AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mazhoranca mbron me votë mandatin e deputetit Vullnet Sinaj

Deputetët socialistë votuan në mesnatën e së enjtes kundër dërgimit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të kolegut të tyre Vullnet Sinaj, i cili akuzohet se ka përfituar fonde publike ndërkohë që ushtron mandatin e deputetit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
1 year më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Në një sallë gjysëm të boshatisur pas një seance të gjatë parlamentare deputetët e mazhorancës rrëzuan me 61 vota kundër dhe 12 abstenim projektvendimin “Për dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtushmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”.

Në mesin e votave kundër ishte dhe ajo e deputetit të Partisë Demokratike Bujar Leskaj. “Në mendimin tim është një çështje me shkallë të ulët materialiteti, pra çështje që nuk mund të cënojë mandatin e një deputeti cilësdo forcë politike që të përfaqësojë”- i tha Leskaj BIRN-it duke argumentuar qëndrimin e tij.

Sipas Leskajt, asnjë nga firmëtarët e kërkesës nuk ndodhej në sallën e Kuvendit gjatë votimit, çka sipas tij, “e vendos në pikëpyetje kërkesën e tyre”.

Gjatë shqyrtimit të mocionit në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores mazhoranca nuk shfaqi ndonjë kundërshtim për plotësimin e aspekteve formale të mocionit të deputetëve të opozitës dhe nuk deklaroi një qëndrim politik publik në mbrojtje të deputetit të Vlorës.

Në mocionin e saj, opozita pretendon se çështja e Sinajt paraqet një rast të pastër të konfliktit të interesit krahasuar me rastet e tjera që janë shqyrtuar më herët  nga gjykata.

Provat e sjella në mocion janë disa fatura blerjesh nga institucione publike pranë rrjetit të supermarketeve “Big Market” në pronësi të Sinajt, që kapin shifrën 3.6 milionë lekë.

Gjatë seancave dëgjimore në Këshillin e Mandateve Sinaj nuk i pranoi akuzat duke i quajtur këto blerje rastësore, ndërsa avokatja e tij  cilësoi provat e paraqitura në mocion si të pamjaftueshme për të provuar shkeljen e Kushtetutës nga deputeti.

Kërkesa e deputetëve të PD-së bazohej në nenin 70, pika 3, të Kushtetutës së Shqipërisë sanksionon se “Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre.”

Ky është mocioni i dytë brenda kësaj legjislature që rrëzohet nga PS, pas mocionit ndaj deputetes Olta Xhaçka, bashkëshorti i së cilës përfitoi statusin “investitor strategjik” dhe plazhin para hotelit në Dhërmi.

Në rastin e Xhaçkës, socialistët e mbrojtën me forcë mosdërgimin e mandatit të saj për interpretim në Gjykatën Kushtetuese duke shkelur dhe dy vendime të saj, përkundër konstatimeve të gjykatës se këto qëndrime “cënojnë themelet e shtetit” dhe janë “shkelje të rënda të Kushtetutës”.

Në fillim të dhjetorit Komisioni i Venecias i dha të drejtë Gjykatës Kushtetuese duke i cilësuar vendimet e saj të detyrueshme për Kuvendin, por socialistët e lexuan opinionin sipas interesit të tyre, duke u fokusuar tek një përkufizim për lirinë e deputetit për të votuar.

Gjatë kësaj seance mazhoranca rrëzoi po ashtu kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për kontrollin e ligjshmërisë në procedurat e miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”,  shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit dhe procedurat për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

Ndërkohë me 73 vota pro socialistët votuan zgjatjen e efekteve të ligjit kontravers  “Për investimet strategjike” deri në dhjetor 2026.

Etiketa: Gjykata KushtetueseKuvendi i ShqiperiseOlta XhaçkaPapajtueshmeria e mandatitVullnet Sinaj
Tjetri
KPA lë në fuqi sanksionin ndaj ish-këshilltarit ligjor, Selami Zalli

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Klorinda Çela

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.