende të sigurta.

Qeveria italiane ndërmori më pas ndryshime ligjore për të mundësuar funksionimin e qendrave në Shqipëri, ndërsa Meloni kritikoi ashpër gjyqësorin duke e cilësuar vendimin e gjykatës paragjykues.

Megjithatë, ligjshmëria e transferimit të emigrantëve të nisur për në Bashkimin Europian në vende të treta është ende në shqyrtim në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, gjykatë e Bashkimit Europian. Edhe fati i emigrantëve të trasferuar të martën në Shëngjin do të vendoset pas shqyrtimit të çështjes së tyre në Gjykatën e Apelit në Romë.

Qendra pritëse në portin e Shëngjinit së bashku me kampin në Gjadër iu dhanë Italisë nga qeveria shqiptare pas një protokolli të nënshkruar në vjeshtë të vitit 2023. Marrëveshja është kundërshtuar nga opozita në Itali dhe një mori organizatash për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Anija që transportoi emigrantët në portin e Shëngjinit. Foto: Nensi Bogdani.
Forca të sigurisë italiane në portin e Shëngjinit. Foto: Nensi Bogdani.
Etiketa: bangladeshiBregu i FildishtëCipriana CountoEdi RamaegjiptiGambiaGiorgia MeloniKampi i refugjatevePorti i ShëngjinitRachele Scarpa
I mëparshmi

Partitë përdorin diasporën për të marrë më shumë para publike për zgjedhjet e 11 majit

Tjetri

Me çelësa në duar, të pastrehët nga tërmeti presin prej muajsh të futen në shtëpi

Tjetri
Me çelësa në duar, të pastrehët nga tërmeti presin prej muajsh të futen në shtëpi

Me çelësa në duar, të pastrehët nga tërmeti presin prej muajsh të futen në shtëpi

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.