AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Me çelësa në duar, të pastrehët nga tërmeti presin prej muajsh të futen në shtëpi

Bashkia e Durrësit ka shpërndarë që prej korrikut çelësat e një kompleksi të ndërtuar për të pastrehët e tërmetit, por banorët nuk kanë hyrë ende nëpër shtëpitë e reja për shkak të punimeve të papërfunduara dhe mungesës së kolaudimit.

Erjola AzizollingaErjola Azizolli
07:10 | 29/01/2025
në Artikull kryesor, Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Bashkia e Durrësit ka shpërndarë që në korrik çelësat e një kompleksi banimi, por banorët nuk kanë hyrë ende brenda. Foto: Eriola Azizolli.

Dita e 23 korrikut 2024 ishte një ditë e lumtur për Ruzhdi Plakun, pensionistin nga Durrësi, i cili më në fund u bë me shtëpi të re, pas shembjes së pallatit të tij për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 20219.

“Bëmë takim në bashki dhe më dhanë çelësin për shtëpinë e re në pallatin e rindërtuar, nuk kishte më lumturi,” tha Plaku për BIRN.

Ai i mori çelësat bashkë me 134 familje të tjera nga kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirana Sako në banesat kolektive me numrat 1 dhe 3, në rrugën “Lura”, dhe numrat 15 dhe 23 në rrugën “Ahmet Dakli”, në lagjen me  17  të qytetit bregdetar. Por shtatë muaj më pas, këto familje ende nuk i kanë shijuar shtëpitë e reja.

“Çdo ditë shkoj dhe shikoj shtëpinë, por nuk po futem dot, sepse nuk ka përfunduar lidhja e ujit të pijshëm dhe sistemi i kanalizimeve,” tha Plaku i keqardhur.

Prej muajsh, ai dhe banorët e këtij kompleksi kanë ngritur shumë herë zërin që proceset e fundit që kanë të bëjnë me lidhjet e energjisë elektrike, vendosjen e sahatëve, ato të ujit të pijshëm dhe ujit komunal të përfundonin, por pa ndonjë rezultat.

“Që nga korriku deri në dhjetor kemi bërë protesa, kemi shkuar në bashki çdo ditë, tek elektrike, tek ujësjellësi, por vetëm premtime. Një herë thoshin do bëhen sot lidhjet, një herë do bëhen nesër, por asgjë nuk po përfundon akoma”, shtoi pensionisti.

Bashkia e Durrësit i tha BIRN se ky kompleks bashkë me 1 mijë banesa të tjera në zonën e Spitallës nuk ishin ende të banueshme, pasi ishin në pritje të kolaudimit. Bashkia nuk dha një afat për përfundimin e këtij procesi.

“Çelësat e banesave do të shpërndahen në momentin e dorëzimit të tyre nga  zhvilluesi, në përfundim të kolaudimit të punimeve të  ndërtimit”, tha bashkia në një përgjigje për BIRN.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë të Shqipëri. Pas tërmetit, qeveria hartoi “Programin e Rindërtimit” dhe pavarësisht kontradiktave dhe akuzave që kanë shoqëruar këtë të fundit, qindra apartamente u janë dorëzuar personave që mbetën të pastrehë. Por në mjaft raste, procedurat vijojnë të zvarriten dhe banorët edhe pasi kanë marrë çelësat, nuk mund të hynë në shtëpi.

Për shumë familje, situata është bërë prej kohësh e papërballueshme.

2500 familje të prekura nga tërmeti në Durrës u trajtuan për herë të fundit me bonus qiraje në mars të vitit 2023 dhe më pas nuk është bërë shpërndarje, pasi fondet nuk u vunë më në dispozicion nga qeveria.

Të lodhur nga pritja dhe në mungesë të marrjes së bonusit të qirasë,  banorët po bëhen gati për t’u futur në shtëpitë e reja, pavarësisht se ato nuk janë përfunduar.

“Kam dy vite që paguaj vetë bonusin, kemi arritur në pikën që nuk mund të mbajmë më, mjaft të flenë në shtëpinë tonë,” tha Ruzhdi Plaku.

Skënder Pasha, një tjetër banor i kësaj lagje është futur në shtëpi dhe pse nuk ka ujë të pijshëm. “Nuk mund të prisja më, që nga korriku që prit sot dhe prit nesër, shko sa në një zyrë, në tjetrën, nuk durohej më, kam ardhur në shtëpi prej disa ditësh dhe ujin e marr poshtë me bidona dhe ia hedh banjës”, tha burri për BIRN, ndërsa transporton një bidon ujë me biçikletë.

Një situatë e ngjashme është edhe për ata që presin të futen në shtëpi të reja në lagjen “Rilindja” në Spitallë. Në këtë lagje u ndërtuan me financimin e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed 996 apartamente, por edhe këto mbeten në pritje të kolaudimit.

Më 29 gusht të vitit 2024, Bashkia e Durrësit zhvilloi shorteun e parë me shpërndarjen e 196 apartamenteve të para në këtë lagje, por ndonëse kanë kaluar gjashtë muaj nga ky proces, banorët nuk janë futur ende në shtëpitë e tyre.

“Vijmë e shohim që kompleksi ka përfunduar, shtëpia na është dhënë, por nuk po futemi dot brenda që nga gushti,” tha një banor në kushtet e anonimatit.

Në këtë lagje të rindërtuar e gjitha nga e para do të vendoden familjet, që deri para tërmetit banonin në pallatet apo banesat individuale, për të cilat Komisioni Shtetëror i Rindërtimit nuk dha aprovimin për t’u rindërtuar në  të njëjtin truall.

Shumë nga familjet që banonin në  disa pallate në lagjen 5, afër qendrës së Durrësit kanë zhvilluar disa protesta duke shprehur kundërshtinë e tyre për t’u vendosur në zonën e Spitallës.

Por pasi askush nuk i mori parasysh kërkesat e tyre, ata duket se i’u dorëzuan fatit dhe mbeten në pritje për t’u futur në shtëpitë e reja.  “Mirë që na degdisën deri në Spitallë, kur jetonim më parë në mes të Durrësit, por as në atë shtëpi atje nuk po futemi. Na rroftë shorteu që u bë që në verë,” tha banori.

Pensionisti Ruzhdi Plaku pret prej muajsh që të hyjë në shtëpinë e tij. Foto: Eriola Azizolli.
Skënder Pashës iu sos durimi dhe hyri në apartamentin e ri, pavarësisht mungesës së ujit. Foto: Eriola Azizolli.

 

 

Etiketa: Bashkia e DurrësitEmirjana SakoLuraRuzhdi PlakuSkënder PlakuSpitallëTe pastrehet nga termetiTermeti i 26 nentorit 2019
I mëparshmi

‘Të tronditur dhe të lodhur’: 49 emigrantë zbarkojnë në qendrën e Shëngjinit

Tjetri

PS-PD paralajmërojnë shkrirjen e Këshillit Drejtues të RTSH-së

Tjetri
PS-PD paralajmërojnë shkrirjen e Këshillit Drejtues të RTSH-së

PS-PD paralajmërojnë shkrirjen e Këshillit Drejtues të RTSH-së

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.